Profeci kundër Amonit
1Në lidhje me bijtë e Amonit, kështu thotë Zoti: “Izraeli, vallë, a nuk paska djem, a thua s’paska asnjë trash’gimtar? Pse Milkomi e trashëgoi Gadin, populli i tij banoi në qytete të tij?
2Ja, prandaj se po vijnë ditët - është fjala e Zotit - urratë e luft’s do të bëj të dëgjohen mbi Rabanë e bijve të Amonit, do të bëhet një grumbull gurësh Bijat e saj me zjarr do të digjen, atëherë Izraeli do t’i plaçkitë ata që atë e plaçkitën - është fjala e Zotit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ulërit, Hesebon, sepse Ari u rrafshua, dhe u bë një grumbull gurësh; vajtoni bijat e Rabës, ngjeshuni në grathore, qani, enduni rreth e rreth muresh, se Milkomi po tretet në skllavëri, priftërinjtë e tij së bashku me prijës.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Përse mburresh ti me vërritë? Rrjedh begatshëm vërria jote, bijë kryengritëse, që shpreson në visaret e tua e thua: ‘ Kush guxon të më sulmojë?’
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ja, unë po sjell tmerrin mbi ty - thotë Zoti, Hyji i Ushtrive - nga të gjithë që janë rreth teje, do të shpërndaheni kah t’ju çojnë sytë, s’do të ketë kush t’i bashkojë të ikurit!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por, pas kësaj, do t’ia ndryshoj fatin Amonit” - është fjala e Zotit. Profeci kundër Edomit
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci kundër Edomit
7Lidhur me Edomin. Kështu thotë Zoti i Ushtrive: “Vallë, a s’ka mbetur më urti në Teman? Vallë, ndër të mençur a mungoi këshilla? A thua dija e tyre u dëvar?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ikni! Ktheni shpinën! Zbritni në greminë, ore ju, banorë të Dedanit, rrënimin e tij po e sjell mbi Ezaun, është koha të më japë llogari.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Nëse do të të vijnë vjelësit e rrushit, asnjë vile s’do ta lënë; nëse do të të vijnë vjedhësit e natës, do të vjedhin çka të duan.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Se jam unë që e shqyrtoj Ezaun, ia zbuloj çdo skutë të fshehtë, assesi nuk mund të fshihet! Iu shua fara, iu zhdukën vëllezërit, s’i mbet vëlla, fqinj që mund t’i thotë:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Mos u shqetëso për bonjakë të tu, sepse unë ata i rris, të vejat e tua unë do të kujdesem për to!”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse kështu thotë Zoti: Ja, ata që nuk do të duhej ta pinin kupën, janë të dënuar ta pinë deri në fund. E ti të kalosh pa e pirë si të ishe i pafajshëm?! S’do të jesh i pafajshëm, por do ta pish deri në fund!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po, unë po përbehem me vetvete - është fjala e Zotit - Bosra do të bëhet vend i shkretë, emnesë, shkretëtirë e mallkim dhe të gjithë qytetet që i përkasin do të bëhen një grumbull rrënojash të përhershme.”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Një lajm prej Zotit e mora, kasneci u dërgua ndër popuj: “Bashkohuni dhe ejani kundër saj! Ngrihuni e bini në luftë!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe, ja, të vogël do të të bëj mes popujsh, të përbuzur mes njerëzish.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mendja e madhe jotja të tradhtoi, krenaria e zemrës sate; ti që banon në shpella të qetave, ti që kapesh kreshtave të bjeshkëve, edhe nëse e ngreh, si shqiponja, lart çerdhen tënde, prej andej poshtë do të të plandos - është fjala e Zotit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Edomi do të shkatërrohet: kushdo të kalojë nëpër të, do të mbetet shtang nga habia dhe do të fërshëllejë mbi plagët e tij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sikurse qenë përmbysur Sodoma e Gomorra dhe qytetet fqinje - është fjala e Zotit - askush më në të s’do të banojë, asnjë bir njeriu në të s’do të strehohet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ja, porsi luani sulmon nga pylli i dendur i Jordanit drejt vërrive përherë të gjelbërta, po ashtu, në një të rrahur të qepallës, do ta bëj të ikë larg prej tij, do t’ia vë të parë të zgjedhurin tim. E njëmend, kush mund të jetë i ngjashëm me mua? Kush është i zoti mua të më padisë? Cili bari mund të më bëjë ballë?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pra, dëgjojeni synimin e Zotit që e ka në mend kundër Edomit, e vendimet që i mori kundër banorëve të Temanit: rrëshqanë do t’i heqin edhe qengjat e grigjës, për ta shkretë do të mbesin kullotat!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nga rropama e rënies së tyre do të trandet toka, klithmat e tyre do të dëgjohen der në Det të Kuq!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ja, po ngjitet, fluturon si shqipja, krahët e vet i shtrin mbi Bosrën; atë ditë zemra e trimave të Edomit do të jetë si zemra e gruas kur lind! Profeci kundër qyteteve siriane
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci kundër qyteteve siriane
23Lidhur me Damaskun. “U harbuan Emati e Arfadi, se dëgjuan një kumt të zi. U trazuan porsi deti, ngushtë janë, assesi s’mund të gjejnë qetësi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24U shkatërrua Damasku, mori arratinë; tmerri e frika i pushtoi, e shtrënguan ngushticë e dhimbje porsi gruan kur lind fëmijë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Si të mos lihet qyteti i lavdishëm, fortesa e haresë?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Të rinjtë e tij në sheshe do të vriten, të gjithë atë ditë do t’i vriten trimat - është fjala e Zotit të Ushtrive.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mureve të Damaskut zjarr do t’u jap, do t’i përpijë kullat e Benadadit.” Profeci kundër fiseve arabe
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci kundër fiseve arabe
28Kundër Cedarit e mbretërive të Asorit që i shpartalloi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë. Kështu thotë Zoti: “Në këmbë! Suluni kundër Cedarit! Asgjësoni bijtë e Lindjes!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Merruani çadrat edhe grigjat, pëlhurat e çadrës me almiset e tyre; le t’u merren gamilet e tyre dhe le të klithet përmbi ta: tmerr gjithkund përreth!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ikni! Zhdukuni me shpejtësi! Fshehuni në gërrla, ju që banoni Asorin - thotë Zoti - se mbreti i Babilonisë, ai Nabukodonozori, ka shestuar kundër jush një plan, kundër jush vendim ka marrë:
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31“Në këmbë! Suluni kundër pop’llit të qetë, që jeton në pakujdesi” - është fjala e Zotit - që s’ka derë as shula dere e jeton krejt i vetmuar!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Pre do të jenë devet e tyre, plaçkë delet e tyre të shumta!” Do t’i tres në çdo anë, ata njerëz me tëmtha të rruar, nga çdo anë do t’u sjell rrënimin - është fjala e Zotit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Strofull çakejsh do të bëhet Asori, një shkretëtirë e përhershme. Askush më në të s’do të banojë, bir njeriu në të s’do të strehohet.” Profeci kundër Elamit
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci kundër Elamit
34Fjala e Zotit që i qe drejtuar profetit Jeremi kundër Elamit, në fillim të mbretërimit të Sedecisë, mbretit të Judës.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35“Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Ja, po e thyej harkun e Elamit, fuqinë më të madhen të tijën,
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36dhe do të sjell përmbi Elamin, katër erërat nga katër anët e qiellit, do t’i hedh në të gjitha këto erëra: asnjë popull kund s’do të ketë, ku të mos arrijnë të ikurit e Elamit!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Elamitëve tmerrin do t’ua shtie përballë armiqve të tyre, përballë atyre që u kërkojnë jetën; fatkeqësinë do ta çoj mbi ta: zemërimit tim të ndezur flakë - është fjala e Zotit - përpas shpatën do t’ua çoj derisa krejt t’i asgjësoj.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Fronin tim në Elam do ta vë, do të zhduk mbretër edhe princa - është fjala e Zotit.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Por dikur, në ditët e largëta, do t’ia ndërroj fatin Elamit - është fjala e Zotit.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.