Të gjithë kapitujt

Jeremia · Kapitulli 9

Prishja morale e popullit të Judesë, Vajtim mbi Sionin, etj.

25 vargje

Prishja morale e popullit të Judesë

1Oh, ta kisha në shkretëtirë një bujtinë strehimi udhëtarësh! Do ta lija popullin tim, prej tyre do të ikja larg, sepse të gjithë janë fëlligështarë, turmë tradhtarësh.

2Gjuha e tyre hark i ngrehur, rrena, e jo e vërteta, e pushtoi vendin anembanë. Prej një të keqeje në tjetrën bien, e mua s’më njohin, - është fjala e Zotit.

3Gjithkush t’i ruhet të afërmit të vet, në vëllanë e vet kush besë të mos ketë, se çdo vëlla bën pabesi, çdo i afërm përhap shpifje.

4Vëllai vëllanë e tradhton, s’ia thotë të vërtetën; e mësuan gjuhën të flasë gënjeshtra, bëjnë të keqen, s’duan të kthehen.

5Padrejtësi mbi padrejtësi, dhelpëri mbi dhelpëri: s’duan të më pranojnë, - është fjala e Zotit.

6Prandaj kështu thotë Zoti i Ushtrive: “Ja, do t’i shkrij, në provë do t’i vë; ç’mund të bëj tjetër për të bi’në e popullit tim?

7Sh’gjetë plaguese gjuha e tyre; e në gojë fjala mashtruese: me gojë mikut i uron paqe, kurse fshehtas i vë pritën.

8Të mos i ndëshkoj për punë të tilla, - është fjala e Zotit - mbi një popull siç është ky a thua s’duhet të hakmerrem?” Vajtim mbi Sionin

Vajtim mbi Sionin

9Do të vajtoj, do t’i qaj malet, gjëmë e vaj mbi kullota të bjeshkëve, që u dogjën e u bënë shkrumb! Nëpër to s’kalon njeri, blegërimë grigjash më s’dëgjohet. Shpendët e qiellit e bagëtitë të gjitha ikën, të gjitha u zhdukën!

10Jerusalemin do ta shndërroj në rrënojë gurësh, në strofull çakejsh; të Judës qytetet në shkretëtirë pse askush në to s’do të banojë!

11Kush është i urtë këtë ta kuptojë? Kujt t’ia zb’lojë goja e Zotit që të lajmërojë kështu: Përse vendi u shkretua, është bërë shkrumb porsi shkretëtira nëpër të cilën askush s’kalon?

12Atëherë tha Zoti: “Është kështu pse e kanë lënë Ligjin tim, që ua kam dhënë, nuk e dëgjuan zërin tim dhe nuk ecën sipas tij,

13por shkuan pas dashakeqësisë së zemrës së vet dhe ndoqën baalët, për të cilët i mësuan etërit e tyre.”

14Prandaj, kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Ja, unë do ta ushqej këtë popull me mendër dhe do t’i jap të pijë ujë të helmuar.

15Do t’i shpërndaj ndër popuj që nuk i njohën as ata as etërit e tyre e do ta dërgoj shpatën pas tyre deri që t’u shuhet fara.”

16Kështu thotë Zoti i Ushtrive: “Kujdes! Thirrni vajtoret! Le të vijnë! Thirrni ato më të dijshmet! Le të shpejtojnë!

17Le të shpejtojnë, le t’ia nisin mbi ne vajtimit: që sytë tanë të derdhin lot, ujë të rrjedhin qepallat tona!”

18Po, nga Sioni jehon vajtimi: “Heu, si u shkretuam, u mb’luam me turp! U shtrënguam vendin ta lëmë, t’i braktisim vatrat tona!”

19Dëgjojeni, o gra, fjalën e Zotit, veshët tuaj ta ndiejnë mirë fjalën që del prej gojës së tij. Bijat tuaja të vajtojnë mësojini, njëra-tjetrës këtë vajtim:

20“Për dritaresh na hyri vdekja, depërtoi në shtëpitë tona, i kositi fëmijët n’për rrugë e djelmoshat nëpër tregje.”

21Thuaj! Kështu thotë Zoti: “Kufoma njerëzish do të bien porsi plehu përmbi ara, porsi dujt pas korrtarit e askush nuk i mbledh.” Urtia e vërtetë

Urtia e vërtetë

22Kështu thotë Zoti: “Mos të mburret i urti me mençuri të vet, as trimi mos të mburret më trimërinë e vet, as pasaniku mos të mburret me pasurinë e vet;

23por kush mburret me këtë le të mburret: se ka dije për të më njohur mua, se jam Zoti që bën mirësi, zbaton të drejtën e drejtësinë në tokë, se këto janë gjërat që më pëlqejnë - është fjala e Zotit. Shpresë e kotë në rrethprerje

Shpresë e kotë në rrethprerje

24Ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - kur do t’i ndëshkoj të gjithë ata që janë të rrethprerë në trup:

25egjiptianët, judenjtë, edomët, bijtë e Amonit, moabët e të gjithë ata që i qethin tëmthat e kokës, që banojnë në shkretëtirë, sepse të gjithë këta janë të parrethprerë, kurse mbarë shtëpia e Izraelit janë të parrethprerë në zemër.