XI. RAFAELI
1Kur dasma mori fund, Tobiti e thirri djalin e vet Tobinë e i tha: »Njeriut që udhëtoi me ty na duhet t’ia shprehim falënderimin tonë dhe është e rrugës t’ia shtojmë shpërblimin.«
2Tobia i përgjigji: »Babë, sa thua ti t’i japim për shpagim? Nuk bjerr edhe nëse ia jap gjysmën e pasurisë që e solli bashkë me mua.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai më solli mua shëndosh e mirë, e shëroi gruan time, me mua i solli paratë e në fund të shëroi edhe ty! Si mund ta shpërblejmë për të gjitha këto të mira?«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë i përgjigji Tobiti: »E meriton, biri im, ta marrë gjysmën e të gjitha këtyre të mirave që solli me ty.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë Tobia e thirri bashkudhëtarin e vet e i tha: »Merre gjysmën e pasurisë që ma solle si shpërblim që të takon e t’u priftë e mbara gjithmonë!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë Rafaeli i mori të dy, i ndau veçmas, e u tha: »Bekojeni Hyjin dhe lëvdojeni Atë ndër sy të gjithë të gjallëve për të mirat që na i bëri! Bekojeni e lëvdojeni Emrin e tij! Bëni që të gjithë njerëzit t’i dinë veprat e Zotit ashtu si ato e meritojnë! Mos pushoni duke iu falënderuar!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Fshehtësitë e mbretit është mirë të mbahen si fshehtësi, por është nder të zbulohen e të shpallen veprat e Hyjit. Bëje të mirën e s’do t’ju gjejë asnjë e keqe!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Është e mirë urata me agjërim dhe lëmosha me drejtësi. Më mirë është të kesh pak e me drejtësi se pasuri të madhe e me padrejtësi. Është më mirë të japësh lëmoshë se të grumbullosh ar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Lëmosha shpëton nga vdekja, ajo pastron nga çdo mëkat. Ata që bëjnë lëmoshë, do të jenë jetëgjatë,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10kurse ata që bëjnë mëkate e padrejtësi, janë armiq të vetvetes.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dua t’jua zbuloj tërë të vërtetën dhe s’do t’jua fsheh asnjë fjalë. Jua shpjegova më parë e ju thashë: Të fshehësh fshehtësinë e mbretit është punë e mirë, kurse t’i shpallësh veprat e Hyjit është nder.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Tani: kur ti e Sara thoshit uratë, unë i paraqitja lutjet tuaja para Lavdisë së Zotit, po ashtu edhe kur ti i varrosje të vdekurit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po edhe atë ditë kur nuk ngurrove ta lësh drekën tënde e u çove dhe e varrose të vdekurin, unë qesh dërguar te ti për të të vënë në provë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por përsëri Hyji më dërgoi mua për të të shëruar ty e Sarën, renë tënde.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Unë jam Rafaeli, njëri nga shtatë engjëjt e shenjtë që jemi të gatshëm të hyjmë në praninë e Lavdisë së Zotit.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë ata i pushtoi një tmerr i madh, ranë me fytyrë përdhe e u trembën për së forti.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por ai u tha: »Mos kini frikë! Paqja me ju! Bekojeni Hyjin gjithmonë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur isha me ju, s’isha me ju prej nismës sime, por me vullnetin e Hyjit. Atë duhet ta bekoni gjithmonë, Atij këndoni lavde!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Juve u dukej se unë po haja, e unë s’haja asgjë, por juve ashtu u dukej.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, bekojeni Zotin mbi tokë dhe falënderone Hyjin! Ja, unë po ngjitem tek Ai që më ka dërguar. Shkruani të gjitha këto që ju kanë ndodhur!« Dhe ai u ngrit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ata u çuan në këmbë, por më s’e panë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E bekonin Hyjin, i këndonin himne, i falënderonin për të gjitha këto mrekulli të tija dhe u rrëfenin të gjithëve se si u ishte dukur engjëlli i Hyjit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.