X. SYTË
1U nisën rrugës e arritën në Karran që është përballë Ninivës.
2Atëherë Rafaeli tha: »Ti e di se në ç’gjendje e kemi lënë tët atë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po shpejtojmë ne të dy të shkojmë para gruas sate për ta rregulluar shtëpinë.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të dy së bashku kaluan përpara. Rafaeli i tha: »Merre me vete tëmblin e peshkut!« Qeni u nda nga turma dhe e ndiqte Tobinë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ana kishte dalë jashtë e kundronte udhën nga do t’i vinte i biri.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur qe, e pa se po vinte e i tha atit të tij: »Qe, po vjen yt bir dhe njeriu që ishte me të!«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Rafaeli i tha Tobisë para se t’i afrohej t’et: »E di se sytë e tij do të shërohen.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zbraze tëmblin e peshkut në sytë e tij dhe bari do ta heqë lëkurëzën e të bardhëtit nga sytë e tij. Yt atë do të shikojë e do ta shohë dritën.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ana vrapoi përpara tij, e mori ngrykë të birin e i tha: »Të pashë edhe një herë, o bir! Tash mund edhe të vdes!« Dhe s’i pushonin lotët.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10U ngrit edhe Tobiti e, bjer e çou, ia doli disi të dalë në trinë të oborrit. Vrik iu afrua Tobia.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në dorë mbante tëmblin e peshkut, i fryu në sy, e mori për krahut dhe i tha: »Ki besim, babë!« Atëherë ia qiti barin dhe ia mbajti ashtu për pak kohë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pastaj me të dy duart ia hoqi lëkurëzën e bardhë nga skajet e syve të tij.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Tobiti e pa djalin e vet, e kapi ngrykë,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14e me lot për faqe i tha: »Po të shoh, biri im, drita e syve të mi!« Atëherë tha: »Qoftë bekuar Hyji! Qoftë bekuar Emri i tij i madh! Qofshin bekuar të gjithë engjëjt e tij të shenjtë në shekuj të shekujve!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Njëmend ai më kishte frushkulluar, por qe, e shoh tim bir Tobinë!« Atëherë Tobiti e gruaja e tij hynë në shtëpi dhe e bekuan plot gëzim e me zë të lartë Hyjin për gjithçka u kishte ndodhur. Atëherë Tobia e njoftoi t’anë se si Zoti Hyj ia kishte përfunduar mirë udhëtimin e tij: se i kishte marrë paratë, se e kishte marrë për grua të bijën e Raguelit, Sarën, që s’do të vononte të arrinte dhe se duhet të jetë afër derës së Ninivës. U mbushën gëzim Tobiti e Ana,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16dhe dolën ta ndeshin të renë e vet te dera e Ninivës. Gjindja e Ninivës që e shihnin Tobitin duke ecur e duke shpejtuar plot fuqi si dikur e pa e marrë askush për dore, mbetën të habitur.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Tobiti e pranonte haptas se Hyji kishte pasur mëshirë për të dhe e bekonte Hyjin me zë të lartë që ia kishte shëruar sytë. Mandej Tobiti e takoi Sarën, nusen e djalit të vet, Tobisë, e bekoi e i tha: »Mirë se erdhe, bija ime! Qoftë bekuar Hyji yt që të pruri te ne, o bijë! Qoftë bekuar yt atë, qoftë bekuar im bir Tobia! Qofsh bekuar ti, o bijë! Hyr me hije të mirë në shtëpinë tënde në bekim e në gëzim, hyr, bija ime!« Gëzim i madh qe atë ditë për të gjithë judenjtë që ishin në Ninivë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Erdhën te Tobia për t’u gëzuar së bashku me të, erdhën edhe kushërinjtë e tij Ahihari e Nadabi. U bë dasmë për shtatë ditë me gëzim të madh dhe u ndanë dhurata të shumta.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.