Profeci kundër Moabit
1Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Vaj për Nabon: u shkretua e u marrua! U pushtua Kariataimi, u turpërua kalaja e u trand!
2Më galdim në Moab s’do të ketë! Në Hesobon i sendërgjojnë të zezën: “Ejani ta shfarosim nga popujt!” Ti Madmenë, do të shpartallohesh, këmba-këmbës shpata po të ndjek!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ndihen britma nga Oronaimi: “Shkatërrim! Rrënim i madh!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Rrafsh me tokë u bë Moabi!” Ndihet vigma e fëmijëve në Segor.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Marrin përpjetën e Luitit, i ngjiten malit duke qarë, sepse në zbritjen e Oronaimit, ndien armiku klithmat e humbjes:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6“Ikni, shpëtoni kokën, do të jeni si marena në shkretëtirë.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pasi e vure tërë shpresën tënde në vepra të tua e në visaret e tua, edhe ti, po, do të pushtohesh. Kamosi do të shkojë në mërgim me priftërinj e me të parë së bashku.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në çdo qytet do të vijë shkretuesi, s’ka qytet që do të shpëtojë; fushë e bjeshkë do të rrënohen, do të përmbysen - sepse kështu shpalli Zotynë!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Jepi Moabit krahë për fluturim, se qytetet iu shkretuan: s’mbeti kush ndër to të banojë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mallkuar qoftë kush e kryen me pakujdesi veprën e Zotit! Mallkuar qoftë kush s’e njomë shpatën e vet me gjak!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I qetë jetoi Moabi që në rini, ai pushoi në draun e vet, s’u kalua nga vozga në vozgë kurrë s’qe humbur në internim; ndaj e ruajti shijen e vet, s’u ndërrua fare era e tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Porse, ja, ditët po vijnë - është fjala e Zotit - do t’i dërgoj shtypës që do ta nxjerrin nga një vozgë në një tjetër dhe do ta kalojnë nga një enë në tjetrën dhe enët e tyre do t’i thyejnë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë Moabit do t’i vijë turp për shkak të Kamosit, siç u turpërua shtëpia e Izraelit për shkak të Betelit, në të cilin e kishte vënë gjithë shpresën.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Si mund të thoni: “Jemi trima, jemi trima luftëtarë?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Rrafsh me tokë u bë Moabi, po sulmohen qytetet e tij, lulja e rinisë po i zbret në thertore - është fjala e Mbretit, që emrin Zot i Ushtrive e ka.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po afrohet rrënimi i Moabit, me hapa të shpejtë po vjen e keqja.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Qajeni, o ju të gjithë, si fqinjtë e tij që jeni; ju të gjithë që emrin ia dini, thoni: ‘Si u thye shkopi i fortë, skeptri i tij i lavdishëm?!’
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Zbrit nga lavdia jote e ulu në baltë, banuese, bija e Dibonit, se po të sulet shkatërruesi i Moabit, i shpartalloi të tëra fortesat e tua.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Rri në udhë e vështro, banuesja e Aroerit! Pyeti të ikurit e ata që shpëtuan! Thuaju: ‘Ç’ndodhi kështu?’
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20U turpërua Moabi, sepse u mund! Uluritni edhe klithni! Lajmërojeni Arnonin se Moabi u shkretua.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Erdhi gjyqi kundër Rrafshnaltit, kundër Helonit, kundër Jasës e kundër Mefaatit,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22kundër Dibonit, Nabos e Betdeblataimit,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23kundër Kariataimit, Betgamulit e Betmaonit,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24kundër Kariotit, Bosrës dhe kundër të gjitha qyteteve të tokës së Moabit, atje ku janë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25“Iu këput briri Moabit, iu thye krahu Moabit.” - është fjala e Zotit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Deheni Moabin se u ngrit kundër Zotit; Moabi tani le të zhgërryhet në të vjellat e veta, edhe ai le të jetë i përqeshur.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Vallë a s’qe për ty edhe Izraeli shkak përqeshjeje? Pse a u gjet edhe ai ndër vjedhës, që sa herë flisje kundër tij, tundje kokën?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Largohuni nga qytetet e banoni ndër qeta, o banorët e Moabit! Përngjajini pëllumbit që e ndërton çerdhen në faqet e humnerës së frikshme.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Dëgjuam për krenarinë e Moabit: e teproi më me krenari; ia pamë krenarinë e arrogancën, madhështinë e krenarinë e zemrës!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30E njoh mirë lavdërimin e tij - është fjala e Zotit - dërdëllisjet e tij të pathemelta, punët e mëdha që kurrë s’i bëri!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Prandaj, Moabit po ia bëj gjëmën, po i vajtoj mbarë Moabasit, do të qaj për burrat e Kiraresetit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Gjëmë më të madhe se mbi Jazer, do të bëj gjëmë mbi ty, o hardhia e Sabamës! Pinjollët e tu e kaluan detin, arritën deri në Jazer! Mbi të korrat e vjeljen tënde u vërsul shkatërrimtari.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33U zhduk gëzimi e hareja prej pemishtes e tokës së Moabit. Nga shtrydhësi verën e zhduka, shtrydhësi i rrushit askurrë më, këngët e gëzueshme të zakonshme s’do t’i këndojë!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kushtrimi i Hesebonit dëgjohet deri në Eleale; zëri i tyre arrin deri në Jasa, nga Segori deri në Oronaim, deri në Eglatselisiam. Edhe ujërat e Nimrimit krejtësisht do të prishen.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Do të zhduk nga Moabi - është fjala e Zotit - atë që do të kushtojë në lartësi dhe atë që kem u djeg hyjnive të tij.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Prandaj zemra ime më dridhet për Moabin porsi dridhet fyelli; shpirti im dridhet si fyelli për burrat e Kirharesetit: sepse humbën fitesën që kishin bërë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Çdo kokë do të shoget e çdo mjekërr do të rruhet, çdo dorë do të gërvishtet e çdo ijë me grathore do të vishet.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Mbi çdo pullaz të Moabit e në çdo shesh të tij kudo vajtime, sepse e copëtova Moabin porsi një shtambë që askujt s’i vlen gjë - është fjala e Zotit.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Po si u ndrydh! Se ç’u bë copë e grimë! Se ç’u turpërua Moabi e u vu në ikje?! Moabi u bë lojë dhe përqeshje për të gjithë fqinjtë e tij.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Sepse kështu thotë Zoti: Ja, thua se shqiponja u lëshua fluturim, mbi Moabin i shtrin krahët e vet!
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Qytetet u pushtuan, u morën kështjellat. Zemra e trimave të Moabit atë ditë porsi zemra e gruas në lindje e sipër do të jet ë.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Do të pushojë Moabi së qeni popull sepse Zotit i shiti lavde!
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Tmerr, gropë e lak mbi ty, o banues i Moabit - është fjala e Zotit.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Kush t’i shpëtojë tmerrit, në gropë do të bjerë; kush të dalë nga gropa, do të zihet në lak; sepse do të sjell kundër Moabit vitin e ndëshkimit të tyre - është fjala e Zotit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Nën hije të Hesebonit zënë vend të ikurit të mbetur pa fuqi, por zjarri doli nga Heseboni, shpërtheu flaka nga mesi i Sikonit, ia përpiu tëmthat Moabit, butin e kresë të kryengritësve.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Vaj për ty, o Moab! Sharroi populli i Kamosit! Bijtë e tu u zunë robër, bijat e tua u çuan në skllavëri!
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Por dikur në një ditë të vonë prapë Moabin do ta përtërij - është fjala e Zotit. Këtu merr fund gjyqi i Moabit.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.