Shërbesa e fundit e Jeremisë: judenjtë në Egjipt dhe Mbretëresha e Qiellit
1Fjala që u qe drejtuar të gjithë judenjve që banonin në tokën e Egjiptit, banorëve të Magdolos, të Tafnisit, të Memfisit dhe në tokën e Faturesit me gojë të Jeremisë. Thoshte:
2“Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ju e patë të gjithë të keqen që e solla mbi Jerusalem dhe mbi të gjitha qytetet e Judës: ja, sot janë një rrënojë pa banorë
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3për shkak të fajit që bënë duke më ngacmuar e duke shkuar për t’u flijuar e për t’i adhuruar hyjnitë e huaja, të cilat s’i njihnin as ata, as ju, as të parët tuaj.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Unë ju kam dërguar pa u mërzitur të gjithë shërbëtorët e mi, profetët, e ju thosha: ‘Mos e bëni këtë paturpësi që e urrej!’
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por nuk dëgjuan as nuk më vunë aspak vesh të kthehen prej të këqijave të veta dhe të mos u flijojnë hyjnive të huaja.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë u zbraz furia ime e zemërimi im dhe mori flakë në qytetet e Judës dhe në sheshet e Jerusalemit dhe ato u shndërruan në shkretëtirë e shkretëtim siç janë sot!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Edhe tashti kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Po përse bëni kundër vetvetes një të keqe kaq të madhe, sa që bëni të sharrojë prej barkut të Judës burrë e grua, fëmijë e ferishte që të mos ju mbesë një Tepricë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8pasi më ngacmoni me veprat e duarve tuaja duke u flijuar hyjnive të huaja në tokën e Egjiptit, në të cilën hytë për t’u strehuar? Fara do t’ju tresë e do të bëheni shenjë mallkimi dhe turpi për të gjithë popujt e tokës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pse a i harruat, vallë, të këqijat e etërve tuaj, të këqijat e mbretërve të Judës, të grave të tyre, të këqijat tuaja e të grave tuaja, që i bënë në tokën e Judës e në sheshet e Jerusalemit?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nuk u penduan deri në ditën e sotme, as nuk u trembën, as nuk ecën në Ligjin tim e në urdhërime të mia, që unë i shpalla ndër sytë tuaj e të të parëve tuaj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj, kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unë do ta kthej faqen time kundër jush për të keqen tuaj dhe do ta shpërndaj mbarë Judën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do ta marr tepricën e Judës që vendosi të hyjë në tokën e Egjiptit për t’u strehuar aty, fara do t’u shuhet të gjithëve në dheun e Egjiptit: do të bien prej shpatës e urisë, do të zhduken prej më të voglit e deri në më të madhin, prej shpatës e urisë do ta gjejnë vdekjen. Do të jenë shenjë nëme, tmerri, mallkimi dhe turpi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do t’i ndëshkoj të gjithë ata që banojnë në Egjipt, siç e ndëshkova Jerusalemin: me shpatë, me uri e me murtajë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Askush s’do të shpëtojë i gjallë dhe s’do të mbesë prej Tepricës së judenjve, që erdhën të strehohen në tokën e Egjiptit për t’u kthyer në tokën e Judës, për të cilën u lëngon zemra të kthehen e të banojnë atje. Më s’do të kthehen, përveç ndonjërit që do të ikë.”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë të gjithë njerëzit që dinin se gratë e tyre u flijonin hyjnive të huaja - madje të gjitha gratë e pranishme në një numër të madh - si dhe mbarë populli që banonte në tokën e Egjiptit në Fatures, iu përgjigjën Jeremisë e i thanë:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16“Fjalët që na i the në emër të Zotit, nuk do t’i dëgjojmë,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17madje me vendosmëri do të vazhdojmë të bëjmë siç e kemi dhënë fjalën: do t’i flijojmë Mbretëreshës së Qiellit dhe do t’i njomim fli njomjeje, siç bëmë ne dhe etërit tanë, mbretërit tanë dhe prijësit tanë në qytetet e Judës e në sheshet e Jerusalemit: kishim bukë me mbushullim, ishim mirë dhe nuk pamë të këqija.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Që kur nisëm të mos i kushtojmë fli kemi dhe fli njomjeje Mbretëreshës së Qiellit, gjithçka po na mungon, e po na e humb farën shpata e uria.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur ne i flijojmë Mbretëreshës së Qiellit dhe i njomim njomje, a thua se kur i gatuam kuleç në shëmbëlltyrën e saj dhe i kushtuam fli njomjeje e bëmë pa dijen e burrave tanë?”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Jeremia i shpalli mbarë popullit, burrave e grave dhe mbarë atyre që i folën kështu, këtë përgjigje. U tha:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21A thua nuk i ka rënë ndërmend Zotit kemi që e kushtuat në qytetet e Judës dhe në rrugët e Jerusalemit, ju e etërit tuaj, mbretërit tuaj dhe të parët e vendit tuaj dhe populli i vendit, thua kjo nuk e preku në zemër?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Zoti nuk mundi të durojë më për shkak të veprave tuaja të këqija e për shkak të turpësive që bëtë. Kështu toka juaj u shndërrua në shkretëtirë, në tmerr e në mallkim, pa banorë siç është sot.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Pse ju kushtuat kem e mëkatuat kundër Zotit duke mos e dëgjuar zërin e Zotit, pse nuk ecët në Ligjin e tij, në urdhërimet dhe në rregulloret e tij, këndej edhe ju gjetën këto të këqija, si sot.”
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë Jeremia iu drejtua mbarë popullit dhe të gjitha grave: “Dëgjojeni fjalën e Zotit, të gjithë ju, o judenj, që jeni në tokën e Egjiptit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ju dhe gratë tuaja folët me gojën tuaj dhe e zbatuat me duart tuaja; thatë: ‘T’i çojmë në vend kushtet që kushtuam: t’i flijojmë Mbretëreshës së Qiellit e t’i njomim fli njomjeje.’ Kryeni kushtet tuaja dhe bëjini vepër!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Porse, o judenj që jetoni në tokën e Egjiptit, dëgjojeni fjalën e Zotit: Unë po përbetohem me emrin tim të madh - është fjala e Zotit - emri im kurrë më nuk do të përmendet prej gojës së asnjë judeu në mbarë tokën e Egjiptit, asnjë s’do të thotë: ‘Pasha jetën e Zotit Hyj!’
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ja, unë do t’i vërej me kujdes për të zezën e tyre e jo për të mirën: judenjtë që janë në tokën e Egjiptit do të shuhen prej shpatës e urisë derisa të zhduken krejtësisht.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Shumë pak do të jenë ata që do t’i shpëtojnë shpatës e do të kthehen nga toka e Egjiptit në tokën e Judës, kështu do ta kuptojnë të gjitha tepricat e Judës, që hynë në tokën e Egjiptit për t’u strehuar aty, fjala e kujt do të shkojë në vend, e imja apo e tyrja.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Dhe, ja, për ju shenja - thotë Zoti - se do t’ju ndëshkoj në këtë vend, që ta dini se vërtet do të shkojnë në vend fjalët e mia kundër jush e për të zezën tuaj.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kështu thotë Zoti: Ja, unë do ta lë faraonin Ofree, mbretin e Egjiptit, në duart e armiqëve të tij dhe në duar të atyre që e kërkojnë jetën e tij, po ashtu siç e lëshova Sedecinë, mbretin e Judës, në dorën e Nabukodonozorit, mbretit të Babilonisë, armikut të tij që kërkonte kokën e tij.”
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.