Vajtimi i dytë
Alef
1Oh, si e nxiu në zemërim të vet Zoti Bijën e Sionit! Nga qielli për tokë e flaku nderin e Izraelit, s’iu kujtua shtroja e këmbëve të veta ditën e zemërimit të vet! Bet
2Zoti i shkretoi pa mëshirë mbarë kullosat e Jakobit; i rrafshoi në zemërim të vet fortesat e Bijës së Judës; për tokë e rrëzoi, e mallkoi mbretërinë e krerët e saj! Gimel
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në flakën e zemërimit të vet Izraelit i theu çdo pushtet, e tërhoqi të djathtën e vet para fytyrës së armikut, flakë e ndezi në Jakob zjarrin që përpin gjithçka përreth. Dalet
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Si armik e ngrehu harkun, siu dridh dora më se kundërshtarit, për pa vrarë nuk la asgjë të bukur për shikim në tendën e Bijës së Sionit: zemërimin si zjarr e shfreu. He
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U bë Zoti si të ishte armik, e përpiu Izraelin, ia përpiu të gjitha fortesat, ia rrafshoi të gjitha kullat, e shtoi mbi Bijën e Judës pikëllimin edhe trishtimin. Vau
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kopsht të shthurur ia bëri Tempullin, e shkatërroi Tendën e vet: bëri Zoti të harrohen në Sion e kremtja edhe e shtuna, i përbuzi në furi të vet mbret e prift! Zain
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Iu mërzit lteri i vet, Shenjtëroren e vet mallkoi; i lëshoi në dorën e armikut muret e shtëpive të saj: krisi britma në Shtëpi të Zotit porsi ditën e festimit! Het
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Vendosi Zoti të rrënojë murin e Bijës së Sionit, e ngrehu për masë konopin, nuk e ndali dorën nga rrënimi: në zi i veshi avlli e mur, të dy së bashku po rrëzohen. Tet
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dyert e saj i mbuloi dheu; i theu, i copëtoi shtatkat e saj. Mbreti e princat të humbur ndër paganë, u zhduk Ligji! As profetët më nuk kanë vegim prej anës së Zotit! Jod
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Rrinë në pluhur edhe heshtin pleqtë e Bijës së Sionit, me pluhur e pluhuruan kokën e u ngjeshën me grathore; për tokë ulin kokën e vet virgjërat e Rruzalemit! Kaf
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sytë e mi prej lotësh u verbuan, u përzien përbrendëset e mia; u derdh për tokë mëlçia ime se u shkatërrua bija e popullit tim, ndërsa meket foshnja dhe ferishtja nëpër sheshet e Qytetit. Lamed
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12U thoshin nënave të veta: “Ku është drithi, ku është vera?” E mekeshin si të plagosur nëpër rrugët e Qytetit e shpirti atyre u dilte n’prehrin e nënave të veta. Mem
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Me kë të të krahasoj? Kujt të them se i përngjan, o Bija e Jerusalemit? Me kë të të barazoj për të të ngushëlluar, Bukuroshja Bijë e Sionit? I madh si deti është rrënimi yt, kush mund të të sjellë shërim? Nun
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Profetët e tu për ty patën vegime të rreme e të marra; s’ta zbulonin fajësinë tënde, që ta ndërronin fatin tënd, por të treguan profeci trillimesh, rrene e edhe ngashnjimi. Sameh
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Përmbi ty shuplakat rrahin të gjithë ata që udhës kalojnë, fërshëllejnë dhe kokat lëkundin përmbi Bijë të Jerusalemit: “Ky është Qyteti -hijeshia e përsosur- hareja e botës mbarë?!” Fe
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Hapin gojën kundër teje të gjithë kundërshtarët e tu, fërshëllejnë, me dhëmbë kërcëllojnë e thonë: “E përpimë! Ja, dita që kaherë prisnim: ia mbërritëm me sy ta shohim!” Ain
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E çoi në vend Zoti çvendosi, e plotësoi fjalën e vet, të urdhëruar që qëmot: rrënoi e nuk pati mëshirë! Bëri të gëzojë mbi ty armiku, armiqve të tu fuqinë ua rriti. Sade
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ti klithë Zotit zemra jote përmbi muret e Bijës së Sionit, lër rrëke le të derdhen lotët ditë e natë! Mos i jep pushim vetvetes, të mos pushojë qepalla e syrit tënd! Kof
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ngrihu e natën gjëmo kur fillon turni i rojës, zbraze si ujët zemrën tënde përpara fytyrës së Zotit! Lartësoji drejt tij duart e tua, kërko ndihmë për foshnjat e tua që po meken nga uria në krye të të gjitha udhëve. Res
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20“Këqyr, o Zot, e deh, shiko, me kë u solle der tani kështu? Vallë të hanë gratë frytin e vet, foshnjat që duhet të rriten? Thua të vriten në Shenjtërore të Zotit priftërinjtë edhe profetët? Sin
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dergjen për tokë në rrugë të madhe fëmijë e plak, virgjërat e të rinjtë e mi ranë prej shpatës: i vrave ditën e zemërimit tënd, i godite dhe nuk pate mëshirë. Tau
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ti i mblodhe si për ditë feste tmerruesit e mi përreth; ditën e zemërimit të Zotit kush s’shpëtoi, askush gjallë s’mbeti të cilët i mëkova dhe i ushqeva: armiku im farën ua treti!”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.