1Këtu mori fund urata e lavdit të Tobitit.
XIII. NINIVA
Tobiti vdiq në paqe njëqind e dymbëdhjetëvjeçar. Me nderime qe varrosur në Ninivë.
2Ishte gjashtëdhjetedyvjeçar kur iu verbuan sytë. Pasi e rifitoi dritën e syve jetoi në begati. Bëri shumë lëmoshë dhe gjithënjë vazhdoi ta bekonte Hyjin dhe t’i thurte lavdi madhërisë së Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur iu afrua koha të vdesë, e thirri të birin, Tobinë, e porositi e i tha: »Biro, merri e çoji fëmijët e tu
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4në Medi, sepse unë i besoj fjalës së Hyjit, që e tha Nahumi kundër Ninivës. Të gjitha do të plotësohen, të gjitha do të vijnë mbi Asirinë e mbi Ninivën ashtu si i kanë parakallëzuar profetët e Izraelit që i ka dërguar Hyji. Të gjitha do të plotësohen, asnjë fjalë s’do të mbesë pa u plotësuar, të gjitha do të sendertohen në kohën e vet. Do të jetë më siguri në Medi se në Asiri e në Babiloni, sepse unë e di mirë dhe e besoj, se do të ndodhë gjithçka ka thënë Hyji. Të gjitha fjalët do të shkojnë në vend dhe asnjë fjalë e profetëve, s’do të bjerë poshtë. Edhe vëllezërit tanë që jetojnë në tokën e Izraelit, të gjithë do të jenë të shpërngulur e do të merren skllevër nga ai vend i mirë. Mbarë dheu i Izraelit do të mbesë i shkretë. Rrafsh do të bëhet Samaria e Jerusalemi, dhe Shtëpia e Hyjit do të kthehet në gjendje të mjerueshme: do të digjet e do të mbesë shkretë për një kohë të caktuar.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, përsëri Hyji do të ketë dhimbë për ta e do t’i kthejë në tokën e Izraelit. Prapë do ta ndërtojnë Shtëpinë e Hyjit, por jo më si të parën, deri që të kalojë koha e mallkimeve. Veç atëherë do të kthehen nga dheu i mërgimit të tyre, do ta rindërtojnë Jerusalemin me madhëri dhe në të do të ndërtohet Tempulli i Hyjit, po ashtu sikurse kanë thënë për të të gjithë profetët e Izraelit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të gjithë popujt e mbarë botës do të kthehen e do ta nderojnë me të vërtetë Hyjin, të gjithë do t’i mënjanojnë zotat e vet të rremë, që me ngashnjimin e tyre i bëjnë të bien në gabim.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë do ta bekojnë Hyjin e amshueshëm në drejtësi. Të gjithë bijtë e Izraelit në ato ditë do të lirohet e, duke e kujtuar Hyjin, së bashku do të vijnë në Jerusalem dhe do të banojnë në tokën e Abrahamit të sigurtë e përgjithmonë dhe ajo përsëri do të bëhet prona e tyre e përhershme. Do të galdojnë të gjithë ata që e duan Hyjin përnjëmend, ndërsa ata që bëjnë mëkate e padrejtësi, do të zhbihen nga dheu.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E tani, bijtë e mi, po ju urdhëroj: Shërbeni Hyjit në të vërtetën dhe bëni para tij çka atij i pëlqen. Edhe ju urdhëronu fëmijëve tuaj të bëjnë vepra të mira e lëmoshë, ta kujtojnë Hyjin dhe ta bekojnë gjithmonë Emrin e tij në të vërtetë e me të gjitha fuqitë e tyre.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E atëherë, biri im, lëshoje Ninivën e mos qëndro më këtu,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10por, pasi ta kesh varrosur nënën tënde përbri meje, qysh atë ditë mos qëndro më brenda kufijve të saj, sepse po shoh se këtu po bëhen bakeqëri të mëdha e poshtërsi të shumta dhe nuk po u vjen turp. A po sheh, biri im, se ç’i bëri Nadabi Ahiharit që e kishte rritur. A nuk qe shtënë gjallë në dhe? Por Hyji e çoi turpësinë e tij mbi kryet e tij: Ahihari doli në dritë, kurse Nadabi hyri në terrin e amshueshëm, sepse kërkoi ta vrasë Ahiharin. Duke bërë lëmoshë shpëtoi nga laku i vdekjes, që ia kishte përgatitur Nadabi. Por Nadabi ra vetë në lakun e vdekjes dhe mbaroi.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E tani, bijtë e mi, shikoni çka bën lëmosha e çka bën mëkati që çon në vdekje. Por, po më merret fryma…« E kapën e e vunë në shtrat. S’vonoi e vdiq. I bënë një salikim me nderime të mëdha.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pastaj, kur i vdiq e ëma, Tobia e varrosi përbri t’et e shkoi me gjithë gruan e vet në Medi dhe jetoi në Ekbatanë me vjehrrin e vet Raguelin.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13I rrethoi me kujdes në pleqërinë e tyre dhe i nderoi. Kur vdiqën i varrosi me nderim në Ekbatanën e Medisë. Tobia e trashëgoi pasurinë e Raguelit si edhe atë të babës së vet, Tobitit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vdiq pasi jetoi i nderuar njëqind e shtatëmbëdhjetë vjet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Para se të vdiste dëgjoi për rrënimin e Ninivës dhe i pa robërit e saj që shpërnguleshin në Medi, ku i solli Asueri, mbreti i Medisë. E bekoi Hyjin për gjithçka bëri ndaj ninivasve e asirëve. U kënaq para se të vdiste për fatin e keq të ninivasve dhe e bekoi Hyjin për shekuj të shekujve.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.