XII. SIONI
1Atëherë Tobiti e shkroi këtë uratë hareje e tha:
2»Qoftë bekuar Hyji që jeton gjithmonë dhe mbretëria e tij! Ai ndëshkon e mëshiron, çon deri në fund të Nëndheut dhe me madhërinë e vet nxjerr nga bjerrja: askush s’i shpëton dorës së tij!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Lëvdojeni ndër sy të paganëve, ju, bijtë e Izraelit! Ai njëmend ju shpërndau në mes tyre,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4por edhe atje ua dëftoi madhërinë e vet. Madhërojeni ndër sytë e të gjithë të gjallëve: ai është Zoti ynë, Ati ynë, ai është Hyji ynë në shekuj të shekujve!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai do t’ju ndëshkojë për shkak të këqijave tuaja, por ai do të ketë mëshirë për të gjithë ju: do t’ju mbledhë prej të gjitha kombeve kudo që do të jeni të tretur!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur të ktheheni tek Ai për ta zbatuar para tij të vërtetën me gjithë mend e zemër, atëherë ai do të kthehet te ju, më fytyrën prej jush s’do ta fshehë. Vëreni si veproi me ju falënderojeni me zë të lartë! Lëvdone Zotin e drejtësisë, lartësone Mbretin e shekujve! Unë e lëvdoj në dheun e mërgimit tim, fuqinë e madhërinë e tij unë ia shpall popullit të mëkatarëve. Kthehuni kah ai, mëkatarë, para tij drejtësinë zbatone! Kush e di? Prapë ndoshta ju do e për ju ai ka mëshirë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sa për mua, do ta lëvdoj Hyjin, shpirti im gëzim do të ketë në Mbretin e madhërueshëm të qiellit të gjitha ditët e jetës sime!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të gjithë ju të zgjedhurit bekone Zotin, të gjithë lëvdone madhërinë e tij! Gëzohuni dhe atë lëvdone!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Rruzalem, qytet i shenjtë, të shkallmoi Zoti për faje të tua!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Me vepra të mira madhëro Zotin, beko Mbretin e amshueshëm! Në ty përsëri ai vetë me gëzim Tempullin tënd ai do ta ndërtojë që të gëzojnë në ty të gjithë të treturit, e që në ty t’i dojë të gjithë të mjerët, brez pas brezi deri në amshim!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dritë e ndritshme do të shkëlqejë anë e kënd skajet e dheut, prej kahmosi te ti do të vijnë kombe të ndryshme edhe të shumta që i përmban rrumbullaku i dheut tek i shenjti Emri yt! ngarkuar duart me dhurata për t’ia dhënë Mbretit të qiellit! Rruzalem, në ty do të gëzohen breznitë e të gjitha breznive i ‘Zgjedhur’ ti do të quhesh në jetë të jetës për amshim!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbi ata do të bjerë mallkimi që guxojnë ty të të mallkojnë! Të mallkuar do të jenë ata që guxojnë ty të të rrënojnë, muret e tua që i prishin, të gjithë ata që pirgjet të prishin, që i djegin banesat tua. Ata, do të jenë të bekuar, që gjithmonë të duan me nderim!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë gëzo edhe galdo për bijtë e të drejtëve, se të gjithë do të bashkohen e për amshim do të bekojnë Zotin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14I lumi ai që ty të do, të lumët ata që shpirti u kënaqet për paqen që ty të takon! Lum ata që do t’u vijë keq për të gjitha mjerimet tua, sepse në ty do të gjejnë gëzim, do ta shohin gëzimin tënd të përhershëm!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Shpirti im gëzohu në Zotin, në të Madhin Mbret,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16sepse në qytet të Jerusalemit do të ndërtohet Shtëpia e tij e paepur në shekuj të shekujve! I lum do të jem, nëse ndokush nga të mijtë do të jetë lavdinë tënde për ta parë, e të lëvdojë Mbretin qiellor! Me smaragd e me safir dyert e tua, o Rruzalem, do të ndërtohen, muret’ tua me gurë të paçmueshëm, pirgjet tua, o Jerusalem, do të ndërtohen me ar të kulluar, me ar të pastër frangjitë e tua!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të Rruzalemit rrugët do të shtrohen me xhevahirë e gurë ofiri, me këngë hareje do të buçasin dyert e tua, Jerusalem, në rrugët e tua do të jehojë: ‘Aleluja!’ Qoftë bekuar Hyji i Izraelit, bekuar qoftë kush ta bekojë Emrin tënd, në shekuj të shekujve!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.