VI. SHTOJCË
Shpartallimi i Jerusalemit dhe nderi i bërë Joakinit
1Sedecia ishte njëzet e një vjeç kur u bë mbret e mbretëroi në Jerusalem njëmbëdhjetë vjet. Emri i së ëmës ishte Amital, bija e Jeremisë nga Lobna.
2Bëri çka s’i pëlqente Zotit krejt si kishte bërë Joakini.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kështu i ndodhi Jerusalemit e Judës për shkak të zemërimit të Zotit, aq sa edhe i flaku larg pranisë së vet. Sedecia u ngrit kundër mbretit të Babilonisë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të nëntin vit të mbretërimit të tij, më dhjetë të të dhjetit muaj, erdhi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, ai vetë me mbarë ushtrinë e tij kundër Jerusalemit. E rrethuan dhe ndërtuan llogore kundër tij gjithkund përreth.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Qyteti mbeti i rrethuar deri të njëmbëdhjetin vit të mbretërimit të Sedecisë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të nëntën ditë të të katërtit muaj, ndërsa në qytet mbretëronte uria e madhe dhe për popullin e vendit nuk kishte më ushqime,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7u thye qyteti. Të gjithë luftëtarët ikën dhe natën dolën nga qyteti nëpër derën që është në mes të dy mureve dhe shpie në kopshtin e mbretit. Kaldenjtë e mbanin gjithkund përreth qytetin e rrethuar, e ata ikën udhës që çon në Arabë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por mbretit iu vu në shpinë ushtria e kaldenjve dhe e zunë Sedecinë në rrafshnaltën e Jerikut, ku e gjithë përcjellja ushtarake e tij iku dhe u arratis.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur e kapën mbretin, e çuan te mbreti i Babilonisë në Reblë, që është në tokën e Ematit. Ky ia preu gjyqin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mbreti i Babilonisë ndër sy të Sedecisë ia preu të bijtë, i preu edhe të gjithë princat e Judës në Reblë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë Sedecisë ia nxori sytë, e lidhi në pranga dhe mbreti i Babilonisë e shpuri në Babiloni, ku e futi në burg deri ditën e vdekjes së tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pastaj në muajin e pestë, të dhjetën ditë të muajit, d. m. th. të nëntëmbëdhjetin vit të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonisë, Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, njëri nga oborrtarët më të afërt të mbretit të Babilonisë, erdhi në Jerusalem.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E dogji Shtëpinë e Zotit dhe pallatin e mbretit. Flakë i dogji edhe të gjitha shtëpitë e Jerusalemit e sidomos shtëpitë e parisë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë mbarë ushtria e kaldenjve, që ishte me kryekoman- dantin e rojës trupore, e rrëzoi krejt murin rrethues të Jerusalemit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Nabuzardani kryekomandanti i rojës trupore, mori në mërgim një pjesë të popullit të varfër, popullin tjetër që kishte qëndruar në qytet, si dhe prej atyre që kishin pasë ikur te mbreti i Babilonisë, dhe sa kishin mbetur prej mjeshtrave.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, e la një pjesë të vegjëlisë si vreshtarë e bujq.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kaldenjtë i thyen shtyllat e bronzta, që ishin në Shtëpinë e Zotit, bazat dhe detin e bronztë, që ishte në Shtëpinë e Zotit: tërë bronzin e tyre e çuan në Babiloni.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Morën edhe kusitë, kacitë, thikat, kupat e stërpikjes, shterat dhe të gjitha enët e bronzta që përdoreshin për nevojat e liturgjisë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kryekomandanti i rojës trupore mori legenat, kemoret, kupat e stërpikjes, kusitë, shandanat, shterat, potirët: gjithçka ishte prej ari e gjithçka ishte prej argjendi;
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20dy shtylla, një det, mëzetër të artë dymbëdhjetë, që ishin nën bazë, që mbreti Salomon i kishte punuar për Shtëpinë e Zotit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Njëra shtyllë ishte tetëmbëdhjetë kutë e lartë e duhej një pe dymbëdhjetë kutësh për ta pushtuar, kurse trashësia e saj ishte katër gishtërinj, ndërsa përbrenda ishte e zbrazët.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ishin edhe kapitelat e bronzta mbi të dyja shtyllat: lartësia e njërit kapitel ishte pesë kute kutë. Ishin edhe gërshetat e shegat e bronzta gjithkund përreth mbi kapitel; po ashtu edhe në shtyllën e dytë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Nëntëdhjetë e gjashtë shega vareshin lirisht. Në degët e gërshetuara përreth ishin njëqind shega.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kryekomandanti i rojës trupore mori me vete Sarajën, kryetarin e priftërinjve, dhe Sofoninë, priftin e dytë edhe tri rojet e pragut.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nga qyteti mori një oborrtar, që ishte i pari i ushtrisë dhe shtatë burra nga shoqëruesit e mbretit që ndodheshin në qytet, edhe shkruesin e kryetarit të ushtrisë që ishte i ngarkuar të mblidhte rishtarinë e ushtrisë, edhe gjashtë - dhjetë burra nga vegjëlia që u ndodhën në qytet.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Këta njerëz Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, i mori me vete dhe i çoi në Reblë te mbreti i Babilonisë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Në Reblë, në tokën e Ematit, i dënoi me vdekje dhe ua preu kokën. Kështu populli i Judës qe tretur larg atdheut të vet.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ja numri i njerëzve të tretur nga Nabukodonozori: të shtatin vit: tre mijë e njëzet e tre judenj;
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29të tetëmbëdhjetin vit: të Nabukodonozorit: nga Jerusalemi tetëqind e tridhjetë e dy vetë;
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30në vitin e njëzet e tretë të Nabukodonozorit, i treti Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore: shtatëqind e dyzet e pesë judenj. Kështu, pra, të gjithë të treturit nga atdheu ishin: katër mijë e gjashtëqind vetë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Të tridhjeteshtatin vit të shpërnguljes së Joakinit, mbretit të Judës, të dymbëdhjetin muaj, të njëzetepestën ditë të muajit, Evilmerodaku, mbreti i Babilonisë, po atë vit që u bë mbret, e fali Joakinin, mbretin e Judës, dhe e nxori nga burgu.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Fliste me të miqësisht. Ndenjësen e tij e vuri më lart se ndenjëset e mbretërve të tjerë, që ishin me të në Babiloni.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Joakini i hoqi petkat e veta të burgut dhe për sa qe gjallë, gjithmonë hëngri bukë në tryezën e mbretit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Gjithçka i duhej për jetesë, ushqimin e përditshëm, ia siguroi vazhdimisht mbreti i Babilonisë, si një ditë për ditë, sa qe gjallë, deri ditën e vdekjes së tij.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.