Vajtimi i parë
1Ehu, si mbet kështu, qyqe-vetëm, Qyteti dikur plot popull! Mbeti e vejë Zonja e Madhe e kombeve! Sundimtarja e krahinave iu nënshtrua edhe ajo punës së detyruar! Bet
2Nata i kalon në vajtim, lot rrëke mollëzave i rrjedhin. Prej të gjithë dashnorëve të saj: s’del kush që ta ngushëllojë e përbuzën të gjithë miqtë e saj, erdhën e iu bënë armiq. Gimel
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I pikëlluar, nën peshë të skllavërimit, dëbohet Juda prej atdheut; ndër paganë e kalon jetën dhe nuk gjen kund vend pushimi të gjithë përndjekësit e tij e zunë nëpër gryka të ngushta! Dalet
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Në zi janë udhët e Sionit se askush më në festë nuk vjen! Dyert e tij u shpartalluan, priftërinjtë e tij rënkojnë, në pikëllim janë virgjërat e tij e atë e ndrydh hidhërimi. He
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kundërshtarët iu bën zotërinj, gëzojnë qetësi armiqtë e tij, sepse Zoti e bëri të mjerë për shkak të fajeve të tij pa numër; fëmijët e tij u çuan në skllavëri, vënë përpara i ka armiku. Vau
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6U zhduk prej Bijës së Sionit e tërë lavdia e saj. Krerët iu bënë porsi kaprojtë që s’gjejnë kullosa: pa fuqi hapat i ndërrojnë para atij që u grah. Zain
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I kujtohen Rruzalemit në ditë mjerimi të endjes së vet të gjitha të mirat që i pati dikur në ato kohët e hershme, kur pop’lli ra në dorë të armikut e askush s’e mori ndore; e panë mirë armiqtë e tij e u zgërdhinë për rrënim të tij. Het
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Rëndë mëkatoi Jerusalemi, këndej dhe u bë i neveritshëm: të gjithë ata që e lavdëronin, e përbuzën, pse ia panë lakuriqësinë: ai dënes e kthehet prapazi. Tet
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ndyrësia e tij në skundijtë e petkut të tij, s’mendoi si do t’i dalë fundi; u mposht tmerrshëm e s’ka askënd që ta ngushëllojë. “Shikoje, Zot, mjerimin tim, se çoi tepër krye armiku!” Jod
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Armiku e shtriu dorën mbi të gjitha të mirat e tij: i shikoi me sy paganët si hyjnë në Tempullin e tij, për të cilin ti kishe urdhëruar të mos hyjnë në tubimin tënd. Kaf
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mbarë populli i tij gjëmon: kërkon bukë; për ushqim dhanë ç’patën të çmueshme veç për të mbajtur frymën gjallë. “Shiko, o Zot, e shqyrto se në ç’gjendje çnjerëzore jam! Lamed
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12O ju të gjithë që udhës kaloni, shikoni e shihni a ka dhimbje si dhimbja ime, sikur kjo që po më mundon, me të cilën Zoti më ndëshkoi në ditë të zemërimit të furisë së vet. Mem
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prej së larti e dërgoi zjarrin dhe e përshkoi në eshtrat e mi; shtriu rrjetën nën këmbë të mia e më përplasi në kokërr të shpinës, më bëri grusht në pikëllim të përhershëm. Nun
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vërejti rreptë mbi faje të mia, me dorë të vet i lidhi barrë, i ngarkoi në qafën time e krejtësisht më la pa fuqi. Më lëshoi Zoti në një dorë të tillë, prej të cilës më nuk mund të ngrihem. Sameh
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mi përbuzi Zoti trimat që i kisha në mesin tim; kundër meje thirri mbledhjen për t’i shuar të rinjtë e mi. Në presë e shtrydhi i Lumi Zot virgjërën, Bijën e Judës. Ain
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Për këtë punë rri duke qarë, syri im derdhet në lot pse m’u largua ngushëlluesi që frymën do të ma përtërinte. Sharruan të gjithë bijtë e mi, pse armiku qe më i fortë. Fe
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sioni i shtrin duart e veta, por ngushëllues për të nuk ka! I çon Zoti kundër Jakobit gjithkund përreth armiqtë e tij: erdhi e u bë Jerusalemi sukull i ndytë në mesin e tyre. Sade
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18I drejtë është Zoti, se i kundërshtova fjalës së tij. Më dëgjoni, ju lutem, popuj, mirë vërejeni dhimbjen time: vashat e mia e të rinjtë e mi në skllavëri shkuan! Kof
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19U rashë ndore miqve të mi, por ata të gjithë më tradhtuan. Priftërinjve të mi e pleqve të mi brenda në qytet u doli shpirti duke kërkuar bukë për vete që ta mbanin frymën gjallë. Res
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Shih, o Zot, se në ç’të vështirë jam, përbrendëset më janë përzier, tronditur është në mua zemra, se sdëgjova, për të mos dëgjuar. Përjashta më shoi farën shpata, kurse brenda në shtëpi - vdekja. Sin
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dëgjo se sa fort dënes e askush nuk më jep ngushëllim. Armiqtë dëgjuan për të keqen time: u kënaqën pse ti ma çove. Sille ditën që ti e shpalle, le të bëhen të ngjashëm me mua! Tau
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Të mbërrijë te ti fajësia e tyre bëjua edhe ti atyre siç ma bëre mua! Për shkak të t’gjitha paudhësive të mia, të shumta janë dënesjet e mia; zemra ime është në pikëllim.”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.