1A e di ti si në qeta pjellin dhitë e egra, a i ke vrojtur shytat se si shtohen?
2A u numrove muajt e barrës e ua di kohën e pjelljes?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ulen, shtrihen, nga fryti lirohen edhe dhimbat fund u marrin
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4e kur pjella u forcohet, e lënë në mal, te ta më s’kthehen.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Gomarit të egër lirinë kush ia dha? Kush ia hoqi kresë ullarin?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Për banesë i dhashë shkretëtirën, vendbanim dheun e kripur.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E përbuz zhurm’n e qytetit, s’u vë vesh britmave të ndjekësve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Endet maleve në kullota të veta, kërkon të gjejë çdo lloj blerimi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9A dëgjon të shërbejë bizoni? Në vathën tënde e kalon natën?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E heq për laku që të lërojë me kaun, vjen pas teje për të lëruar tokat?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11A pse fort besim ti ke në të e ia besuake punët e tua?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12A beson se ai do të kthehet për t’i sjellë në lëmë prodhimet?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Fleta e strucit gëzueshëm rreh, fletët e puplat t’lejlekut flut’rojnë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vezët e veta në tokë i lëshon, t’ia ngrohë pluhurit ia beson,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15s’ka kujdes me këmbë të mos shkelen, egërsira se mundet t’i thyejë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Me zogj të vet si me zogj të huaj sillet, s’e di se kot së koti lodhet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hyji atë e la të pamend, s’i dhuroi kuptim as dije.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur është koha krahët i rreh, përqesh kalë edhe kalorës!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19A thua kalit ti ia dhe fuqinë, jelet në qafë ti ia dhurove?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20A e bën ti të kërcejë si karkaleci, me hingëllimë gjithkënd të tmerrojë?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kënaqshëm dheun gropon me thundër, pa farë frike sulet në trima.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Përbuz frikën, gjë s’e tremb, syri çap prej shpatës s’i bën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kukurra në vithe i troket, fishkëllon heshta e sh’gjeta vrastare!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Me tërbim përpin hapësirën, gjë s’e ndal kur bie trumbeta!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Në zë të burisë ai felgron: ‘Ha!’, shumë larg luftës ia nuhat erën, të prijësve thirrjen, të ushtarëve urranë!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Dija jote i rrit puplat skifterit, e bën që fletët t’i kthejë kah jugu?
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ti urdhëron në qiell të prekë shqiponja, në kreshta të larta çerdhen të endë?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Në shkëmbinj ngul, në qeta banon, në moje të larta e përmbi kreshta.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Prej andej vëren prenë e vet, sytë prej së largu hollë ia ndajnë!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Zogjtë e saj me gjak ushqehen. Ku ka të vrarë, aty e ke!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.