Zoti kundër Babilonisë
1Kështu thotë Zoti: “Ja, unë do ta çoj kundër Babilonisë e kundër banorëve të Kaldesë një erë që sjell vdekjen.
2Do të dërgoj në Babiloni hedhës që do ta hedhin në erë si me terplote e do ta shpartallojnë tokën e tij, sepse në të do të sulen për gjithë anë, ditën e çmoskurrjes së zezë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Shigjetari të mos e lëshojë harkun, e pancirin të mos e zhveshë. Të rinjtë e tyre mos i kurseni, vritiani të tërë ushtrinë!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të bien të vrarë në tokën e kaldenjve, të plagosur në sheshet e saj,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse s’u vejërua Izraeli as Juda prej Hyjit të vet, Zotit të Ushtrive. sepse toka e tyre është plot fajësi para Shenjtit të Izraelit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Largohuni nga Babilonia, le të shpëtojë secili jetën e vet, mos u birrni për faj të tij, sepse është dita e hakmarrjes së Zotit: ç’meritoi atij po i jep.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Babilonia në dorën e Zotit ishte kupë punuar prej ari që e dehu botën mbarë; prej verës së tij popujt u pinë e prandaj u dolën mendtë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Papritmas ra Babilonia, u copëtua. Mbi të qani! Merrni balsam për dhimbjet e tij, se mos shërohet!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9“E mjekuam Babilonin, por s’u shërua dot, Lëreni e të shkojmë secili në vend të vet, sepse ndëshkimi i tij arriti der’në qiell, po lartësohet deri në re.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E ngriti Zoti drejtësinë tonë! Ejani ta shpallim në Sion, veprën e Zotit, Hyjit tonë!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mprehni shigjetat, mbushni kukurrat, e zgjoi Zoti shpirtin e mbretërve medë, se synoi të shfaros Babiloninë, ta rroposë, sepse është hakmarrja e Zotit, hakmarrja e Tempullit të tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbi mure të Babilonisë valvitni flamurin! Shtoni rojat, vini rojtarë, bëni pusi, sepse Zoti ka bërë pleqëri, e çka pat thënë, tani po e zbaton, ndaj banorëve të Babilonisë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ti që banon bri ujërash të shumtë, o i pasur me visare, të erdhi fundi, momenti i prerjes sate!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Edhe Zoti i Ushtrive me vete u përbetua: “Do të të mbush me njerëz si karkaleca, përmbi ty do të këndohet kënga e të vjelave.”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ai me fuqinë e vet i dha trajtë tokës, me urti të vet të qëndrueshme e bëri botën, me dijen e vet qiellin e shtriu.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Me zërin e tij grumbullohen ujëra të shumtë në qiell dhe i ngre retë nga skaji i tokës, bën që vetëtimat të shpërthejnë në shi, e nxjerr erën nga thesaret e vet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë i marrë bëhet çdo njeri, pa dije, çdo argjendar turpërohet nga idhulli i vet, sepse shtatoret e tij s’janë tjetër, por veç gënjeshtër edhe atyre fryma u mungon.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Veprat janë të kota, të denja për t’u përqeshur, ditën e ndëshkimit ato do të zhduken.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E tillë s’është, jo, “Pjesa e Jakobit”, sepse Ai e ka krijuar gjithësinë e Izraeli është fisi i trashëgimit të tij: Emri i tij është Zoti i Ushtrive. Maji i Zotit e mali i madh
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Maji i Zotit e mali i madh
20Ti qe maj në dorën time, një vegël lufte: me ty i rraha popujt, me ty i shpartallova mbretëritë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Me ty rraha kalë e kalorës, me ty rraha karrocë lufte e karrocierë,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22me ty rraha burrë e grua, me ty rraha plak e të ri, me ty rraha djalosh e vajzë,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23me ty rraha bari e grigjë, me ty rraha bujk e pendët e qeve, me ty rraha qeveritarë e bujarë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24E tani po i hakmerrem ndër sy tuaj Babilonisë e të gjithë banorëve të Kaldesë për të gjitha të këqijat që ia bënë Sionit - thotë Zoti.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Pritëm se me ty e kam, o Mali shkatërrues - është fjala e Zotit - ti që e prish gjithësinë! Kundër teje po e lartësoj dorën, do të të plandos prej kreshtave të larta, do të të bëj mal të djegur zhar!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prej teje s’do të gdhendet gur këndi as gur që të vihet në themele, sepse do të bëhesh shkretëtirë e përhershme - është fjala e Zotit. Drejt mbarimit
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Drejt mbarimit
27Ngrejeni flamurin në vend, mes popujsh bini borisë, bëni gati popujt kundër tij, kundër tij thirrni mbretëritë Araratin, Meniun e Askenezin. Përcaktoni kundër tij shkruesit, sillni kuaj si karkalecat me thimtha.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Përgatitni popujt për ta sulmuar: mbretërit e Medisë e prijësit e saj, me të gjithë bujarët e saj edhe mbarë vendin që i përket asaj.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Atëherë toka do të trandet, do të gjëmojë, sepse synimi i Zotit po shkon në vend kundër Babelit: që të bëhet toka e Babelit shkretëtirë, e pabanueshme.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30E lanë luftën trimat e Babilonit, u ngujuan ndër fortesa; trimëria e tyre u sos dhe u bënë si të ishin gra. U dogjën banesat e tij, u copëtuan shulat e tij.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kasneci kasnecin s’e pret, lajmëtari s’e pret lajmëtarin, të njoftojë mbretin e Babilonisë se u pushtua qyteti i tij prej një skaji në skajin tjetër,
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32se janë zënë gjithkund vatë, kënetave u është dhënë zjarri, luftëtarët frika i pushtoi.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Si lëmë kur për shirje bëhet gati është bija e Babilonisë, edhe pak e erdh koha e korrjes së saj!” Hakmarrja e Zotit
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ahmarrja e Zotit
34“Më hëngri, më përpiu Nabuku, mbreti i Babilonisë më la kupë të thatë, më përlau porsi kuçedra, me të mirat e mia e mbushi barkun e mua më treti në mërgim.”
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Padrejtësia bërë kundër meje e mundimet e trupit tim, rënçin, deh, mbi Babiloninë thonë banorët e Sionit; “gjaku im mbi banorët e Kaldesë!”, thonë banorët e Jerusalemit.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Prandaj, Zoti thotë kështu: “Ja, unë vetë do ta gjykoj çështjen tënde, unë do ta kryej hakmarrjen tënde, do ta thaë thaj detin e saj, do t’i shter burimet e saj.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Babilonia, po, do të bëhet grumbull gurësh, strofull çakejsh, shenjë çudie e fërshëllimi, vend i shkretë, i pabanueshëm.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ulërijnë së bashku si luanët, le të ulërijnë si klyshë luani!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kur t’i kapë të nxehtët do t’u jap të pijnë, do t’i deh që të kotullohen, t’i zërë gjumi i përhershëm e askurrë më të mos u dalë - është fjala e Zotit.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40do t’i shpie në therje si qengjat, porsi desh e porsi cjep.” Vajtim mbi Babiloninë
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vajtim mbi Babiloninë
41Si? A u robërua Babeli, u pushtua lavdia e botës mbarë?! Si? A u bë një emnesë në mes të popujve Babilonia?!
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42U çua deti kundër Babilonit, valët e shumta të tij e mbuluan!
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Qytetet iu bënë shkretëtirë, vend i shkretë i pabanueshëm, vend, në të cilin askush s’banon, erë njeriu n’për të s’kalon! Ndëshkimi i Zotit kundër idhujve
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi i Zotit kundër idhujve
44Do të ndëshkoj Belin në Babiloni, goje do t’i nxjerr ç’përlau. Popujt më tek ai s’do të shkojnë, Babilonisë muret do t’i shemben.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Dil prej tij, o populli im, secili le të shpëtojë jetën e vet nga zemërimi i zjarrtë i Zotit!”
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Por mos t’ju ligështohet zemra dhe mos u trembni nga lajmi që do të shpërndahet në vend: një vit vjen ky lajm, vitin tjetër një lajm tjetër. Dhuna është në vend, një tiran kundër një tirani tjetër.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Prandaj, ja po vijnë ditët, do t’i ndëshkoj idhujt e Babilonit; vendin e tij do ta mbulojë turpi, të gjithë të vrarët e tij do të mbesin mbi dhe.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Qielli e toka dhe gjithçka përmbajnë do të galdojnë mbi Babilonin, sepse nga Veriu do të sulmojnë rrëmbyesit - është fjala e Zotit.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Edhe Babiloni do të bjerë për shkak të të vrarëve të Izraelit, sikurse për Babiloninë ranë të vrarët e mbarë botës.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Ju që shpëtuat nga shpata, nisuni e mos u ndalni. Nga ky vend i largët le t’ju bjerë në mend Zoti e kijeni në zemër Jerusalemin.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Skuqeshim duke dëgjuar poshtërimin; fytyra na skuqej, sepse të huajt kishin hyrë në Shenjtëroren e Shtëpisë së Zotit”.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Prandaj, ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - do t’i ndëshkoj idhujt e tij dhe në mbarë vendin e tij do të gjëmojnë të plagosurit.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Po edhe nëse ngjitet Babilonia në qiell, po edhe nëse e bën të paafrueshme qytezën e vet, unë do t’i dërgoj shpartalluesit e tij - është fjala e Zotit.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Dëgjoni! Një klithmë nga Babilonia! Një emnesë e madhe në tokën e kaldenjve,
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55sepse Zoti po e shkreton Babiloninë, e bën të mos dëgjohet britma e saj e madhe. Gjëmojnë valët e tij porsi ujërat e mëdha, ushton zhurma e zërit të tyre.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Sepse po vjen mbi të, d. m. th. mbi Babiloninë, shkatërrimtari. U zunë robër trimat e tij, iu thye harku! Po, Zoti është Hyji shpagues, që shpaguan me përpikëri!
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Do t’i deh prijësit e tij, të urtët e tij, udhëheqësit e tij, qeveritarët e tij dhe luftëtarët e tij: do t’i kapë gjumi i përhershëm, më s’do t’u dalë” - thotë Mbreti, që emrin e ka Zoti i Ushtrive. Babilonia e rrafshuar
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Babilonia e rrafshuar
58Kështu thotë Zoti i Ushtrive: “Muret e gjera të Babilonisë do të shemben deri në themele, dyert e tij aq të shkëlqyeshme, flaka e zjarrit do t’i djegë. Për asgjë hoqën keq popujt, për zjarr u lodhën popujt!” Profecia e hedhur në Eufrat
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profecia e hedhur në Eufrat
59Ja urdhri që profeti Jeremi ia dha Sarajës, birit të Nerisë, të birit të Maasisë, kur ky po udhëtonte bashkë me Sedecinë, mbretin e Judës, për Babiloni në vitin e katërt të mbretërimit të tij. Saraja ishte kryeudhëheqësi i pushimeve të shtegtimit.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Në një libër Jeremia i shënoi të gjitha fatkeqësitë që do t’i binin mbi kokë Babilonisë - të gjitha këto fjalë që kanë qenë shkruar kundër Babilonisë.
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Jeremia, pra, i tha Sarajës: “Kur të arrish në Babiloni, kërko rastin t’i lexosh botërisht këto fjalë.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Pastaj thuaj: ‘Ti, o Zot, vetë ke thënë kundër këtij vendi se do ta shpartallosh ashtu që të mos ketë kush të banojë në të as njeri as shtazë shtëpiake dhe se do të bëhet shkretëtirë e përhershme.’
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63Pasi ta kesh përfunduar së lexuari këtë libër, lidh për të një gur dhe hidhe në Eufrat
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64e thuaj: ‘Kështu do të fundoset Babilonia e më s’do të ngrihet nga e keqja që unë do ta sjell mbi të e do të sharrojë. ’“ Këto ishin fjalët e Jeremisë.
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.