Nderimi i vërtetë i Hyjit
II. Profeci të thëna sidomos në kohën e Joakimit
a/ Sulm kundër Tempullit
1Fjala e Zotit që i qe drejtuar Jeremisë:
2”Qëndro para derës së shtëpisë së Zotit, shpalle aty këtë fjalë e thuaj: Dëgjojeni fjalën e Zotit, të gjithë ju o judenj, që hyni nëpër këtë derë, për ta adhuruar Zotin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Përmirësoni udhët tuaja dhe veprat tuaja e do t’jua mundësoj të banoni në këtë vend.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mos shpresoni në fjalët e rreme: ‘Tempulli i Zotit! Tempulli i Zotit! Tempulli i Zotit!’
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, në qoftë se ju përnjëmend e përmirësoni sjelljen tuaj dhe veprat tuaja, në qoftë se ju njëmend e zbatoni të drejtën njëri kundrejt tjetrit,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6në qoftë se nuk do ta shfrytëzoni ardhacakun, bonjakun e të vejën, në qoftë se nuk do ta derdhni gjakun e pafajshëm në këtë vend dhe në qoftë se nuk do të ecni pas hyjnive të huaja në dëmin tuaj,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7unë do të bëj që të banoni në këtë vend, në tokën që ua dhashë etërve tuaj përgjithmonë e jetës.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por, ja, se ju e keni vënë shpresën tuaj në fjalë të rreme, që gjë s’ju ndihmojnë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Çfarë? Të vidhni, të vritni, të fëlligështoni, të përbetoheni rrejshëm, t’i kushtoni Baalit kem, të shkoni pas hyjnive të huaja që nuk i njihni,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10e atëherë të vini e të paraqiteni para meje në këtë Shtëpi, mbi të cilën është thirrur emri im e të thoni: ‘Kemi shpëtuar!’, që të vazhdoni t’i bëni të gjitha këto turpëri.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pse a shpellë cubash është bërë kjo Shtëpi, mbi të cilën është thirrur emri im ndër sytë tuaj? Po, por as unë nuk jam i verbër - thotë Zoti.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shkoni në vendin tim në Silo, ku dikur banoi emri im e shikoni çfarë i bëra atij për shkak të mbrapshtisë së popullit tim, Izraelit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E tashti, pasi ju i keni bërë të gjitha këto të zeza - thotë Zoti - megjithëse ju kam folur pa pushuar e s’më keni dëgjuar, ju kam thirrur e nuk më jeni përgjigjur,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14do të bëj me këtë Shtëpi, mbi të cilën u thirr emri im, e në të cilën ju keni shpresë e me këtë vend, që jua dhashë juve e etërve tuaj, siç bëra me Silon:
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15do t’ju flak larg fytyrës sime, siç i flaka të gjithë vëllezërit tuaj, mbarë farën e Efraimit. b/ Hyjnitë e huaja
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
b/ Hyjnitë e huaja
16E ti, ruaj se ndërmjetëson për këtë popull, ruaj se ndërmerr lutje ose përlutje, as mos m’u vër, sepse nuk do ta dëgjoj lutjen tënde.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Pse a nuk sheh se çka bëjnë në qytetet e Judës e në rrugë të Jerusalemit?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Bijtë mbledhin dru, etërit ndezin zjarr e gratë ngjeshin brumin për të pjekur kuleç “mbretëreshës së qiellit” edhe njomin njomje hyjnive të huaja për të më ngacmuar mua që të hidhërohem.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19A thua më poshtërojnë mua - është fjala e Zotit - e jo vetveten për turpin e vet?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Prandaj, kështu thotë Zoti Hyj: Ja, zemërimi im e zemërimi im do të zbrazet mbi këtë vend, mbi njerëz e mbi kafshë, mbi drurët e fushës e mbi frytet e tokës, flakë do të ndizet e nuk do të fiket. c/ Nderimi pa besnikëri
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
c/ Nderimi pa besnikëri
21Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Shtojuni flive tuaja flitë e shkrumbimit dhe hajuani mishin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sepse unë nuk u kam thënë as nuk u kam urdhëruar etërve tuaj ditën që i nxora nga toka e Egjiptit në lidhje me flitë e shkrumbimit e të theroreve.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Porse unë u kam dhënë këtë urdhër: Dëgjojeni zërin tim dhe unë do të jem Hyji juaj e ju do të jeni populli im. Ecni vazhdimisht udhës që do t’ju urdhëroj që të jeni të lumë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por nuk më dëgjuan as nuk e prirën veshin e vet, por shkuan sipas ëndjeve dhe mbrapshtisë së zemrës së vet të prishur edhe ma kthyen shpinën e jo fytyrën,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25që nga dita kur etërit tuaj dolën nga toka e Egjiptit e deri në ditën e sotme. E unë ju dërgova të gjithë shërbëtorët e mi, profetët, si një ditë përditë e me kujdes.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Por ata s’më dëgjuan as s’më vunë vesh dhe u bënë kokëfortë dhe vepruan edhe më zi se etërit e tyre.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ti thuaju të gjitha këto fjalë, por ata s’do të dëgjojnë; do t’i thërrasësh, por ata s’do të të përgjigjen.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë thuaju: Ky është një popull që nuk e dëgjon zërin e Zotit, Hyjit të vet, e nuk e pranon mësimin. U zhduk besnikëria, u zhduk nga goja e tyre. d/ Kundër idhujtarisë, kërcënim me shpërngulje
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
d/ Kundër idhujtarisë, kërcënim me shpërngulje
29Preji flokët e gjatë dhe flaki! Nisja kodrave të zhveshura gjëmës, sepse Zoti e përbuzi dhe e flaku brezninë që e zemëroi.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Sepse bijtë e Judës bënë çka është e keqe para syve të mi - është fjala e Zotit; vendosën Turpëritë e veta në Tempullin që mbart emrin tim, për ta dhunuar.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ndërtuan vende të larta të Tofetit që është në luginën Benennom për t’i djegur bijtë e bijat e veta në zjarr - çka kurrë nuk u kam urdhëruar as kurrë nuk më ka shkuar nëpër mend.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Dhe, ja, po vijnë ditët - thotë Zoti - kur nuk do të quhet më Tofet as lugina Benennom, por lugina e Vrasjes. Në Tofet do të varrosen të vdekurit, sepse gjetiu nuk do të ketë vend.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kufomat e këtij populli do të jenë ushqim për shpendët e ajrit e për bishat e malit dhe s’do të ketë kush t’i trembë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Do të bëj të shuhen në qytetet e Judës e në rrugë të Jerusalemit zërat e gëzimit e të haresë, zëri i dhëndrit e zëri i nuses, sepse vendi do të kthehet në shkretëtirë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.