Jeta e profetit si shenjë
1Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
2”Mos u marto e mos ki bij as bija në këtë vend.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse kështu thotë Zoti për bij e bija, që lindin në këtë vend dhe për nënat që i lindin ata e për etërit e tyre, të cilëve do t’u lindin në këtë vend:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të vdesin me vdekje shumë të keqe, gjëmë s’do t’u bëhet as nuk do të varrosen; do të bëhen pleh për ara; do t’u tresë fara prej shpatës e prej urisë e kufomat e tyre do të jenë ushqim për shpendët e qiellit e bishat e malit”.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse kështu thotë Zoti: “Mos hyr në shtëpitë ku shtrohen dreka, mos shko në salikime as mos merr pjesë në vajtime me ta, sepse unë e tërhoqa paqen time prej këtij populli - është fjala e Zotit, - dhimbjen dhe dhembshurinë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në këtë vend do të vdesin të mëdhenj e të vegjël, s’do të varrosen as s’do t’u bëhet gjëmë; askush për ta s’do të gërvishtet as nuk do të qethë flokët.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atij që është në zi s’do t’ia ndajë kush bukën e ngushëllimit për të ndjerin e tij dhe s’do t’ia japë kush gotën e ngushëllimit në rastin e vdekjes së babait e të nënës së tij, për ta ngushëlluar.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mos hyr në shtëpi ku bëhen drekat që të rrish me ta e të hash e të pish.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unë do të bëj të zhduken nga këtu, prej syve tuaj, në ditët tuaja brohoritjet e gëzimit e të haresë, zërin e dhëndrit e zërin e nuses!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur t’ia kesh lajmëruar këtij populli të gjitha këto fjalë e ata të thonë: ‘Përse Zoti ka urdhëruar gjithë këtë fatkeqësi të madhe? Cili është faji ynë e cili është mëkati ynë që e kemi bërë kundër Zotit, Hyjit tonë?’,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11përgjigju: Sepse etërit tuaj më lanë mua - është fjala e Zotit - shkuan pas zotave të huaj, u shërbyen atyre, i adhuruan, mua më lanë e nuk e zbatuan Ligjin tim.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por edhe ju punuat, madje edhe më zi se etërit tuaj: ja, secili prej jush ecën pas zemrës së vet të keqe për të mos më dëgjuar mua.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Unë do t’ju nxjerr nga ky vend në një vend të panjohur për ju ashtu si ishte e panjohur edhe për etërit tuaj. Atje do t’u shërbeni hyjnive të huaja ditë e natë: sepse më s’do të kem mëshirë për ju. Kthimi i të shpërngulurve të Izraelit
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i të shpërngulurve të Izraelit
14Prandaj, ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - kur nuk do të thuhet më ‘Pasha jetën e Zotit, që i nxori izraelitët prej Egjiptit’,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15por: ‘Pasha jetën e Zotit, që i nxori izraelitët prej tokës së Veriut dhe nga të gjitha vendet, në të cilat i pata humbur!’ Unë do t’i kthej në tokën e tyre që ua dhurova etërve të tyre. Lajmërim i pushtimit të armikut
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lajmërim i pushtimit të armikut
16Ja, - thotë Zoti - unë do të dërgoj një mori peshkatarësh që do t’i peshkojnë; pas tyre do të dërgoj një mori gjuetarësh, të cilët do t’i gjuajnë në çdo mal e kodër edhe plasa të qetave!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse sytë e mi i përcjellin të gjitha shtigjet e tyre: para meje s’mbetet e fshehtë asnjë sjellje e tyre dhe fajësia e tyre s’mund të fshihet prej syve të mi.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Madje dyfish do t’i shpaguaj paudhësitë e mëkatet e tyre, sepse e përdhosën tokën time me qelbësirat e idhujve të tyre dhe me turpësitë e tyre e mbuluan pronën time. Kthimi i paganëve
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i paganëve
19O Zot, forca ime e kështjella ime, strehimi im në ditën e ngushticës! Te ti do të vijnë paganët nga skajet e tokës e do të thonë: ‘Etërit tanë vërtetë për pjesë patën Gënjeshtrën, Kotësinë që s’vlen asgjë!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Njeriu a mund t’krijojë zotat për vete? Atëherë ata zota s’janë!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ja, pra: dua t’i njoftoj, kësaj here do t’ua dëftoj dorën time e fuqinë time: do ta kuptojnë se emri im është Zot.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.