Lumturia e të këqijve
1Pa dyshim, o Zot, ti je i drejtë që unë të mund të rragas me ty. Megjithatë, doja të të sjell një fjalë mbi drejtësinë. Pse punët e të këqijve po përparojnë? Pse të gjithë tradhtarët e keqbërësit janë mirë?
2Ti i mbëltove e ata lëshuan rrënjë, përparojnë e qesin fryt. Ti je afër gojës së tyre e larg nga zemra e tyre.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por ti, o Zot, më njeh, më sheh, ti e vërtetove se zemra ime është me ty. ndaj veçmas ata porsi qengjat për thertore, ruaji për ditën e prerjes!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Deri kur do të mbajë zi vendi e do të thahet bari i mbarë fushës për shkak të paudhësisë së banorëve të saj? Sharruan bagëti e shpendë pse ata thonë: ‘Nuk e sheh Ai të ardhmen tonë’.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Nëse në vrap lodhesh me këmbësorë, si do të vihesh në vrapim me kuaj? Kur as në vend paqeje s’je i sigurt, ç’do të bësh në pyllin e dendur të Jordanit?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Deri edhe vëllezërit e tu edhe shtëpia e babait tënd, janë me zhibla kundrejt teje, edhe ata të shajnë pas shpine me sa munden. Mos u beso kur të flasin fjalë të bukura! Ankimi i Zotit mbi trashëgimin e shkretuar
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ankimi i Zotit mbi trashëgimin e shkretuar
7E braktisa shtëpinë time, e lashë trashëgimin tim, më të dashurën e shpirtit tim e dhashë në duar të armiqëve të saj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Trashëgimi im u bë për mua porsi luani në pyll; ulëriti kundër meje prandaj edhe m’u neverit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pse, a sorrë e larme është prona ime? Shpendët përreth vallë, ta sulmojnë? Ejani, bashkohuni, të gjitha kafshët e pyllit, nxitoni të përlugëtoni!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Barinj të shumtë e shkretuan vreshtin tim, e shkelmuan pronën time, pjesën time, atë më të dashurën, e kanë kthyer në djerrishtë të shkretë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Krejtësisht e shpartalluan, vajton e mjeruar para meje! I shkretuar është krejt vendi, pse askush për të s’vret mendjen!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbi çdo lartësirë të shkretëtirës ia arritën shkatërruesit, shpata e Zotit po përpin prej një skaji në skaj tjetër të vendit: s’ka më paqe për askënd!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbollën drithë e korrën ferra, u munduan e gjë s’prodhuan. Turpërohuni për frytet tuaja për shkak të zemërimit të Zotit. Dënim dhe shpëtim për popujt fqinjë
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dënim dhe shpëtim për popujt fqinjë
14Kështu thotë Zoti kundër të gjithë të afërmve të mi tejet të këqij që prekin pronën, të cilën ia ndava popullit tim, Izraelit: “Ja, unë do t’i çrrënjos ata nga toka e tyre si edhe shtëpinë e Judës do ta nxjerr nga mesi i tyre.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, kur t’i kem shkulur, atëherë do të kthehem kah ata e do t’i përdëllej: do t’i kthej ata secilin në trashëgimin e vet e secilin në vendin e vet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E në qoftë se i mësojnë udhët e popullit tim kështu që të përbetohen në emër tim: ‘Pasha Zotin e gjallë!’, ashtu siç e mësuan popullin tim të përbetohet në Baalin, atëherë ata do të ngulin në mes të popullit tim.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por, në qoftë se nuk dëgjojnë, do ta çrrënjos e do t’ia tres farën atij populli - është fjala e Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.