Gabimet e Judës në nderimin e Hyjit
1Mëkati i Judës është gdhendur me thumba hekuri me majë diamanti përmbi dërrasën e zemrës së tyre, përmbi brirët e lterëve të tyre,
2që bijtë e tyre t’i kujtojnë lterët e vet banirët e vet përbri drurëve gjithëherë të njomë në kodra të larta,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3në male e në fushë të hapët. Pasuritë e tua e të gjitha visaret pre plaçkitjeje do t’i bëj, lartësitë e tua për shkak të fajeve të bëra në mbarë vendin tënd.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të heqësh dorë nga prona jote që dhuruar ta pata vetë; skllav do të të bëj të armiqve të tu në një vend që nuk e njeh, sepse i dhatë flakë zemërimit tim, që do të djegë përgjithmonë. Fjalë urtie
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalë urtie
5Kështu thotë Zoti: Qoftë mallkuar ai njeri që në njeriun shpreson, ai që mbështjetjen e vet e ka në njeriun e zemra e tij largohet prej Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai do të jetë porsi marena në shkretëtirë: nuk sheh kurrë asnjë të mirë, i shkon ditët në thatësirën e shkretëtirës, në tokë të kriposur, të pabanueshme.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Qoftë bekuar ai që shpreson në Zotin, Zoti do të jetë shpresa e tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai do të jetë porsi druri i mbëltuar në breg të ujit, që kah përroi i lëshon rrënjët e s’do të trembet kur të vijë zhegu: gjethi i tij do të jetë i blertë. Për vit thatësie nuk merakoset, nuk pushon së dhëni fruta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Më dinake se çdo gjë tjetër është zemra, e pashërueshme; kush është ai që mund ta njohë?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Unë, Zoti, shqyrtoj zemrën, sprovoj veshkat, i jap secilit sipas sjelljes së tij, sipas fryteve të veprave të tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Shkurtë që i kuan vezët që s’i bëri është ai që pasurohet me të padrejtë. Do ta lërë në gjysmën e jetës, në ditë të fundit i marrë do të jetë. Shpresa në Tempullin e në Hyjin
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpresa në Tempullin e në Hyjin
12Fron i lavdishëm, i lartësuar që në fillim, është Vendi ynë i shenjtë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13O Zot, shpresa e Izraelit, të gjithë ata që të lënë do të turpërohen, pse e lanë Burimin e ujit të gjallë, Zotin. Në pluhur do të shkruhen ata që nga ti largohen. Lutje hakmarrëse
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Uratë ahmarrëse
14Më shëro, o Zot, e do të shërohem, më shpëto, o Zot, e do të shpëtoj, sepse ti je lavdi im!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ja, ata mua më thonë: ‘Ku është fjala e Zotit? Le të përmbushet!’
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kurrë s’t’u vura që të sjellësh të keqen, s’e dëshiroja ditën e tmerrshme, Ti e di: çka prej buzëve të mia doli ishte e drejtë para Teje.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Deh, mos më ji shkak tmerrimi, ti streha ime, në Ditën e ngushticës!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Le të turpërohen armiqtë e mi, e jo unë; le të tremben ata e jo unë; Sille mbi ta Ditën e tmerrit, zhduki me zhdukje të dyfishtë! Mbajtja e të shtunës
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbajtja e të shtunës
19Kështu më ka thënë Zoti: “Shko e qëndro te dera e Bijve të popullit, nëpër të cilën hyjnë e dalin mbretërit e Judës edhe në të gjitha dyert e Jerusalemit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Thuaju: Dëgjojeni fjalën e Zotit, mbretërit e Judës e mbarë Juda edhe të gjithë banorët e Jerusalemit, që hyni nëpër këto dyer.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu thotë Zoti: Ruajeni veten e mos mbani barrë në ditë të shtunë as mos i shtini nëpër dyer të Jerusalemit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mos mbartni barrë nga shtëpitë tuaja në ditë të shtunë as mos bëni asnjë punë: shenjtërojeni ditën e shtunë, siç u kam urdhëruar etërve tuaj.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por ata nuk dëgjuan as nuk më vunë vesh, por e ngurën zverkun e vet për të më mos dëgjuar e për të mos e pranuar mësimin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Nëse vërtet do të më dëgjoni - është fjala e Zotit - nëse nuk do të shtieni barrë nëpër dyer të këtij qyteti ditën e shtunë, në qoftë se do ta shenjtëroni ditën e shtunë, duke mos punuar asnjë punë,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25nëpër dyer të këtij qyteti do të hyjnë - bashkë me ministrat e vet - mbretërit që rrinë në fronin e Davidit, në karroca e në kuaj, ata dhe princat e tyre, judenjtë e banorët e Jerusalemit; ky qytet do të banohet për amshim.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Do të vijnë prej qyteteve të Judës, nga rrethi i Jerusalemit, nga toka e Beniaminit, nga Sefela e nga malësitë dhe nga Nagebi e do të sjellin fli shkrumbimi, therore, fli kushtimi, kem dhe do të kushtojnë fli falënderimi në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por, në qoftë se nuk do të më dëgjoni ta shenjtëroni ditën e shtunë e të mos mbartni barrë e të mos i shtieni nëpër dyer të Jerusalemit ditën e shtunë, atëherë zjarrin do ta ndez në dyert e tij: zjarri do t’i përpijë pallatet e Jerusalemit e më nuk do të fiket.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.