Pushtimi nga veriu
1“Nëse do të kthehesh, o Izrael, - është fjala e Zotit - kthehu tek unë! Nëse i zhduk para meje Turpësitë e tua, s’ke nevojë të ikësh prej meje.
2Përbetohu: ‘Pasha Zotin e gjallë!’, me vërtetësi, drejt e me drejtësi! në ty popujt do të bekohen, me ty ata do të mburren!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse Zoti kështu u thotë judenjve e jerusalémasve: Çilni djerret tokë të re e mos mbillni nëpër ferra.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Rrethprituni në nder të Zotit, rrethpriteni zemrën tuaj, o judenj e jerusalemas, që të mos shpërthejë si zjarr zemërimi im, të ndizet flakë e të mos ketë kush ta shuajë, për shkak të veprave tuaja të pabesa.” Pushtimi nga veriu
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kushtrim lëshoni në Jude! Shpallni në Jerusalem! Thirrni, me bori lajmëroni vendin, të madhe bërtitni edhe thoni: ‘Bashkohuni! Në fortesa të gjithë të hyjmë!’
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Lartësoni një shenjë në drejtim të Sionit! Ikni! Mos u ngarritni! Sepse unë po sjell të keqen nga Veriu, një rrënim të madh!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Doli luani nga strofulli i vet, u ngrit vrasësi i popujve; doli prej vendit të vet për ta bërë vendin tënd shkretëtirë: qytetet e tua do të shkretohen e do të mbesin pa banorë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prandaj vishuni me grathore, vajtoni e ulëritni, se prej nesh nuk u largua zjarri i zemërimit të Zotit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po atë ditë - është fjala e Zotit - mbretër e princa do t’i lëshojë zemra, shtang do të mbesin priftërinjtë, në vrimë të miut do të hyjnë profetët!’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Unë thashë: “Eheu, Zoti Hyj! Pra, këtë popull e Jerusalemin e paske gënjyer kur i the: ‘Paqja kurrë s’do t’ju mungojë!’ Por, ja, shpatën e kemi në fyt!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po në atë kohë do t’i thuhet këtij populli e Jerusalemit: “Era përcëlluese e kodrave që janë në shkretëtirë pushtoi bijën e popullit tim, jo për të hedhur e për ta pastruar.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Më e fortë se kjo një tjetër erë, ja, po vjen nën urdhrin tim.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ja, po ngjitet porsi reja, si stuhi karroca e tij, kuajt e tij më të shpejtë se shqipet! Vaj për ne se sharruam shqim!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Laji fajet e zemrës sate që të shpëtosh, Jerusalem! Deri kur dot’i ruash në zemër synimet e mbrapshta të tuat?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Nga Dani zëri i kasnecit e nga mali i Efraimit lajmëron kumtin e fatkeqësisë:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Lajmëroni kombet! Ja, arritën! Njoftoni Jerusalemin: Prej së largu po vijnë armiqtë dhe lëshojnë britma mbi qytetet e Judesë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Po e rrethojnë porsi rojtarët e fushës, pse ndaj meje ishte kokëfortë - është fjala e Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sjellja jote dhe veprat e tua ta bënë këtë. Kjo është fatkeqësia jote, oh, sa e hidhur që është, sepse të ther mu në zemër!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Digjem përbrenda, përvëlohem! Më mbytën dhimbjet! M’u copëtua zemra! Shpirti më dridhet! S’mund të hesht se borisë ia dëgjoj zërin, urratë e luftës!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mjerim përmbi mjerim dëgjohet: i tërë vendi u shkretua, çadrat papritmas m’u shkretuan, shkuan dëm strehimet e mia!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Deri kur do të shoh flamurin, do të dëgjoj zërin e bririt?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Po, i pamend është populli im, kurrë s’më njohën. Janë bij të marrë edhe të krisur, kanë aq dije sa për të bërë të këqija, aftësi s’kanë për ta bërë të mirën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Shikoj tokën: është shkretë, e zbrazët, shikoj qiellin: ka mbetur pa dritë!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Shikoj malet: dhe, ja, po dridhen, shikoj kodrat: të gjitha po tunden!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Shikoj përreth: s’shoh me sy njeri, shpendët e qiellit të gjithë u larguan!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Shikoj: toka e pëlleshme u bë shkretëtirë, qytete të tëra grumbuj rrënojash para Zotit, para zjarrit të zemërimit të tij!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Sepse kështu flet Zotynë: “Mbarë vendi do të shkatërrohet, por krejtësisht nuk do ta zhduk.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Prej tij toka në zi do të vishet e lart, qielli do të errësohet, sepse thashë dhe s’do të pendohem, kështu vendosa dhe s’kthehem dalë!”
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sapo u dëgjua klithma e kalorësit dhe shigjetarët, mbarë qyteti vihet në ikje, struken thellë ndër pyje të dendura, ngjiten edhe nëpër qeta; mbarë qytetet u braktisën, në to s’mbeti njeri i gjallë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ti, o e shkretuara, ç’do të bësh? Sikur edhe me purpur të vishesh, Sikur edhe me stoli ari të cingëlohesh, edhe sytë e tu me ngjyrë t’i lyesh, kot më kot zbukurohesh! Dashnorët e tu të përbuzin, jetën tënde duan ta marrin!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Po dëgjoj britmën si të gruas në të lindur, klithmën si të gruas që lind së pari: janë këto klithmat e bijës së Sionit, në grahma të vdekjes që duart i shtrin: “E mjera unë! Shpirti po më del prej goditjeve të vrastarëve!”
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.