Profeci kundër Babilonisë
1Fjala që e tha Zotynë lidhur me Babiloninë edhe me tokën e kaldenjve me anë të profetit Jeremi. Rënia e Babilonisë, çlirimi i Izraelit
Rënia e Babilonisë, çlirimi i Izraelit
2“Lajmëroni ndër popuj, vini në dijeni, ngritni flamurin, shpallni e mos e fshehni, thoni: ‘U pushtua Babilonia, me turp u mbulua Beli, u mposht Merodaku! U turpëruan shtatoret e tij, dordolecat e tij u thyen!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse kundër tij nga Veriu po ngjitet një popull, që tokën e tij do ta shkretojë dhe s’do të mbetet njeri që të banojë në të: as njeri as bagëti: po ikën e do të shkojnë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Në ato ditë e në atë kohë - është fjala e Zotit - do të vijnë bijtë e Izraelit së bashku me bijtë e Judës; do të shpejtojnë duke ecur e duke qarë dhe do ta kërkojnë Zotin, Hyjin e vet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Do të pyesin për udhën e Sionit, drejt të cilit e kanë të drejtuar fytyrën: ‘Ejani t’i mbështetemi Zotit me Lidhje të përhershme, që s’do ta shlyejë asnjë harresë.’
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Grigjë e humbur ishte populli im, barinjtë e tyre i ngashnjyen dhe bënë që të enden ndër male. Kaluan nga mali në kodër, e patën harruar vathën e vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kushdo i gjente, i hante, dhe armiqtë e tyre thoshin: ‘S’po bëjmë kurrfarë faji pasi ata kanë mëkatuar kundër Zotit, kullotës së drejtësisë dhe shpresës së etërve të tyre, Zotit.’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ikni nga Babilonia! Dilni nga toka e kaldenjve; jini posi cjeptë në krye të grigjës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse ja, po ngre e nis kundër Babilonisë një shumicë popujsh të mëdhenj nga toka e Veriut; këta do të sulen kundër tij nga andej edhe do të pushtohet: shigjeta e tyre si e luftëtarit të zgjedhur, kotasnjë më nuk do të shkojë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kaldeja do të bëhet pre, do të begaten të gjithë plaçkitësit e saj - është fjala e Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ndërsa gëzoheni e të madhe lëvdoheni, ju, o plaçkitës, të pronës sime, ndërsa kërceni si mëzetërit mbi bar, e hingëllonit si hamshorët e fortë,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12u turpërua për së forti nëna juaj, u mbulua me turp ajo që ju lindi: ja, e fundit do të jetë në mes të popujve, e shkretuar, e pashteg, e djegur!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13zemërimi i Zotit derën me ferrë ia mbylli, krejtësisht do të mbetet e shkretë; kush të kalojë n’për Babiloni nga habia shtang do të mbetet, do të fërshëllejë mbi plagët e tij.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Rreshtohuni për luftë rreth Babilonit, të gjithë ju që harkun ngrehni, qitni në të, shigjeta mos kurseni, sepse Zotit deshtas në faj i ra!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Britma lufte lëshoni kundër tij, në çdo anë dorën e shtrin. U rrëzuan themelet e tij, u shembën edhe muret e tij, sepse është dita e hakmarrjes së Zotit. Hakmerruni kundër tij, siç bëri ai, bëjani edhe ju atij!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Shfaroseni në Babiloni mbjellësin, edhe korrësin në kohë të korrjes. Larg nga shpata vrastare, të kthejë secili në popull të vet, të ikë çdonjëri në vend të vet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dele e humbur ishte Izraeli e përndjekur nga luanët. I pari e hëngri mbreti i Asirisë, e i fundit që i hoq edhe kockat, Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Prandaj kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Ja, unë do ta ndëshkoj mbretin e Babilonisë dhe tokën e tij siç e ndëshkova mbretin e Asirisë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë do ta kthej Izraelin në kullotat e tij e do ta kullotë Karmelin, Basanin, e në malin e Efraimit e të Galaadit do t’i kënaqet shpirti.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po në ato ditë e në atë kohë, - është fjala e Zotit - do të kërkohet mëkati i Izraelit, por nuk do të gjendet, po edhe mëkati i Judës, por nuk do të gjendet, sepse unë ua fala të gjithë atyre që i ruajta. Rënia e Babilonisë, kumtuar në Jerusalem
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rënia e Babilonisë, kumtuar në Jerusalem
21Ngjitu në tokën e Merataimit, sulmo banorët e Fakudit! Shpartallo, vriti, përndiqi - është fjala e Zotit - bëj gjithçka të kam urdhëruar!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Brohoritje lufte po jehojnë anembanë vendit, humbje e tmerrshme!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Si? U thye e copë u bë maji i tokës mbarë? Si? Në shkretëtirë u kthye mes popujve Babilonia?
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Lakun ta vura e u pushtove e ti, s’dije, o Babiloni! U zure në në befasi dhe u kape, sepse hyre në luftë me Zotin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Zoti e hapi armëtoren e vet dhe i nxori armët e zemërimit të vet, sepse Zoti, Hyji i Ushtrive, ka për të bërë një punë të madhe në vendin e kaldenjve.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ejani kundër saj nga të gjitha skajet, hapni drithnikët e saj, kthejeni në një grumbull gurësh si kapëll duajsh, vritieni, saqë gjë prej saj të mos mbesë!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Preni të gjithë mëzetërit e tij, në thertore le të zbresin! Vaj për ta se u erdhi dita, koha e ndëshkimit të tyre.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Dëgjojeni zërin e atyre që ikën nga toka e Babilonisë vijnë për të kumtuar në Sion, hakmarrjen e Zotit, Hyjit tonë, hakmarrjen për Tempull të vet. Mëkati i pafytyrësisë
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mëkati i pafytyrësisë
29Shigjetarët bashkoni në Babiloni, të gjithë ata që ngrehin harqet; rrethojeni nga çdo anë: që asnjë të mos shpëtojë! Shpaguajeni sipas veprave të saj, gjithçka bëri, bëjani asaj, sepse u çuan kundër Zotit, Shenjtit të Izraelit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prandaj nëpër sheshe do të bien të rinjtë e Babilonit, atë ditë do të vriten të gjithë trimat e tij - është fjala e Zotit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ja, në shpinë më ke, “o moj Krenari”, është fjala e Zotit, Hyjit të Ushtrive, të erdhi dita, koha e ndëshkimit tënd!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Do të bjerë “Krenaria”, do të rrëzohet, s’do të jetë kush që të mund ta ngrejë. Zjarr do t’u jap qyteteve të saj, do t’ia djeg të gjitha rrethinat! Zoti shpaguesi i Izraelit
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti shpaguesi i Izraelit
33Kështu thotë Zoti i Ushtrive: “Të ndrydhur janë bijtë e Izraelit së bashku me bijtë e Judës. Të gjithë ata që i pushtuan, i mbajnë në robëri e nuk duan t’i lirojnë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Porse Shpaguesi i tyre është i fortë, e ka emrin Zoti i Ushtrive, Ai do ta mbrojë rrjedhimisht çështjen e tyre, do t’ia kthejë qetësinë botës dhe do t’i bëjë të dridhen banorët e Babilonisë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Shpatë kundër kaldenjve - është fjala e Zotit - kundër banorëve të Babilonit, kundër princave e të urtëve të tij!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Shpatë kundër dijetarëve të tij: le të dalin mendsh! Shpatë kundër trimave të tij: frika le t’i pushtojë!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Shpatë kundër kuajve e karrocave luftarake të tij e kundër njerëzve që janë në to: le të bëhen porsi gra! Shpatë kundër thesareve të tij: le të rrëmbehen!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Shpatë mbi ujërat e tij: e le të shteren, sepse është ky vend truporesh, i çmendën idhujt e tyre dordolecat mendsh i qesin!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Prandaj, në të do të banojnë rrëqebuj me çakej, për struca banesë do të bëhet; kurrë më nuk do banohet as mos u ndërtoftë më brez pas brezi.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Sikurse Zoti e rroposi Sodomën e Gomorrën me qytetet përkatëse të tyre - është fjala e Zotit - njeri më në të s’do të banojë, më në të s’do të strehohet bir njeriu. Populli i Veriut e luani i Jordanit
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Populli i Veriut e luani i Jordanit
41Ja se arrin një popull nga Veriu, një popull i madh, e shumë mbretër po ngrihen nga skajet e botës.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Në dorë i morën hark e heshtë; të pashpirtë janë dhe të pamëshirshëm; zëri i tyre gjëmon porsi deti. Hipën në kuaj porsi trimat të përgatitur për luftim kundër teje, bija e Babilonisë.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43E dëgjoi mbreti i Babilonisë zërin e trimërisë së tyre dhe i lëshoi fuqia krahët e tij. Ngushticë e madhe e pushtoi, dhimbje si dhimbja e gruas kur lind.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Ja, porsi luani kur sulet nga pylli i dendur i Jordanit drejt livadheve gjithherë të blerta, do t’i bëj të ikin prej saj e të parë do t’ia bëj atë që më pëlqen. E njëmend, kush është i ngjashëm me mua? Kush guxon të më hedhë në gjyq? E ku mund të gjendet ai bari që do të mund të më qëndrojë përballë?
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Pra, dëgjojeni synimin e Zotit, që e ka në mend kundër Babilonisë e vendimet që i mori kundër tokës së kaldenjve: po se rrëshqanë do t’i heqin edhe qengjat e grigjës, për ta shkretë do të mbesin kullotat.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Nga rropama e pushtimit të Babilonisë do të trandet toka dhe britma e vaji do të dëgjohet ndër popuj.”
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.