Qortim rreth krahambajtjes
1Vëllezër të mi, mos e përzini fenë e Zotit tonë Jezu Krishtit të madhërueshëm me krahambajtje!
2Sepse, po bëri e hyri në mbledhjen tuaj një njeri me unazë ari, i veshur në mënyrë të shkëlqyeshme e, po hyri një skamnor me petka të vjetruara,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e ju e rrethoni me nderime atë që është i veshur bukur dhe i thoni: »Urdhëro! Ti ulu këtu lirisht!«, ndërsa skamnorit i thoni: »Rri atje, në këmbë!« ose: »Ulu këtu, poshtë, te këmbët e stolit tim!«,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4a nuk gjykuat ju në vetvete me krahambajtje dhe a nuk u bëtë gjykatës që gjykojnë për së mbrapshti?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dëgjoni, vëllezër të mi të dashur! A nuk i zgjodhi Hyji ata që për sy të botës janë skamnorë për t’i bërë të pasur në fe dhe trashëgimtarë të Mbretërisë që ua ka premtuar atyre që e duan?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E ju e përbuzët skamnorin! Po a nuk ju marrin nëpër këmbë shi pasanikët? Po a nuk ju sjellin shi ata nëpër gjyqe?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po a nuk e shajnë shi ata të bukurin Emër që u thirr mbi ju?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8S’ka dyshim, në qoftë se e zbatoni ligjin mbretëror si thotë Shkrimi shenjt: »Duaje të afërmin tënd si vetveten!«, atëherë bëni mirë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por, në qoftë se ju i mbani anë ndokujt, bëni mëkat dhe ligji ju dënon si shkelës të ligjit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse, ai që e mban krejt ligjin, por e prish vetëm në një pikë, bëhet fajtor i tërë ligjit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse, Ai që tha: »Mos bëj kurorëthyerje!«, tha edhe: »Mos vra!« Tashti, në qoftë se ti nuk bën kurorëthyerje, por vret, bëhesh prishës i ligjit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Flitni ashtu dhe ashtu veproni si ata që do të gjykohen me ligjin e lirisë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse, gjyqi nuk ka mëshirë për atë që nuk është i mëshirshëm; mëshira ngadhënjen mbi gjyqin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Feja dhe veprat
14Ç’dobi, o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, në qoftë se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpëtojë vetëm feja?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në qoftë se ndonjë vëlla ose ndonjë motër janë të zhveshur ose pa ushqimin e përditshëm,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16dhe ndokush prej jush u thotë: »Shkoni në paqe! Nxehuni dhe ngijuni!«, por nuk u jepni çka u nevojitet për trup, ç’dobi?!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu edhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por ndokush mund të thotë: »Ti ke fenë, kurse unë kam veprat. Ma trego ti fenë tënde pa vepra, kurse unë do ta tregoj prej veprave të mia fenë«.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ti beson se është një Hyj i vetëm? Bën mirë. Por besojnë edhe djajtë dhe dridhen!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20A dëshiron ta kuptosh, more qyqar, se feja pa vepra është e pafrytshme?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Abrahami, ati ynë, a nuk qe shfajësuar në saje të veprave, kur e kushtoi mbi lter Izakun, djalin e vet?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22A po sheh se feja ka bashkëpunuar me veprat e tija dhe feja me vepra u përsos,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe shkoi në vend fjala e Shkrimit shenjt që thotë: »I besoi Abrahami Hyjit dhe iu numërua për drejtësi«, dhe u bë miku i Hyjit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24A po shihni se njeriu shfajësohet me vepra e jo vetëm me fe.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rakaba lavire me anë të veprave, kur u bëri mikpritje të dërguarve dhe i përcolli një udhe tjetër?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse, sikurse trupi pa shpirt është i vdekur, kështu edhe feja pa vepra është e vdekur.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.