I. FUSHATA E HOLOFERNIT
Nabukodonozori e Arfaksadi
1Në vitin e dymbëdhjetë të mbretërisë së Nabukodonozorit, i cili mbretëronte në Asiri, në qytetin e madh të Ninivës, Arfaksadi mbretëronte mbi medët në Ekbatanë.
2Ky i ndërtoi përreth Ekbatanës muret me gurë të latuar tre kute të gjerë e gjashtë kute të gjatë. Murin e punoi të lartë shtatëdhjetë kute e të gjerë pesëdhjetë kute.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pirgjet i punoi përmbi dyert e tija të larta njëqind kute mbi gjerësinë e themeleve gjashtëdhjetëkutshe.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dyert i punoi të larta shtatëdhjetë kute e të gjera dyzet kute që mundësonte kalimin e ushtrisë së trimave të tij e në rreshta të këmbësorisë së tij.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Në këtë kohë, mbreti Nabukodonozor bëri luftë kundër mbretit Arfaksad në një fushë të madhe, d.m.th. në terrenin e Ragaut.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Krah për krah me të u rreshtuan në luftë të gjithë banorët e malësisë, banorët e Eufratit, të Tigrit e të Hidaspës si dhe ata të fushave të Ariohut, që i takonin mbretit të elimenjve. Kështu u bashkuan shumë popuj për t’u ndihmuar në luftë bijve të kaldenjve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë Nabukodonozori, mbreti i asirëve, u dërgoi kasnecë të gjithë banorëve të Persisë dhe të gjithë banorëve të perëndimit: banorëve të Cilicisë, të Damaskut, të Libanit e të Antilibanit dhe të gjithë banorëve të bregut të detit,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8popullsisë së Karmelit, të Galaadit, të Galilesë së Sipërme dhe të fushës së madhe të Esdrelonit,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9të gjithë banorëve të Samarisë e të gjithë qyteteve të saja, përtej Jordanit deri në Jerusalem, në Batanë, në Kelus, në Kades, në lumin e Egjiptit, në Tafnis, Ramses, në mbarë dheun e Gesenit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10arriti përtej Tanisit e Memfisit, te mbarë banorët e Egjiptit e deri në kufijt e Etiopisë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por të gjithë banorët e këtyre vendeve e përbuzën fjalën e Nabukodonozorit, mbretit të asirëve, dhe nuk u bashkuan me të në luftë. Ata nuk ia kishin frikën, sepse në sytë e tyre ishte njëri si çdo njeri tjetër. I kthyen kasnecët e tij duarzbrazët e të poshtëruar.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbreti Nabukodonozor u hidhërua tepër kundër të gjitha këtyre vendeve. U përbetua në fronin e në mbretërinë e vet se do t’u hakmerret dhe do t’i shkretojë me shpatën e vet mbarë krahinat e Cilicisë, të Damaskut, të Sirisë, po ashtu banorët e Moabit, bijtë e Amonit, mbarë Judenë dhe mbarë banorët e Egjiptit deri ku fillojnë kufijtë e dy deteve.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lufta kundër Arfaksadit
13Nabukodonozori me forcat e veta e nisi luftën kundër mbretit Arfaksad në vitin e shtatëmbëdhjetë dhe e mundi. E shpartalloi mbarë ushtrinë e Arfaksadit, kalorësinë e tij, karrocat e luftës
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14dhe i pushtoi të gjitha qytetet e tija. Shkoi edhe në Ekbatanë, i pushtoi kullat e saja, i plaçkiti tregjet dhe shkëlqimin e saj e ktheu në turpësi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pastaj e zuri Arfaksadin në malet e Ragaut, urdhëroi të shigjetohet dhe kështu e zhduki njëherë e përgjithmonë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pastaj u kthye në Ninivë me ushtrinë e vet dhe me një numër të madh luftëtarësh që u ishin bashkuar në luftë. Këtu qëndroi duke pushuar e duke ngrënë e pirë me ushtrinë e tij për njëqind e njëzet ditë me radhë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.