6. MARRËVESHJA MES IZRAELITËVE DHE BANORËVE TË GABAONIT
Lidhje mbretërish kundër Izraelit
1Kur dëgjuan për këto që ndodhën, mbarë mbretërit që banonin përtej Jordanit, në malësi, në Sefelë, përgjatë mbarë bregut të Detit të Madh, si dhe ata që banonin deri në Liban: Heteu, Amorreu, Kananeu, Ferezeu, Heveu dhe Jebuzeu,
2bënë marrëveshje të sulmonin të gjithë së bashku dhe njëkohësisht Jozuehun e Izraelin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dinakëria e banorëve të Gabaonit
3Kurse banorët e Gabaonit, kur morën vesh për gjithë ç’u kishte bërë Jozuehu Jerikut e Hajit,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4sajuan një dredhi: morën për vete ushqime e çka lypet për udhëtim, ngarkuan në gomarë thasë të vjetër, rrëshiqa vere të vjetër, të shqyer e të arnuar,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sandale të vjetra, që ishin të mbështjella me arna që të dukeshin të vjetra, u veshën me petka të vjetra. Po edhe bukën që e morën për shtegtim, e morën të fortë dhe të bërë copa-copa.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shkuan te Jozuehu që tani gjendej me tëbanishtë në Galgalë. I thanë atij dhe mbarë Izraelit së bashku: “Po vijmë prej një dheu të largët me qëllim që të bëjmë marrëveshje me ju”. Burrat e Izraelit iu përgjigjën hevenjve:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7”Ruajuni se mos banoni ndoshta në mesin tonë? Si do të mund të bëjmë atëherë besëlidhje me ju”?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ata i thanë Jozuehut: “Jemi shërbë- torët e tu”! Jozuehu i pyeti: “Kush jeni edhe nga vini”?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ata u përgjigjën: “Shërbëtorët e tu erdhën prej një vendi shumë të largët në emër të Zotit, Hyjit tënd. Sepse e dëgjuam zërin e mirë të pushtetit të tij: gjithçka bëri në Egjipt
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10si dhe çfarë u bëri dy mbretërve amorrenj përtej Jordanit, Sehonit, mbretit të Hesebonit, dhe Ogut, mbretit të Basanit, që ishte në Astarot.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po edhe të parët tanë dhe mbarë populli i vendit tonë na thanë: Merrni me vete ushqime për rrugë, dilni përpara tyre e u thoni: Jemi shërbëtorët tuaj, bëni me ne besëlidhje.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ja, buka: kur dolëm nga shtëpitë tona për të ardhur tek ju, ishte e nxehtë! E tani, sepse është e moçme, është tharë e copëtuar.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Rrëshiqat e verës ishin të rinj kur i mbushëm dhe ja, janë shqyer e grisur. Po edhe petkat e sandalet tona, me të cilat jemi veshur e mbathur, për shkak të udhës tepër të gjatë, janë të grisura e të copëtuara”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Njerëzit atëherë u besuan e morën prej ushqimeve të tyre, por nuk e këshilluan Zotin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Jozuehu bëri paqe me ta dhe, pasi lidhën besëlidhjen, u premtoi se do ti lërë në jetë; po edhe prijësit e bashkësisë, u betuan.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Porse tri ditë pasi bënë besëlidhjen, morën vesh se jetonin afër, madje në mesin e tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Izraeli çoi nga ja dhe të tretën ditë arriti në qytetet e tyre. Ato quhen kështu: Gabaon, Kafirë, Berot dhe Kariatiarim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Izraelitët nuk i vranë, sepse u ishin betuar krerët e bashkësisë në emër të Zotit, Hyjit të Izraelit. Porse mbarë bashkësia u ankua kundër krerëve.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Statusi i banorëve të Gabaonit
19Krerët iu përgjigjën bashkësisë: “Ua kemi dhënë besën në emër të Zotit, Hyjit të Izraelit, e prandaj s’kemi se si ti prekim.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, kështu do të bëjmë me ta: do ti lëmë gjallë që të mos ndizet kundër nesh hidhërimi i Zotit, nëse e thyejmë përbetimin;
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21por kështu le të jetojnë: le të presin dru e le të mbartin ujë për mbarë bashkësinë!” Pasi folën krerët kështu,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Jozuehu i thirri gabaonasit e u tha: “Pse deshët të na gënjenit me dhelpëri kur na thatë: Banojmë shumë larg prej jush, e jetoni në mesin tonë?
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kështu, pra, mbi ju do të mbesë nëma dhe kurrë nuk do t’ju hiqet skllavëria: do të jeni druprerës dhe ujëmbartës për Shtëpinë e Hyjit tim”.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ata iu përgjigjën: “Na qe lajmëruar neve, shërbëtorëve të tu, se Zoti, Hyji yt, i kishte caktuar Moisiut, shërbëtorit të vet, se do t’jua dorëzojë juve krejt vendin dhe se do ti zhdukë të gjithë banorët e vendit. Kështu, pra, na kapi frikë e madhe për jetën tonë, u trembëm tepër prej jush, prandaj edhe bëmë kështu.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Tani, pra, jemi në dorë tënde: bëj me ne si të ta marrë mendja se është mirë dhe e drejtë”.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Jozuehu bëri me ta si kishte thënë: i liroi nga duart e izraelitëve që të mos i vrasin
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe po atë ditë urdhëroi që të vihen në shërbim të mbarë popullit e të lterit të Zotit në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur si druprerës e ujëmbartës deri në kohën e tashme.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.