Pushtimi i jugut të Palestinës
7. LIDHJA E PESË MBRETËRVE AMORRENJ KUNDËR IZRAELIT
Pesë mbretër fillojnë luftën kundër Gabaonit
1Kur mori vesh Adonisedeku, mbreti i Jerusalemit, se Jozuehu e kishte shkatërruar Hajin - siç ia kishte bërë Jerikut dhe mbretit të tij, po ashtu ia bëri edhe Hajit e mbretit të tij - dhe se gabaonasit kishin bërë paqe me izraelitët dhe tashmë ishin bashkuar me ta,
2e kapi tmerr i madh. E njëmend, Gabaoni ishte qytet i madh, si një ndër qytetet mbretërore, më i madh se Haji, dhe burrat e tij trima shumë të fortë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3prandaj Adonisedeku, mbreti i Jerusalemit, çoi lajmëtarë tek Ohami, mbreti i Hebronit, te Farami, mbreti i Jerimotit, tek Jafjai, mbreti i Lakisit dhe te Dabiri, mbreti i Eglonit. U tha:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4”Ejani tek unë e më ndihmoni ta shpartallojmë Gabaonin, sepse bëri paqe me Jozuehun dhe me izraelitët.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Si u bashkuan, pra, pesë mbretërit amorrenj - mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jerimotit, mbreti i Lakisit, mbreti i Eglonit u ngjitën së bashku me ushtritë e tyre, ngulën fushimin përballë Gabaonit për ta luftuar.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jozuehu i vjen në ndihmë Gabaonit
6Tashti gabaonasit dërguan tek Jozuehu, që tani gjendej në ja pranë Galgalës, dhe i thanë: “Mos hiq dorë ti ndihmosh shërbëtorët e tu! Hiq e eja sa më parë, na shpëto e na eja në ndihmë: sepse janë bashkuar kundër nesh të gjithë mbretërit amorenj që banojnë në Malësi.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7U nis Jozuehu prej Galgalës e me të të gjithë luftëtarët - njëri më trim se tjetri!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zoti i tha Jozuehut: “Aspak mos i druaj! Të gjithë ti kam lëshuar në dorë! Asnjëri prej tyre s’do të mund të të bëjë ballë”!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Jozuehu u sul mbi ta papritmas pasi kishte udhëtuar prej Galgalës gjithë natën e lume.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndihma prej së larti
10Zoti lëshoi pështjellim mes tyre posa e panë Izraelin që i shpartalloi duke u bërë dëme të shumta në Gabaon. I ndoqi udhës që shpie përpjetë drejt Betoronit dhe i vrau deri në Azekë e në Macedë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ndërsa po iknin prej bijve të Izraelit dhe gjendeshin në teposhten e Betoronit, Zoti flaku mbi ta gurë të mëdhenj prej qiellit deri në Azekë dhe mbetën të vrarë shumë më shumë prej breshrit të gurëve se prej shpatës së bijve të Izraelit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë, po atë ditë, kur Zoti ia dorëzoi Amorreun në sy të bijve të Izraelit, Jozuehu iu drejtua Zotit e para bijve të Izraelit tha me zë të lartë: “Ndalu, o diell, mbi Gabaonin, e ti, o hënë, mbi luginën Ajalon”!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13U ndal dielli edhe hëna, derisa populli iu hakmor armiqëve të vet. Pse, a nuk shkruan në librin e të Drejtit? “Zuri vend dielli në mes të qiellit e s’u ngut të perëndojë gati për një ditë të tërë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe as më parë as pas nuk pati një ditë tjetër porsi ajo, në të cilën Zoti të dëgjojë zërin e një njeriu, sepse Zoti luftoi për Izraelin”.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pastaj Jozuehu së bashku me të gjithë izraelitët u kthye në tëbanishtë në Galgalë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pesë mbretërit në shpellën Maceda
16Porse pesë mbretërit kishin ikur dhe ishin fshehur në shpellën e qytetit Macedë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E lajmëruan Jozuehun se ishin gjetur të fshehur pesë mbretërit në shpellën e qytetit të Macedës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Jozuehi dha urdhër: “Rrotulloni gurë të mëdhenj në grykën e shpellës dhe vini njerëz ti ruajnë të fshehurit”.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por ju mos zini vend, veçse ndiqni armiqtë, suljuni prapavijës e vritini: mos lejoni që të hyjnë në qytetet e tyre, sepse Zoti, Hyji juaj, i la në duar tuaja”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pasi i vranë armiqtë dhe i zhdukën deri në shfarosje - shpëtuan një pakicë që u strehuan në qytete të fortifikuara -
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21mbarë ushtria e Izraelit u kthye shëndoshë e mirë në llogor në Macedë tek Jozuehu. Askush më sguxoi as të fliste kundër bijve të Izraelit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Jozuehu dha urdhër: “Hapeni grykën e shpellës dhe mi nxirrni pesë mbretërit që fshihen në të”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ashtu bënë: i nxorën pesë mbretërit prej shpellës e i sollën para tij: mbretin e Jerusalemit, mbretin e Hebronit, mbretin e Jerimotit, mbretin e Lakisit, mbretin e Eglonit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Pasi u nxorën para tij, i grishi të gjithë trimat e Izraelit dhe u tha prijësve ushtarakë që ishin me të: “Afrohuni dhe vini këmbët në qafën e këtyre mbretërve”! Pasi u afruan këta dhe i vunë këmbët mbi zverkun e tyre,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25përsëri u tha: “Mos u trembni as mos kini frikë! Merrni zemër e kini guxim! Kështu do tua bëjë Zoti të gjithë armiqëve tuaj, kundër të cilëve do të luftoni”!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pastaj Jozuehu i goditi dhe i vrau. I vari në pesë lisa. Qëndruan të varur deri në mbrëmje.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur po perëndonte dielli, Jozuehu dha urdhër të uleshin prej lisave. Si u ulën, i flakën në shpellë, ku ishin fshehur. Në grykën e saj rrotulluan gurë të mëdhenj: aty janë edhe sot.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i qyteteve jugore të Kanaanit
28Po atë ditë Jozuehu e pushtoi edhe Macedën: e goditi qytetin me teh të shpatës, e vrau mbretin e saj dhe të gjithë banorët e saj e s’la të shpëtojë askush. Mbretit të Macedës ia bëri siç ia kishte bërë mbretit të Jerikut.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Pastaj Jozuehu me mbarë Izraelin shkoi prej Macedës në Lebnë dhe e sulmoi.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Zoti e lëshoi qytetin dhe mbretin e tij në duar të Izraelit: e goditën qytetin me tehun e shpatës e me të të gjithë banorët. Nuk lanë gjallë asnjë për be dhe mbretit të Lebnës ia bënë siç ia patën bërë mbretit të Jerikut.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Prej Lebnës Jozuehu kaloi në Lakis me mbarë Izraelin: pasi e rrethoi me ushtri, nisi ta sulmojë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Po edhe Lakisin Zoti ia lëshoi në dorë Izraelit, që e pushtoi të nesërmën. I preu me shpatë gjithsa ndodheshin në të, siç ia pat bërë Lebnës.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Asohere u ngrit mbreti i Gazerit, Horami, për ti ndihmuar Lakisit: por Jozuehu e goditi me mbarë popullin e tij deri në shfarosje.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Prej Lakisit Jozuehu kaloi bashkë me mbarë Izraelin në Eglon, e rrethoi
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35dhe po atë ditë e pushtoi dhe me shpatë i preu gjithsa ishin në të, po ashtu siç bëri në Lakis.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Po ashtu me mbarë Izraelin u ngjit nga Egloni në Hebron dhe luftoi kundër tij.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37E pushtoi edhe atë. Me teh të shpatës e goditi mbretin e tij, të gjitha fshatrat e banorët e tij që u gjetën aty: nuk u la asnjë shenjë: siç ia bëri Eglonit, po ashtu ia bëri edhe Hebronit: gjithçka gjeti në të, vuri nën shpatë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Si u kthye me mbarë Izraelin prej andej, e sulmoi Dabirin.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39E pushtoi edhe atë. Mbretin e fshatrat e tij i copëtoi me shpatë: s’la gjallë asnjë për be: siç ua kishte bërë Hebronit e Lebnës dhe mbretërve të tyre, po kështu ia bëri edhe Dabirit e mbretit të tij.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përsëritje e pushtimit të Jugut
40Kështu pra, Jozuehu e pushtoi mbarë atë vend: Malësitë, Nagebin, Sefelën dhe Rrafshin me mbretërit e tyre. Nuk la në to asnjë të gjallë që merrte frymë, por i vrau siç kishte urdhëruar Zoti, Hyji i Izraelit.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41I vrau të gjithë prej Kadesbarnesë deri në Gazë, mbarë vendin Gosen deri në Gabaon.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Të gjithë mbretërit dhe krahinat e tyre i pushtoi me një sulm të rrufeshëm të vetëm: sepse Zoti, Hyji i Izraelit, luftonte për Izraelin.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Atëherë Jozuehu bashkë me mbarë Izraelin u kthye në ja në Galgalë.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.