Profeci kundër filistinëve
1Fjala e Zotit që i qe drejtuar profetit Jeremi kundër filistinëve para se faraoni ta pushtonte Gazën.
2Kështu thotë Zoti: “Ja, po fryhen ujërat nga Veriu porsi përroi kur ame del, vërshojnë tokën e çka është mbi të, qytetet e banorët e tyre! Njerëzit të madhe do të gërthasin, ulërijnë të gjithë banuesit e tokës
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3nga krisma e thundërzave të kuajve të tij të fortë, nga rropama e karrocave të tij, nga ushtima e rrotave të tij. Etërit më për fëmijët e vet s’shikojnë, duart e tyre pa fuqi kanë mbetur,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4pse arriti dita e shfarosjes së të gjithë filistinëve, kur Tirit e Sidonit do t’i zhduket edhe më i sprasmi ndihmës: po Zoti po i asgjëson filistinët, tepricat e ujëdhesës Kaftor.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Rruar kokën e ka Gaza, vër me gojë s’bën Askaloni! Ju tepricat e enacimëve, der’kur fytyrën do të gërvishtni?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Eheu, shpata e Tenzot, deri kur nuk do të pushosh? Kthehu në mill, pusho e hesht!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Si të pushojë kur Zoti e urdhëroi të veprojë kundër Askalonit, kundër brigjeve bregdetare, aty Ai i shënoi cakun!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.