Shuplaka e zotit
1Fjala e Zotit e drejtuar Jeremisë në lidhje me mbarë popullin e Judesë, në të katërtin vit të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës -, d. m. th. në vitin e parë të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonit.
2Këtë fjalë Jeremia profet ia kumtoi mbarë popullit të Judës e të gjithë banorëve të Jerusalemit. U tha:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3”Që nga viti i trembëdhjetë i Jozisë, birit të Amonit, mbretit të Judës, deri në ditën e sotme - e ky është viti i njëzetetretë - më ka qenë drejtuar fjala e Zotit dhe jua kam kumtuar pa u lodhur, por ju s’më keni dëgjuar.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Për më tepër Zoti i ka dërguar vazhdimisht te ju të gjithë shërbëtorët e vet, profetët, por ju nuk i dëgjuat as nuk deshët t’ua vini veshin për të dëgjuar,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5kur ju thoshte: ‘Le ta lërë secili udhën e vet të mbrapshtë dhe kthehuni nga veprat tuaja të paudha e atëherë do të mund të qëndroni në vendin, që jua dha juve Zoti e etërve tuaj prej shekulli në shekuj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mos shkoni pas hyjnive të huaja për t’u shërbyer e për t’i adhuruar. Mos më ngacmoni me veprat e duarve tuaja në hidhërim: atëherë unë nuk do t’ju çoj asnjë të keqe.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por ju nuk deshët të më dëgjoni - është fjala e Zotit - të mos më ngacmoni në hidhërim me veprat e duarve tuaja, për të keqen tuaj.’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Për këtë arsye kështu thotë Zoti i Ushtrive: ‘Pasi ju nuk i dëgjuat fjalët e mia,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9ja, unë po dërgoj t’i marrë të gjithë popujt nga Veriu - është fjala e Zotit - edhe Nabukodonozorin, mbretin e Babilonit, shërbëtorin tim, e do t’i sjell ata kundër këtij vendi, kundër banorëve të tij dhe kundër të gjithë popujve që janë rreth tij; do t’i vras, do t’i bëj tmerr, përqeshje dhe rrënojë të përhershme.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Do të bëj të zhduket në mesin e tyre zëri i gëzimit e i haresë, zëri i dhëndrit e i nuses, krismën e mokrës e dritën e kandilit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Krejt ky vend do të kthehet në shkretëtirë e në tmerr dhe të gjithë këta popuj do të bëhen skllevër të mbretit të Babilonit për shtatëdhjetë vjet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pasi të jenë mbushur shtatëdhjetë vjet, do ta ndëshkoj mbretin e Babilonit edhe atë popull - është fjala e Zotit - për shkak të paudhësisë së tyre; gjithashtu edhe tokën e kaldenjve do ta kthej në shkretëtirë të përhershme.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do të bëj, pra, kundër këtij vendi të shkojnë në vend të gjitha fjalët e mia që i kam thënë kundër tij, gjithçka është shkruar në këtë libër, gjithçka parafoli Jeremia kundër të gjithë popujve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse edhe këtyre do t’u shërbejnë njëmend popuj të shumtë e mbretër të mëdhenj, por unë do t’i bëj të paguajnë sipas veprave të tyre, sipas veprave të duarve të veta.” II. PROFECITË KUNDËR POPUJVE Vegimi i kupës
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
II. PROFECITË KUNDËR POPUJVE
Vegimi i kupës
15Ja se çka më tha Zoti, Hyji i Izraelit: “Merre nga dora ime këtë kupë me verë të zemërimit tim dhe jepu të pijnë prej saj të gjithë popujt te të cilët unë do të të dërgoj.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ata do të pijnë, do të marrakoten e do të dalin mendësh para shpatës që do ta shpie në mesin e tyre.”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Unë e mora gotën nga dora e Zotit dhe ua dhashë të gjithë popujve, te të cilët më dërgoi Zoti:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Jerusalemit e qyteteve të Judës - mbretërve të saj e princave të saj, për t’i bërë grumbull rrënojash, tmerr e pëshpëritje për të keq e mallkim, siç janë edhe në ditën e sotme, -
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19faraonit, mbretit të Egjiptit, ministrave të tij, princave të tij dhe mbarë popullit të tij; -
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20të gjithë asaj përzirjeje të popujve, mbarë mbretërve të tokës së Husit, të gjithë mbretërve të filistinëve, Askalonit, Gazës, Akaronit dhe tepricave të Azotit,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Edomit, Moabit e bijve të Amonit;
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22të gjithë mbretërve të Tirit, të gjithë mbretërve të Sidonit e mbretërve të ishujve, përtej detit;
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Dedanit, Temës, Buzit e të atyre që qethin tëmthat;
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24të gjithë mbretërve të Arabisë, të gjithë mbretërve të popujve të përzier, që banojnë në shkretëtirë;
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25të gjithë mbretërve të Zimbrit, mbarë mbretërve të Elamit, mbarë mbretërve të medëve,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26gjithashtu mbarë mbretërve të Veriut, të afërm e të largët, njërit pas tjetrit, dhe mbarë mbretërve të tokës që janë mbi sipërfaqen e dheut. Pas tyre do të pijë mbreti Sesak.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ti thuaju: Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Pini, dehuni e villni! Rrëzohuni e mos u ngritni pas shpatës që do ta dërgoj në mesin tuaj.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Nëse nuk do të duan ta marrin kupën prej dorës sate për ta pirë, thuaju: Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Patjetër do të pini!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sepse, ja: fillova ta ndëshkoj Qytetin që mban emrin tim e ju kujtoni se do të mbeteni të pandëshkuar? Jo, s’i shpëtuat ndëshkimit! Ja, unë e thirra shpatën kundër të gjithë banorëve të tokës - është fjala e Zotit të Ushtrive.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30E ti kumtoju atyre të gjitha këto fjalë e thuaju: Prej së larti Zoti ulërin, nga banesa e tij e shenjtë i buçet zëri. Ulërin thekshëm mbi kullota të veta, buçet porsi ata që shtrydhin rrush kundër të gjithë banorëve të tokës.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31I arrin zëri luftarak deri në skaje të tokës: Zoti ka gjyq kundër të gjithë popujve, hap gjykimin kundër çdo njeriu, fajtorët shpatës ia lëshon - është fjala e Zotit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Ja, e keqja po kalon prej një populli në popullin tjetër; po ngrihet stuhi e madhe prej skajeve të rruzullimit!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Atë ditë të goditurit prej Zotit do të jenë nga një skaj i tokës deri në tjetrin; askush s’do t’i vajtojë as nuk do t’i mbledhë as nuk do t’i varrosë: pleh do të mbesin mbi sipërfaqen e tokës!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Qani, barinj, e vajtoni, bujarë të grigjës zhgërryhuni në pluhur se ju plotësuan ditët e therjes, ditët e shpartallimit tuaj, do të rrëzoheni si enë të çmueshme.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Vrimë s’do të ketë për strehim të barinjve, as shpëtim për bujarët e grigjës.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ndihet britma e barinjve, ulërijnë bujarët grigjës: Zoti po ua rrënon kullotat!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37I mb’loi heshtja kullotat e qeta për shkak të furisë së zemërimit të Zotit!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38E lë luani strofullin e vet, sepse toka e tyre u shndërrua në shkretëtirë, para hidhërimit të furishëm, para zemërimit të zemërimit të Zotit.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.