Të gjithë kapitujt

Jeremia · Kapitulli 13

Brezi në Eufrat, Katrovat e thyera të verës, etj.

27 vargje

Brezi në Eufrat

1Kështu më tha Zoti: “Shko e bleje një brez të lintë dhe ngjeshi me të ijët e tua, por mos e shtjer në ujë.”

2Unë e bleva brezin si më tha Zoti dhe e ngjesha rreth ijëve të mia.

3Së dyti më qe drejtuar fjala e Zotit e më tha:

4“Merre brezin që bleve, që e ke rreth belit tënd, çohu e shko në Eufrat dhe fshehe atje në një vrimë shkëmbi”.

5Shkova dhe e fsheha te Eufrati siç më kishte urdhëruar Zotynë.

6Pas shumë ditësh Zotynë më tha: “Ngrehu e shko në Eufrat dhe merre prej andej brezin që të urdhërova ta fshehësh atje”.

7Shkova tek Eufrati, e hapa vrimën dhe e nxora brezin nga vendi, ku e kisha fshehur, dhe, ja, brezi ishte kalbur, kështu që s’vlente më për kurrgjë.

8Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:

9”Kështu do të bëj të kalbet krenaria e madhe e Judës dhe e Jerusalemit.

10Ky popull tejet i keq - që s’duan t’i dëgjojnë fjalët e mia dhe jetojnë sipas zemërkeqësisë së tyre dhe shkuan pas zotave të huaj për t’u shërbyer e për t’i adhuruar - do të jetë porsi ky brez që s’vlen më për kurrgjë.

11Sepse, sikurse brezi që ngjeshet rreth ijëve të njeriut, kështu kam dashur që të ngjeshet rreth meje mbarë shtëpia e Izraelit e mbarë shtëpia e Judës - është fjala e Zotit – që, populli im të jetë zëri im i mirë, lavdia ime, nderi im, por nuk dëgjuan!” Katruvet e thyera të verës

Katrovat e thyera të verës

12“Prandaj thuaji këtij populli: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Çdo katruve mbushet me verë! E ata do të përgjigjen: Vallë, a nuk e dimë se çdo katruve mund të mbushet me verë?

13Atëherë thuaju: Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t’i mbush me dehje të gjithë banorët e këtij vendi, mbretërit prej barkut të Davidit që rrinë mbi fronin e tij, priftërinjtë, profetët dhe të gjithë banorët e Jerusalemit

14dhe do t’i thyej njërin për tjetrin, etërit së bashku me bijtë e tyre - është fjala e Zotit - s’do të kem dhembshuri, s’do t’i kursej e s’do të kem mëshirë, por do t’i zhduk!” Kërcënim me shpërngulje

Kërcënim me shpërngulje

15Dëgjoni, vini vesh, mos çoni kokë, sepse po flet Zoti.

16Jepini lavdi Zotit, Hyjit tuaj, para se të erret, para se këmba juaj të marrë në thua në malet e errëta! Ju pritni dritën, por ai do ta shndërrojë në terr, në terr të zi porsi futa!

17Po, në qoftë se për këtë nuk do të më dëgjoni, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të krenarisë suaj; thekshëm do të qajë e lotë do të derdhin sytë e mi sepse grigja e Zotit po humbasin në mërgim! Kërcënime Joakinit

Kërcënime Joakinit

18Thuaji mbretit e nënës mbretëreshë: “Uluni rrafsh se kurora e lavdisë ra prej kokës suaj!

19Të mbyllura janë qytetet e jugut dhe s’është askush që t’i çelë; mbarë Judën e shpërngulën, e shpërngulën krejtësisht!” Kërcënim Jerusalemit të pakthyeshëm

Kërcënim Jerusalemit të pakthyeshëm

20Lartësoji sytë e shikoji ata që po vijnë nga Veriu. Ku është grigja që t’u besua, delet e lavdisë sate?

21Çdo të thuash kur të të ndëshkojë? Sepse ti vetë i joshe kundër vetes, i bëre miq për kokë! Vallë, a nuk do të të pushtojnë dhimbjet porsi gruan kur lind fëmijën?

22E nëse në mend të shkon të pyetësh: “Pse po më ndodh e gjithë kjo?” Për shkak të paudhësisë sate të madhe t’i zbuluan fajet e tua e të dhunuan.

23Vallë, a mundet etiopasi të ndërrojë lëkurën, ose leopardi larat e lëkurës së vet? Atëherë edhe ju do të mund të bëni mirë, ju që jeni mësuar të bëni të keqen.

24Do t’i shpërndajë porsi bykun që e humbet era e shkretëtirës.

25Ky është shorti yt, pjesa e masës sate prej meje - është fjala e Zotit - pasi mua më ke harruar dhe e e ke vënë shpresën në gënjeshtër.

26Këndej edhe unë vetë deri në fytyrë do të t’i çoj rrobat që të shihet turpi yt,

27kurorëthyerjet e tua e hingëllimet lavirësinë tënde të turpshme! Përmbi kodra e nëpër ara i kam parë iritë e tua. Vaj, për ty, o Jerusalem! Ende nuk u pastrove dot! Po deri kur kështu...?