Profeci mesianike.
Profeci mesianike. Mbreti i të ardhmes
1“Vaj për barinjtë që e lënë të sharrojë dhe e shpërndajnë grigjën e kullotës sime” - thotë Zoti.
2Për këtë arsye kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit, për barinjtë që e kullotin popullin tim: Ju e humbët grigjën time; i shpërndatë delet e mia e nuk u kujdesuat për to. Ja, pra, unë vetë do të merrem me ju: do ta ndëshkoj sjelljen tuaj të keqe! - është fjala e Zotit!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po, unë vetë do ta bashkoj tepricën e grigjës sime nga të gjitha vendet, ku i pata flakur e do t’i kthej në kullotat e tyre: do të sillen mbarë e do të shumohen.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Unë vetë do t’u caktoj barinj që do t’i kullotin; më s’do të kenë frikë as nuk do të tremben, asnjë kokërr nuk do të mungojë - është fjala e Zotit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5“Ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - kur do t’ia ngre Davidit pinjollin e drejtë; që do të mbretërojë si mbret i vërtetë dhe do të jetë i urtë e do të ushtrojë në vend të drejtën e drejtësinë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndër ato ditë Juda do shpëtojë e Izraeli do të jetojë në paqe. Ja emri me të cilin do ta quajnë: “Zotynë - drejtësia - jonë”!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Prandaj, ja po vijnë ditët - është fjala e Zotit - kur nuk do të thuhet më: “Pasha Zotin e gjallë, që i nxori bijtë e Izraelit nga toka e Egjiptit!”,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8por: “Pasha Zotin e gjallë, që e nxori dhe e solli farën e shtëpisë së Izraelit nga toka e Veriut dhe nga të gjitha vendet”, ku i kisha flakur; dhe do të banojnë në vendin e vet.” Kundër profetëve të rrejshëm
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër profetëve të rrejshëm
9Kundër profetëve. Copë m’u bë në parzëm zemra, trishtim më morën të gjitha gjymtyrët; i përngjaj njeriut të dehur, si njeriu që e trudhos vera, për shkak të Zotit, për shkak të fjalëve të tij të shenjta.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10“U mbush vendi me të pabesë, për shkak të mallkimit në zi u vesh vendi, shkrumb u bënë kullotat në shkretëtirë. Vrap lëshohen për të bërë të keqen, zotësia e tyre - padrejtësia!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të paudhë janë profet e prift: der’ në Shtëpi time ua gjej keqësinë - është fjala e Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Këndej udha e tyre do të jetë rrëshqitëse, në errësirë do të ndeshen e do të rrëzohen. Madje unë do të sjell mbi ta fatkeqësinë, vitin e ndëshkimit të tyre - është fjala e Zotit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ndër profetët e Samarisë kam parë marrëzi të mëdha: profetizojnë në emër të Baalit dhe e ngashënjejnë popullin tim, Izraelin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ndër profetët e Jerusalemit pashë turpësi të mëdha: bëjnë pabesi e jetojnë në gënjeshtër; keqbërësve ua ngjesin dorën që askush të mos kthehet nga jeta e vet e mbrapshtë: të gjithë u bënë për mua porsi Sodoma, banorët e tij porsi Gomorra!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prandaj kështu thotë Zoti i Ushtrive kundër profetëve: “Ja, me mendër do t’i ushqej, do t’u jap të pijnë ujë me vrer, sepse prej profetëve të Jerusalemit u shpërnda nëpër mbarë vendin papastërtia.”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu thotë Zoti i Ushtrive: “Mos i dëgjoni fjalët e profetëve që ju profetizojnë e ju rrejnë; ju tregojnë vegimet e zemrës së tyre e jo çka vjen nga goja e Zotit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17U flasin atyre që mua më përbuzin: ‘Zoti ka thënë: S’do t’ju mungojë paqja!’; dhe të gjithëve që ndjekin zemrën e keqe të vetën u thanë: ‘Asnjë e keqe s’do të vijë mbi ju!’
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por kush mori pjesë në këshillin e Zotit, e pa dhe e dëgjoi fjalën e tij? Kush ia vë veshin fjalës së tij? Kush e dëgjon?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ja, furtuna e Zotit, dheun mori zemërimi i tij, stuhia shpërthyese sulet përmbi koka të të patenzonëve.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20S’do të pushojë zemërimi i Zotit der’ t’i ketë kryer, t’i ketë çuar në vend synimet e veta: qartë në të ardhmen do ta kuptoni!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21S’i dërgova unë këta profetë e ata vrapojnë! Unë atyre nuk u fola e ata profetizojnë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Të kishin marrë pjesë në këshillin tim, ia kishin kumtuar fjalët e mia popullit, e kishin kthyer prej udhës së tyre të keqe e prej veprave të tyre të patenzona.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23A kujton se unë jam Hyj vetëm nga afër - është fjala e Zotit - e prej së largu më s’jam Hyj?
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24A mund të fshihet kush në ndo’j skutë, ku unë atë nuk mund ta shoh? - është fjala e Zotit. Vallë, s’i mbushkam unë qiell e tokë?! - është fjala e Zotit!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kam dëgjuar çka thonë profetët që profetizojnë në emër tim rrena. Ata thonë: ‘Ëndërrova! Ëndërrova!’.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Deri kur do ta kenë këtë mendim në zemër profetët që profetizojnë gënjeshtrën dhe shpallin poshtërsitë e zemrës së vet.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ata synojnë që, me ëndrrat e veta që ia tregojnë njëri-tjetrit, të bëjnë që populli im ta harrojë Emrin tim, sikurse edhe etërit e tyre e harruan Emrin tim për shkak të Baalit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Profeti që ka parë ëndërr, le ta tregojë ëndrrën, kurse ai që e ka fjalën time, le ta kumtojë fjalën time besnikërisht! Ç’kanë të përbashkët byku e gruri? - është fjala e Zotit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29A s’janë zjarr, vallë, fjalët e mia, - është fjala e Zotit - a s’janë maj që thërmon shkëmbin?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prandaj, ja, jam kundër profetëve - është fjala e Zotit - që ia vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ja, unë jam kundër profetëve - është fjala e Zotit - që e stërhollojnë gjuhën e vet e thonë: ‘Thotë Zoti’.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ja, unë jam kundër atyre që profetizojnë ëndrra të rreme - është fjala e Zotit - që i tregojnë ato e gënjejnë popullin tim me gënjeshtrat e veta e me mendjemadhësinë e vet. E unë as nuk i kam dërguar as nuk i kam urdhëruar e nuk i sjellin kurrfarë dobie këtij populli - është fjala e Zotit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E në qoftë se të pyet ky popull, qoftë një profet qoftë një prift, e të thotë: ‘Cila është barra e Zotit?’, ti përgjigju: ‘Ju jeni barrë, por unë do t’ju flak - thotë Zoti.’
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34E nëse thotë profeti, prifti ose ndokush prej popullit: ‘Barrë e Zotit’, do ta ndëshkoj njeriun e tillë, atë dhe shtëpinë e tij.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Ja, si duhet të thoni me vete - njëri-tjetrit, të afërmit e vëllait: ‘Çfarë u përgjigj Zoti?’ dhe ‘Ç’ka thënë Zoti?’.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Por, mos e përdorni më shprehjen: ‘Barra e Zotit’, sepse barrë do t’i bëhet secilit fjala e tij, pse e shtrembëroni fjalën e Hyjit të gjallë, Zotit të Ushtrive, Hyjit tonë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Kështu thuaj profetit: ‘Si të është përgjigjur Zoti?’ dhe ‘Ç’ka thënë Zoti?’.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Por, në qoftë se thoni: ‘Barra e Zotit’, atëherë kështu thotë Zoti: ‘Pasi ju e përdorni shprehjen: ‘Barra e Zotit’, megjithëse ju kam urdhëruar: ‘Ruajuni se thoni ‘Barra e Zotit’;
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39unë do t’ju kap dhe do t’ju mbart e do t’ju flak ju dhe qytetin që jua dhurova juve dhe etërve tuaj, larg fytyrës sime.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Do t’ju mbuloj me turp të përhershëm dhe me turp të përhershme që kurrë s’do ta shlyejë harresa.”
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.