Predikimet e para të Jeremisë: apostazia e Izraelit
1Fjala e Zotit më qe drejtuar e më tha:
2“Shko e shpall në veshët e Jerusalemit e thuaj: Kështu thotë Zoti: Me mall të kujtoj, e kujtoj afshin e rinisë sate, dashurinë e fejesës sate, kur më ndoqe në shkretëtirë, në vende ku asgjë nuk mbillet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Izraeli ishte gjëja e shenjtë e Zotit, fryti i parë i të korrave të tij; kushdo hante prej tij, e paguante: e gjente e zeza - është fjala e Zotit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dëgjojeni fjalën e Zotit, shtëpia e Jakobit, e ju të gjitha barqet e shtëpisë së Izraelit!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu thotë Zoti: Ç’paudhësi gjetën në mua etërit tuaj që u larguan prej meje e shkuan pas kotësisë dhe u bënë të kotë?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E nuk pyetën: ‘Ku është Zoti që na nxori nga dheu i Egjiptit, që na udhëhoqi nëpër shkretëtirë, nëpër vend të pabanuar e të papërshkueshëm, nëpër vend etjeje e terri, nëpër vendin kah s’kaloi njeri, ku askush nuk nguli të banojë?’
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Unë ju shpura në një vend me kopshte që t’i hani frytet e të mirat e tij, por posa hytë e përdhosët vendin dhe e bëtë iri trashëgimin tim.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Priftërinjtë nuk thanë: ‘Ku është Zoti?’. Shtjelluesit e Ligjit nuk më njohën, barinjtë u çuan kundër meje, profetët profetizuan në emër të Baalit, dhe shkuan pas atyre që asgjë s’ndihmojnë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Prandaj përsëri do të bëj gjyq me ju - thotë Zoti, e me bijtë e bijve tuaj do të bëj gjyq.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kaloni në ishujt e ketimëve e shihni, dërgoni njerëz në Cedar e hollë vëzhgoni e shihni a ka ndodhur ndonjë gjë e tillë:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11a i ka ndërruar ndonjë popull zotat - e pra, ata as zota nuk janë!, kurse populli im e këmbeu nderin e vet me diçka që s’vlen asgjë!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Çudituni mbi këtë gjë, o qiej, tmerrohuni pa masë nga habia - thotë Zoti!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse dy të këqija bëri populli im: më la mua, burimin e ujit të gjallë, që të hapë për vete puse, puse të shpuara që s’mund ta mbajnë dot ujët!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vallë a skllav është Izraeli, apo skllav i lindur në shtëpi? Përse, pra, erdh e u bë pre?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kundër tij ulërijnë luanët, e lartësojnë zërin e vet; tokën e tij e kthyen në shkretëtirë: qytetet e tij shkrumb u dogjën e askush në to nuk banon.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Deri bijtë e Memfisit e të Tafnesit kokën tënde do ta rruajnë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Vallë, a thua kështu s’të ndodhi pse e le Zotin, Hyjin tënd, atëherë kur të printe udhës?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E tashti përse nisesh për Egjipt a për të pirë ujët e Nilit? Pse merr udhën e Asirisë a për të pirë ujët e Lumit?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Po të dënon fajësia jote, po të ndëshkon cubnia jote! Dije e shih sa gjë e keqe dhe sa gjë e hidhur është të kesh lënë Zotin, Hyjin tënd, e të mos dridhesh më përpara meje, - thotë Zoti, Hyji i Ushtrive.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po, ti që moti e theve zgjedhën tënde, i këpute zinxhirët e tu e the: ‘S’dua të shërbej!’ E megjithatë, në çdo bregore të lartë edhe nën çdo pemë të gjelbër shtroheshe porsi lavire.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21E pra, unë të mbëltova vresht të zgjedhur, çdo fidan hardhi të butë, si atëherë erdhe e u shndërrove në shermende të zvetënuara të vreshtit të egër?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por sikur edhe me fi të laheshe, sa do shumë hi të kishe qitur, para meje s’të hiqet dot njolla e fajësisë sate - thotë Zoti Hyj.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Si guxon të thuash: ‘S’jam e zhytur! Nuk shkova përpas baalëve’? Shikoji gjurmët e tua në Luginë, kujtohu se çfarë ke bërë. Gamilja e shpejtë që i dredh udhët e veta,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24gomarica e egër e mësuar në stepë, në epshin e vet erë ajrit i merr, në kohën e mbarsimit kush mund ta zotërojë? Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të lodhen, në mujoret e saj lehtë, po, do ta gjejnë!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ruaje këmbën tënde të mos zbathet, e fyti yt të mos thahet nga etja! Por ti thua: ‘Është e kotë! Jo, assesi! U dashurova me të huajt, pas tyre do të shkoj!’
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sikurse turpërohet vjedhësi, kur zihet në vjedhje, kështu do të mbeten të turpëruar ata të shtëpisë së Izraelit, ata, mbretërit e tyre, princat, priftërinjtë dhe profetët e tyre
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27që i thonë drurit: ‘Ti je im atë!’ dhe gurit: ‘Ti më linde!’ Shpinën më sollën e jo fytyrën, por ditën e fatkeqësisë ndihmë do të kërkojnë: ‘Çohu e na shpëto!’
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ku janë hyjnitë e tua që për vete i punove! Ata le të ngrihen e le të të shpëtojnë ditën e fatkeqësisë sate. Sepse, o Judë, sa qytete ke aq janë dhe hyjnitë e tua!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Pse kërkoni të bëni gjyq me mua? Të gjithë ju u çuat kundër meje, - është fjala e Zotit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kot i godita bijtë tuaj: por ata nuk e kuptuan mësimin. Shpata juaj i përlau profetët tuaj, porsi luani shfarosës.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Pjellë e keqe! Shikoni se çka thotë Zoti: A thua shkretëtirë iu bëra Izraelit, apo ndoshta tokë errësirash? Pse atëherë tha populli im: ‘U larguam, më s’vijmë te ti?’
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Pse, a e harron virgjëra stolinë e vet, ose nusja brezin e belit të vet? E populli im mua më harroi tanisa e sa ditë, pa numër!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Oh, sa mirë gati e bën udhën tënde për të kërkuar dashurinë! Madje edhe udhën e së keqes e ke bërë shprehi për vete.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Në kindin e petkave të tua u gjet gjaku i të varfërve të pafajshëm: e nuk i zure duke të thyer shtëpinë! E për të gjitha këto
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35ti the: ‘Unë jam i pafajshëm, këndej larg meje është zemërimi i tij!’ Por ja, në gjyq po hyj me ty për arsye se the: ‘S’mëkatova!’
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Oh, sa lehtë i ndërron udhët e tua! Po edhe prej Egjiptit do të turpërohesh, si u turpërove prej Asirisë!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Po se edhe prej tij do të dalësh me duar të tua mbi kokë tënde, sepse Zoti i përbuzi ata, mbi të cilët ti u mbështete; kurrfarë dobie prej tyre s’do të kesh!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.