III. PROFECI FATMIRE
Jeremia burgoset e gjykohet pas predikimit kundër Tempullit
I. Hyrje: Jeremia është profet i vërtetë
1Në fillim të mbretërimit të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës, Jeremisë i qe drejtuar prej Zotit kjo fjalë:
2”Kështu thotë Zoti: Qëndro në treme të Shtëpisë së Zotit dhe thuaju të gjitha qyteteve të Judës, prej të cilave vijnë për të adhuruar në Shtëpinë e Zotit, të gjitha fjalët që unë të kam urdhëruar t’ua thuash: ruaju se e mungon ndonjë fjalë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ndoshta dëgjojnë e kthehen secili nga udha e vet e keqe, e të pendohem edhe vetë për të keqen që kam në mend t’ua bëj atyre për shkak të veprave të tyre të këqija.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Thuaju, pra: Kështu thotë Zoti: Nëse nuk do të më dëgjoni të ecni sipas Ligjit tim, që jua kam dhënë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5duke i dëgjuar fjalët e shërbëtorëve të mi profetë, që unë i kam dërguar vazhdimisht, megjithëse deri tashti nuk i keni dëgjuar,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6do të sillem me këtë Tempull porsi me Silon e këtë qytet do ta bëj mallkim për të gjithë popujt e tokës.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Priftërinj, profetë e mbarë populli e dëgjuan Jereminë duke i folur këto fjalë në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur Jeremia u dha fund të gjitha fjalëve që ia kishte urdhëruar Zoti t’ia thotë mbarë popullit, atëherë e kapën priftërinjtë, profetët e mbarë populli e thanë: “Do të të shkojë koka!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pse ti e bëre këtë profeci në emër të Zotit: ‘Ky Tempull do të bëhet si Siloja e ky qytet do të shkretohet, sepse askush në të nuk do të banojë!’“ Dhe u grumbullua kundër Jeremisë mbarë populli në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10I dëgjuan këto fjalë edhe prijësit e Judës, erdhën nga Pallati i mbretit në Shtëpinë e Zotit dhe zunë vend në hyrje te dera e Re e Tempullit të Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë priftërinjtë e profetët u thanë krerëve dhe mbarë popullit: “Ky njeri meriton gjykimin me vdekje, sepse ka profetizuar kundër këtij qyteti siç dëgjuat me veshët tuaj.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por Jeremia u tha të gjithë prijësve dhe mbarë popullit: “Zoti më dërgoi të profetizoj kundër kësaj Shtëpie e kundër këtij qyteti të gjitha këto fjalë që i dëgjuat.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Tashti, pra, përmirësoni udhët tuaja e veprat tuaja dhe dëgjojeni fjalën e Zotit, Hyjit tuaj: atëherë edhe Zoti do të pendohet për të keqen që ju ka kërcënuar se do t’jua bëjë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sa për mua, ja, unë jam në duart tuaja. Bëni me mua si jua pret mendja se është mirë e drejt.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Megjithatë, dijeni mirë se, në qoftë se ju më vritni, ju po e ngarkoni vetveten, këtë qytet e banorët e tij, me gjak të pafajshëm; sepse me të vërtetë Zoti më dërgoi ndër ju për t’ua shpallur veshëve tuaj të gjitha këto fjalë.”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë prijësit e mbarë populli u thanë priftërinjve dhe profetëve: “Ky njeri nuk duhet të dënohet me vdekje, sepse na ka folur në emër të Zotit, Hyjit tonë.”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë u ngritën disa nga pleqtë e vendit dhe i thanë mbarë bashkësisë së popullit:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18”Mike Morastiti ishte profet në ditët e Ezekisë, mbretit të Judës, dhe i tha mbarë popullit të Judës: ‘Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Sioni do të lërohet porsi ara, grumbull gurësh do të bëhet Jerusalemi, kurse Mali i Tempullit një pyll i madh.’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Vallë, a me vdekje e dënoi atë Ezekia, mbreti i Judës, dhe mbarë Juda? Pse, a vallë, nuk e druajtën Zotin dhe nuk u lutën para fytyrës së tij dhe Zoti vallë a s’u pendua për të keqen me të cilën u ishte kërcënuar? E ne? Ne po e ngarkojmë shpirtin tonë me një të keqe kaq të madhe!”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po ishte edhe një njeri që profetizonte në emër të Zotit; ishte Uria, biri i Semeut, nga Kariatiarimi. Edhe ai profetizoi kundër këtij qyteti dhe kundër këtij vendi krejtësisht si Jeremia.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21I dëgjoi mbreti Joakim, të gjithë të mëdhenjtë e prijësit e tij këto fjalë dhe mbreti kërkoi ta vrasë. Mori vesh Uria, u tremb, iku dhe u strehua në Egjipt.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë mbreti Joakim dërgoi njerëzit në Egjipt, Elnatamin, birin e Akborit, edhe disa vetë bashkë me të në Egjipt.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ata e morën Urinë prej Egjiptit dhe e çuan te mbreti Joakim. Ky urdhëroi t’i pritet me shpatë koka dhe kufomën e tij e hodhi në varreza të vegjëlisë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Jereminë e mori në ndore Ahikami, biri i Safanit, që të mos lihej në duar të popullit e të mos vritej.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.