Të gjithë kapitujt

Jeremia · Kapitulli 45

Fjala e ngushëllimit për Barukun

5 vargje

Fjala e ngushëllimit për Barukun

1Fjala që ia drejtoi profeti Jeremi Barukut, birit të Nerisë, kur i shkroi këto fjalë në libër sipas diktatit të Jeremisë, në vitin e katërt të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës:

2Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit, në lidhje me ty, o Baruk.

3Ti vetë the: ‘Vaj për mua të mjerin, që Zoti po i shton trishtimit tim dhimbje! U këputa duke dënesur e, megjithatë, nuk mund të gjej pushim!’

4Kështu thuaji atij: Kështu thotë Zoti: Çka kam ndërtuar, unë e rrënoj e, çka kam mbjellë, unë e çrrënjos - mbarë këtë tokë!

5E ti kërkon për ty punë të mëdha? Mos i kërko! Ja, unë do të sjell mjerim mbi çdo njeri - është fjala e Zotit -por ty do ta dhuroj jetën tënde si pre në çdo vend që të jesh e kudo që të shkosh!”