Jeremia e fjalët e Besëlidhjes
1Prej anës së Zotit i qe drejtuar kjo fjalë Jeremisë:
2“Dëgjojini fjalët e kësaj Besëlidhjeje e flitni me njerëzit e Judës e banorët e Jerusalemit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Thuaju: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Qoftë mallkuar ai njeri që nuk i dëgjon fjalët e kësaj Besëlidhjeje,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4që ua urdhërova etërve tuaj atë ditë, kur i nxora nga toka e Egjiptit, nga furra e shkrirjes së hekurit. Unë u thashë: Dëgjojeni zërin tim dhe vini në zbatim gjithçka që po ju urdhëroj e kështu ju do të jeni populli im e unë do të jem Hyji juaj,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5që të mund ta zbatoj përbetimin që ua bëra etërve tuaj se do t’u jap një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë - që tashti është prona juaj.” Unë iu përgjigja e thashë: “Ashtu është, o Zot!”
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E Zoti më tha: “Shpalli këto fjalë nëpër qytete të Judës e nëpër rrugë të Jerusalemit e thuaj: Dëgjojini fjalët e kësaj Besëlidhjeje e zbatojini ato.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse rreptësisht i kam qortuar etërit tuaj atë ditë që i nxora nga toka e Egjiptit e deri më sot, vazhdimisht pa u lodhur i kam qortuar e u kam thënë: Dëgjojeni zërin tim!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por ata nuk dëgjuan e nuk ma vunë veshin, por ndoqi secili ngurtësinë e zemrës së vet të keqe. Atëherë i vura në zbatim të gjitha fjalët e kësaj Besëlidhjeje kundër tyre, që ua pata urdhëruar ta zbatojnë e nuk e zbatuan”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pastaj Zoti më tha: “U besatuan mes tyre njerëzit e Judës e banorët e Jerusalemit:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10u kthyen në paudhësitë e etërve të vet të mëparshëm, të cilët nuk deshën t’i dëgjojnë fjalët e mia. Kështu, pra, ata shkuan pas hyjnive të huaja që t’u shërbejnë: shtëpia e Izraelit e shtëpia e Judës e thyen Besëlidhjen time që e lidha me etërit e tyre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për këtë arsye Zoti thotë kështu: Ja, unë do t’u sjell një fatkeqësi, prej së cilës nuk do të mund të shpëtojnë; do ta kërkojnë ndihmën time, por s’do t’i dëgjoj.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë le të shkojnë qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit dhe le t’u lëshojnë kushtrimin hyjnive, të cilave u bëjnë fli! Por s’do t’u japin farë ndihme në kohën e ngushticës së tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po se, aq të shumtë janë zotat e tu, o Judë, sa dhe qytetet e tua! Aq sa rrugë ka Jerusalemi, aq i ndërtuat lterë Kotësisë, lterë për t’i flijuar Baalit!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ti, pra, ruaju se lutesh për këtë popull, dhe ruaju se ndërmerr ndonjë lutje a përlutje, sepse nuk do të të dëgjoj ditën e britmës së tyre drejt meje, në kohën e ngushticës së tyre. Qortim atyre që shkojnë në Tempull
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qortim atyre që shkojnë në Tempull
15Ç’ka e dashura ime që në Shtëpinë time vjen për të plotësuar synimet e veta të zeza? Vallë, a kushtet e mishrat e shenjta do ta shlyejnë paudhësinë tënde me të cilën guxon të mburresh?
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ulli gjithmonë i blertë, shtathedhur e i bukur, me fruta të shkëlqyeshëm, do ta quajë Zotynë. Në zë të rropamës së madhe, zjarrin në të e ndezi, të djegur janë gemat e tij!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Zoti i Ushtrive, që të pati mbëltuar, ka caktuar kundër teje fatkeqësinë për shkak të të këqijave të shtëpisë së Izraelit e të shtëpisë së Judës që i bënë në dëm të vet për të më ngacmuar duke i flijuar Baalit. Jeremia i përndjekur në Anatot
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jeremia i përndjekur në Anatot
18Por ti, o Zot, më tregove dhe unë mora vesh; atëherë m’i dëftove synimet e tyre.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë isha si qengji i butë që e çojnë për t’a prerë; nuk dija se ata kishin synime të mbrapshta kundër meje: “Ta presim drurin në fuqinë e saj tij të plotë, ta çrrënjosim nga toka e të gjallëve dhe emri i tij s’do të përmendet më.”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20O Zoti i Ushtrive, gjykatës i drejtë, që i shqyrton veshkat e zemrat, bëj të shoh si hakmerresh, sepse ty ta kam besuar çështjen time.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Prandaj kështu thotë Zoti kundër njerëzve të Anatotit, të cilët kërkojnë jetën tënde e thonë: “Mos profetizo në emër të Zotit, përndryshe do të vdesësh nga dora jonë!”
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Prandaj, kështu thotë Zoti i Ushtrive: Ja, unë do t’i ndëshkoj! Të rinjtë e tyre do të vdesin prej shpatës, bijtë e bijat e tyre do të vdesin prej urisë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Me ferrë do t’ua mbyll derën, sepse do të bëj një emnesë mbi anatotas në vitin e ndëshkimit të tyre.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.