Jeremia parakallëzon pushtimin e Egjiptit prej Nabukodonozorit
1Posa Jeremia ia tha mbarë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Hyjit të tyre, të gjitha ato fjalë për të cilat e kishte dërguar Zoti, Hyji i tyre, për t’ua thënë,
2Azaria, biri i Ozaisë, Johanani, biri i Kareesë, e të gjithë ata njerëz, krenarë e kryengritës, i thanë Jeremisë: “Ti po na rren! Zoti, Hyji ynë, nuk të dërgoi të na thuash: ‘Mos shkoni në Egjipt për t’u strehuar atje!’,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3por Baruku, biri i Nerisë, të ngacmon kundër nesh, që të na lëshojë në duar të kaldenjve për të na vrarë e për të na tretur në Babilon.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Johanani, biri i Kareesë, të gjithë oficerët dhe mbarë populli nuk e dëgjuan zërin e Zotit që të qëndroni në tokën e Judesë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por Johanani, biri i Kareesë, dhe të gjithë oficerët morën mbarë tepricën e Judës, që ishin kthyer nga të gjitha vendet, ku më parë kishin qenë shpërndarë, që më vonë të ktheheshin në tokën e Judës:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6burra e gra, të vegjlit e bijat e mbretit dhe çdo njeri që e kishte lënë Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, me Godolinë, birin e Ahikamit, të birit të Safanit. Morën edhe Jereminë profet edhe Barukun, birin e Nerisë,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7dhe hynë në tokën e Egjiptit, sepse nuk e dëgjuan zërin e Zotit. Kështu arritën në Tafnis. Jeremia parakallëzon pushtimin e Egjiptit prej Nabukodonozorit
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Fjala e Zotit i qe drejtuar Jeremisë në Tafnis:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9“Merr gurë të mëdhenj dhe fshehi në llaç ndër sy të judenjve në kalldrëmin që është para derës së shtëpisë së faraonit në Tafnis
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10e thuaju: Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unë do ta dërgoj e do ta marr mbretin e Babilonisë, Nabukodonozorin, shërbëtorin tim, dhe fronin e tij do ta vendos mbi këta gurë që i fsheha; ai do ta vendosë selinë e vet mbi ta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Do të vijë e do ta godasë tokën e Egjiptit: Kush të jetë për vdekje, në vdekje! Kush të jetë për mërgim, në mërgim! Kush të jetë për shpatë, në shpatë!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Me zjarr do t’i shkrumbojë tempujt e zotave të Egjiptit, do t’i djegë, e do t’i dëbojë në mërgim zotat dhe do ta shkundë tokën e Egjiptit siç e shkund bariu për ta pastruar prej morrave leshnikun e vet e prej andej do të dalë pa i hyrë ferrë në këmbë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Copë e grimë do t’i bëj truporet e tempullit të Diellit, që janë në dheun e Egjiptit, me zjarr do t’i shkrumboj faltoret e zotave të Egjiptit.”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.