Mjerimet e luftës
1Zoti më tha: “Po të qëndronin edhe vetë Moisiu e Samueli përpara meje, zemra ime s’do të përkulej në të mirën e këtij populli! M’i flak larg syve të mi! Le të shkojnë!
2Në qoftë se do të thonë: ‘Ku të shkojmë?’, thuaju: Kështu thotë Zoti: Kush është për vdekje, në vdekje! Kush është për shpatë, nën shpatë! Kush është për uri, në uri! Kush është për shpërngulje, në shpërngulje!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Unë do të çoj mbi ta katër lloje të këqijash - është fjala e Zotit: shpatën për të prerë, qentë për të shqyer, shpendët e qiellit dhe egërsirat e malit për të përpirë e për të zhdukur.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të bëj mbi ta një shembull emnese për të gjitha mbretëritë e tokës për shkak të Manaseut, birit të Ezekisë, mbretit të Judës, për të gjitha të këqijat që bëri në Jerusalem.” Mjerimet e luftës
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kush do të ketë dhimbje për ty, Jerusalem, kush do të ta qajë hallin? Kush do të shkojë të pyesë për paqen tënde?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ti mua më përbuze - thotë Zoti - shpinën ma solle; unë e shtriva dorën mbi ty të të zhduk: u lodha më duke të të përdëlluar!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këndej edhe i flaka me terplote nëpër qytetet e vendit; e lashë pa fëmijë, e shova popullin tim: sepse s’deshën të kthehen prej udhëve të veta!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Vejushat e tyre u bënë më të shumta se rëra e detit. Kundër nënës së tyre dërgova ushtarin vrastar në pikë të ditës, dërgova kundër saj papritmas trazirë e tmerr.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E lëshoi zemra nënën e shtatë djemve, i doli shpirti; ende duke qenë ditë, perëndoi dielli: i turpëruar e i poshtëruar. Ç’mbet prej tyre, shpatës do t’ia jap mu ndër sy të armiqve të tyre - është fjala e Zotit. Përsëritja e thirrjes
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përsëritja e thirrjes
10I mjeri unë, o nëna ime, që më linde njeri grindjesh e kundërshtimi për mbarë vendin! Hua s’mora as nuk i dhashë kujt, megjithatë, të gjithë më mallkojnë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Vërtet, o Zot, a nuk të shërbeva për të mirë të tyre, a s’ndërmjetësova te ti në kohë të ngushticës, në kohë të mjerimit për armikun?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pse a me hekur këputet hekuri i Veriut e tuçi?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pasurinë tënde e visaret e tua i lë lirisht të plaçkiten, për shkak të të gjitha fajeve të tua brenda mbarë kufijve të tu.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do të të bëj skllavin e armikut në një vend që ti s’e njeh, sepse flakë u ndez zemërimi im e do të shpërthejë kundër jush.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ti di, o Zot, më kujto e më ndihmo, hakmerru për mua mbi armiq. Për shkak të durimit tënd, mos lejo që unë të mbaroj, dije se për shkak tëndin po më poshtërojnë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur më erdhën fjalët e tua, i përpija, fjala jote për mua u bë gëzim e hare e zemrës sime, sepse u quajta me emrin tënd, o Zot, Hyji i Ushtrive.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kurrë nuk ndenja për t’u kënaqur në shoqërinë e ëndjetarëve, por i nxitur prej dorës sate rrija vetëm, sepse më mbushe me zemërim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Përse fund s’merr dhimbja ime dhe plaga ime e pashërueshme s’do të shërohet? Për mua u bëre përrua gënjyes me ujë në të cilin s’mund të kem shpresë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Për këtë punë Zoti m’u përgjigj: “Nëse ti kthehesh e me lejon të të kthej, do të qëndrosh prapë para meje, nëse e dallon të çmueshmen prej të ultës, ti do të bëhesh goja ime. Ata do të kthehen kah ti, nuk ke nevojë të kthehesh kah ata.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ty do të të bëj unë për këtë popull mur të fortë prej tumbakut. Do të luftojnë kundër teje, por s’do të ngadhënjejnë, sepse unë me ty do të jem që të të shpëtoj e të të liroj - është fjala e Zotit!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21- Do të të shpëtoj prej dorës së mëkatarëve, do të të shpaguaj prej dorës së të dhunshmëve.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.