Veprimi simbolik me zgjedhën dhe kumtim mbretërve të Perëndimit
1Në fillim të mbretërisë së Sedecisë, birit të Jozisë, mbretit të Judës, kjo fjalë i qe drejtuar prej Zotit Jeremisë:
2”Kështu më thotë Zoti: puno për vete litarë e një zgjedhë dhe mbërtheje në qafën tënde.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E çoji fjalë mbretit të Edomit, mbretit të Moabit, mbretit të bijve të Amonit, mbretit të Tirit e mbretit të Sidonit me anë të lajmëtarëve, të cilët kanë ardhur te Sedecia, mbreti i Judës, në Jerusalem.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Urdhëroji t’u thonë zotërinjve të vet: Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Kështu thuajuni zotërinjve tuaj:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Unë e krijova tokën, njeriun dhe kafshët që janë përmbi sipërfaqen e tokës, me fuqinë time të madhe e me krahun tim të shtrirë dhe ia dhurova atij që u pëlqeu syve të mi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E tani për tani unë i lashë të gjitha këto vende në dorë të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonisë, shërbëtorit tim. Për më tepër në duar të tij i lashë edhe egërsirat e malit që t’i shërbejnë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të gjithë popujt do t’i shërbejnë atij e birit të tij dhe birit të birit të tij, derisa t’i vijë dita edhe atij e tokës së tij: atij do t’i shërbejnë popuj të shumtë e mbretër të mëdhenj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai popull dhe ajo mbretëri që nuk do t’i nënshtrohet Nabukodonozorit, mbretit të Babilonisë, secili që nuk do ta përkulë qafën e vet nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, unë do ta ndëshkoj atë popull - është fjala e Zotit - me shpatë, me uri e me murtajë derisa ta kem asgjësuar në duart e tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ju pra, mos i dëgjoni profetët tuaj, shortarët, ëndërruesit, falltarët e magjistarët që ju thonë: ‘S’do të bini në skllavëri të mbretit të Babilonisë’,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10sepse ju profetizojnë rrena, që t’ju largojnë nga vendi juaj, që unë t’ju dëboj e të sharroni.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kurse popullin që do ta mbërthejë zverkun e vet në zgjedhën e mbretit të Babilonisë e do t’i shërbejë, do ta lë të rrijë i qetë në vendin e vet - është fjala e Zotit - do ta lëvrojë atë e do të banojë në të.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Edhe Sedecisë, mbretit të Judës, i kam folur po të njëjtat fjalë e i kam thënë: “Përuleni qafën tuaj nën zgjedhën e mbretit të Babilonisë, shërbejini atij dhe popullit të tij e do t’ju shpëtojë jeta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Përse të vdisni ti dhe populli yt nga shpata, uria e murtaja, siç ka thënë Zoti për popullin që s’do të dojë t’i shërbejë mbretit të Babilonisë?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mos i dëgjoni fjalët e profetëve që ju thonë: ‘S’do të bini nën skllavëri të mbretit të Babilonisë’, sepse ata ju flasin rrena.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse ata unë nuk i kam dërguar - është fjala e Zotit - ata rrejshëm profetizojnë në emër tim, që unë t’ju përbuz e të sharroni, si ju, ashtu edhe profetët që ju profetizojnë.”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po edhe priftërinjve dhe këtij populli i kam folur kështu: “Kështu thotë Zoti: Mos i dëgjoni fjalët e profetëve tuaj, që ju profetizojnë e thonë: ‘Ja, enët e Shtëpisë së Zotit tashti së shpejti do të kthehen këtu prej Babilonisë!’ Ata ju profetizojnë rrena!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Pra, mos i dëgjoni, por shërbejini mbretit të Babilonit, që të jetoni. Përse të bëhet shkretëtirë ky qytet?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Në qoftë se janë profetë dhe po qe se fjala e Zotit është në ta, le të ndërmjetësojnë, pra, te Zoti i Ushtrive që të mos shkojnë në Babiloni enët që kanë mbetur në Shtëpinë e Zotit e në pallatin e mbretërve të Judës e në Jerusalem!”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive lidhur me shtyllat, me detin, me bazat e me enët e tjera, që mbetën në këtë qytet,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20të cilat nuk i mori Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, kur e shpërnguli Jehoninë, birin e Joakimit, mbretin e Judës, nga Jerusalemi në Babiloni bashkë me të gjithë bujarët e Judës e të Jerusalemit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, në lidhje me enët, që janë lënë në Shtëpinë e Zotit, në shtëpinë e mbretit të Judës e në Jerusalem:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22‘Do të çohen në Babiloni dhe atje do të qëndrojnë deri në ditën që unë të shkoj për to - është fjala e Zotit - e të bëj që të merren e të kthehen në këtë vend. ’“
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.