Fushata kundër perëndimit
1Në të tetëmbëdhjetin vit, në të njëzetedytën ditë të muajit të parë, në pallatin e Nabukodonzorit, mbretit të asirëve u përhap fjala se do të hakmerrej mbi mbarë dheun, ashtu si kishte pasë thënë.
2I bashkoi të gjithë shërbëtorët dhe të gjithë bujarët e vet, mbajti me ta një këshillim të fshehtë dhe me gojën e vet, propozoi të shkretohen dhe të shkatërrohen plotësisht të gjitha ato krahina.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë u mor vendimi të vritet çdo njeri që nuk e kishte përfillur kërkesën e tij.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur këshillimi mori fund, mbreti i Asirisë Nabukodonozori, e thirri Olofernin, kryekomandantin e mbarë ushtrisë së vet, njeriun e dytë pas vetes,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5dhe i tha: »Kështu thotë mbreti i madh, zoti i mbarë botës. Nisu prej meje e merr me vete njerëz të besueshëm e të fuqishëm: rreth njëqind e njëzet mijë këmbësorë dhe njësinë e kalorësisë me dymbëdhjetë mijë kalorës.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dil kundër të gjitha vendeve në perëndim, sepse nuk iu përgjigjën urdhërimeve të mia.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Jep urdhër që të ma bëjnë gati tokën dhe ujin, sepse unë do të vërsulem me hidhërimin tim kundër tyre dhe do ta mbuloj mbarë fytyrën e dheut me këmbët e ushtrisë sime dhe do t’u lejoj t’i plaçkisin pa farë kursimi.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Luginat e tyre do të mbushen me të plagosur, kurse çdo përrua e lumë i tyre do të derdhet brigjeve nga të vdekurit e tyre.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do t’i tres në mërgim deri në skajin e botës mbarë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dil, pra! M’i pushto të gjitha tokat e tyre. Ata që do të dorëzohen, m’i ruaj për ditën e ndëshkimit të tyre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për ata që nuk dëgjojnë, të mos ketë mëshirë syri yt, vraji e plaçkiti në mbarë territorin që të është besuar.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pasha jetën time dhe pushtetin e mbretërisë sime, të gjitha këto do t’i bëj me dorën time!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E ti, ruaju se nuk e zbaton ndonjërin prej urdhrave të zotërisë tënd, pra bëj pikë për pikë sikurse të është urdhëruar dhe pa vonesë!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Oloferni si doli nga prania e zotërisë së vet, i bashkoi të gjithë princat, prijësit dhe oficerët e ushtrisë së Asirisë
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15dhe i njehi burra luftëtarë të zgjedhur për ekspeditë sikurse i kishte urdhëruar zotëriu i tij, rreth njëqind e njëzet mijë dhe dymbëdhjetë mijë kalorës shigjetarë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I ndau në njësi të rregullta për luftë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mori mandej deve, gomarë e mushka për bartjen e pajisjeve ushtarake, një shumë tejet të madhe dele, gjedhë e dhi për nozullimin e ushtrisë me shumicë që nuk u dihej numri.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mori pastaj edhe nozullime të shumta për secilin ushtar. Mandej edhe ar e argjend me shumicë nga vishtari i pallatit mbretëror.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë doli nga Niniva ai e mbarë ushtria e tij dhe u nisën para mbretit Nabukodonozor për ta mbuluar faqen e dheut që është në perëndim: me karroca, kuaj e këmbësorë të zgjedhur.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Një shumicë e madhe gjithfarë njerëzish, shumicë që nuk mund të numërohej si karkalecat dhe rëra e tokës iu vu pas ta ndiqte.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qëndrimet e ushtrisë së Olofernit
21U nisën nga Niniva dhe pas tri ditë udhëtimi arritën në fushën e Bektiletit dhe atje i ngulën çadrat në rrëzë të malit që është në të majtë të Cilicisë së Sipërme.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Nga andej Oloferni mori mbarë ushtrinë e vet me këmbësorë, kalorës e karroca dhe u nis drejt krahinës malore.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mandej e shkretoi Futin e Ludin dhe i bëri pre të gjithë bijtë e Rasisit dhe bijtë e Ismaelit, që ishin përballë shkretëtirës, në jug të kelenjve.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Pastaj e kaloi Eufratin, e përshkoi Mesopotaminë, i rrafshoi të gjitha qytetet e fortifikuara që ngriteshin mbi lumin Abronë dhe arriti në det.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25I pushtoi territoret e Cilicisë, i copëtoi të gjithë kundërshtarët dhe mbërriti deri në kufi të Jafetit, që është në jug, përballë Arabisë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26I rrethoi të gjithë bijtë e Madianit, ua dogji tëbanat dhe ua rrëmbeu vathat.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ra mandej në fushat e Damaskut në kohën e korrjes së grurit e ua ndezi arat, ua zhbiu grigjat e bagëtitë, ua bëri pre qytetet, ua shkretoi fushat dhe me teh të shpatës ua preu të gjithë të rinjtë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Frikë e tmerr i pushtoi të gjithë banorët e bregut të detit, banorët e Sidonit e të Tirit, banorët e Surit e të Ohinës dhe të gjithë ata që banonin në Jamni. Frikë e madhe i pushtoi edhe banorët e Azotit, të Askalonit e të Gazës.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.