Profeci kundër mbretërve të ndryshëm
1Kështu flet Zoti: “Zbrit në shtëpinë e mbretit të Judës dhe shpalle aty këtë fjalë
2e thuaj: Dëgjoje fjalën e Zotit, mbreti i Judës, që rri mbi fronin e Davidit, ti e shërbëtorët e tu e populli yt, që hyni nëpër këtë derë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kështu thotë Zoti: Zbatojeni të drejtën e drejtësinë; shpëtojeni të ndrydhurin nga dora e shfrytëzuesit; mos e merrni me të keq ardhacakun, bonjakun e të vejën. Mos ndrydhni me padrejtësi e mos derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse, në qoftë se vërtet do të kujdeseni ta zbatoni këtë fjalë, atëherë nëpër dyer të këtij pallati do të hyjnë mbretërit që rrinë në fronin e Davidit, të farës së Davidit, hipur në karroca e mbi kuaj, ata e shërbëtorët e populli i tyre.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, në qoftë se nuk do t’i dëgjoni këto fjalë, kam bërë be në kokën time - është fjala e Zotit - ky pallat do të bëhet rrënojë e shkretë!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po, kështu thotë Zoti për pallatin e mbretit të Judës: Për mua ishte Galaadi, porsi kreshta e Libanit, porse vetë do të të kthej patjetër në shkretëtirë, në qytet të pabanueshëm.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po e shuguroj vetë kundër teje vrastarin e armët e tij, cedrat e tu të zgjedhur t’i presin, në zjarr t’i hedhin!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur të kalojnë paganët me shumicë në heshtje nëpër këtë qytet, secili do ta pyesë të afërmin e vet: ‘Pse ia bëri kështu Zoti këtij qyteti të madh?’,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9do të përgjigjen: ‘Sepse e kishin lënë Besëlidhjen e Zotit, Hyjit të vet, adhuruan hyjni të huaja dhe atyre u shërbyen. ’“ Profeci kundër mbretërve të ndryshëm: Kundër Joakazit
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci kundër mbretërve të ndryshëm: Kundër Joakazit
10Mos e qani të vdekurin, as gjëmë mbi të mos bëni! Qajeni me mallëngjim atë që u nis, sepse më s’do të kthehet, vendlindjen kurrë më s’do ta shohë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse kështu thotë Zoti lidhur me Salumin, birin e Jozisë, mbretin e Judës, që u bë mbret në vend të Jozisë, babait të vet: “Ai që doli nga ky vend, këtu më nuk do të kthehet,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12por do të vdesë në atë vend ku do ta çojnë rob e këtë vend kurrë më s’do ta shohë.” Kundër Joakimit
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër Joakimit
13Mjerë ai që e ndërton shtëpinë me padrejtësi, e dhomat e larta i ndërton me të padrejtë, që e shtyn të punojë pa rrogë të afërmin e vet e s’ia jep atij pagën e duhur;
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14për atë që thotë: ‘Shtëpi të madhe do të ndërtoj, me dhoma të gjera lart’, që për vete hap dritare e i vesh me rrathë prej cedri dhe i ngjyros të kuqe!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pse a do të mbretërosh vetëm pse mburresh me cedra? Pse a s’hëngri e s’piu yt atë? Por ai zbatonte drejtësinë e të drejtën. Prandaj gjithçka i shkonte mbarë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mbronte çështjen e skamnorit e të të mjerit, prandaj gjithçka i shkonte mbarë! ‘Pse a s’do të thotë kjo të më njohësh mua?’ - është fjala e Zotit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sytë e tu e zemra jote s’kërkojnë tjetër, veç dobinë tënde, të derdhësh gjakun e të pafajshëmve të bësh shpifje e të bësh dhunë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Për këtë arsye Zoti thotë kështu për Joakimin, birin e Jozisë, mbretin e Judës: “Gjëmë atij nuk do t’i bëjnë: ‘I mjeri unë për ty, o vëlla! I mjeri unë për ty, o motër!’ Për të në vaj nuk do t’i thuhet: ‘I mjeri unë për ty, Zotëri! I mjeri unë për ty, Lartmadhëri!’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do të varroset si gomari, i hequr zvarrë e larg i flakur jashtë dyerve të Jerusalemit. ’“ Kundër Joakinit
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër Joakinit
20Hip në Liban edhe bërtit, dil në Basan edhe gërthit, bërtit të madhe mbi Abarim, u zhdukën të gjithë dashamirësit ‘tu!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Të pata thënë kur ishe mirë, por ti m’u përgjigje: “S’do të dëgjoj!” Që i ri këtë sjellje pate, s’e dëgjove zërin tim.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kullotë për erë do të jenë barinjtë e tu, robër do të shkojnë dashamirësit tu, atëherë do të skuqesh e do të turpërohesh për shkak të gjithë paudhësisë sate.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ti që fronin e ke në Liban, që ngreh çerdhen lart ndër cedra, oh sa rreptë do të gjëmosh kur të të vijnë dhimbjet, porsi dhimbjet e asaj që lind!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24“Për jetën time - thotë Zoti - po edhe sikur të ishte Konia, biri i Joakimit, mbreti i Judës, unazë në dorën e djathtë timen, do ta hiqja prej andej!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Do të të jap në dorën e atyre që e kërkojnë jetën tënde, në dorën e atyre që të bëjnë të dridhesh para fytyrës së tyre, në dorë të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonit, e në duar të kaldenjve.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E do të të hedh, ty e nënën tënde që të lindi, në një vend të huaj, ku nuk keni lindur, dhe atje do të vdisni.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E në tokën ku dëshirojnë të kthehen, atje më s’do të kthehen.”
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Enë thua e përbuzur, e thyer është ky burri, Konia? Një enë që askush s’e do? Pse pra, qenë humbur, ai e fara e tij, hedhur në një vend që s’e kanë njohur?
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Tokë! O tokë, o tokë, dëgjoje fjalën e Zotit!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kështu thotë Zotynë: “Shënojeni këtë njeri: ‘Barkshuar! Njeri të pasukses në jetë!’ Sepse prej farës së tij s’do të dalë asnjë burrë që të ulet mbi fronin e Davidit e të ketë farë pushteti më në Judë!”
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.