Takimi i parë i Juditës me Olofernin
1Oloferni i tha Juditës: »Qetësohu, o grua, dhe mos të të lëshojë aspak zemra, sepse unë nuk i bëj asnjë të keqe njeriut që i pëlqen t’i shërbejë Nabukodonozorit, mbretit të mbarë botës.
2Po edhe tani, po të mos më kishte përbuzur populli yt i malësisë, unë nuk do të kisha ngritur heshtë kundër tij. Vetë deshën kështu.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tash më trego pse ike prej tyre e erdhe tek ne? Patjetër do të kesh ardhur për të shpëtuar jetën! Mos ki farë frike: e ke të sigurt jetën sonte e më tutje!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Askush s’do të guxojë të të bëjë keq, por do të sillem me ty mirë siç veprohet me shërbëtorët e Zotërisë tim, Nabukodonozorit.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Judita i përgjigji: »Denjohu t’i pranosh me mirësi fjalët e shërbëtores sate dhe më lejo të flasë si shërbëtore e jote. Sonte shërbëtorja jote s’do të thotë asnjë rrenë para zotërisë tim.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Vetëm ndiqi këshillat e shërbëtores sate dhe Hyji do t’i japë përfundim të mirë veprës sate, Imzot.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pasha jetën e Nabukodonozorit, mbretit të mbarë botës, pasha ushtrinë e atij, që të dërgoi për t’i nxjerrë në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit. Me ndihmën tënde nuk i janë përkulur vetëm njerëzit, por edhe bagëtitë, kafshët e egra dhe shpendët të gjithë do të jetojnë për Nabukodonozorin dhe për shtëpinë e tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kemi dëgjuar për mençurinë dhe zgjuartësinë tënde. Mbarë bota e ka marrë vesh se vetëm ti je i mirë në mbarë mbretërinë, i shquar për urtësi dhe i mrekullueshëm në mjeshtrinë e drejtimit të luftës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mandej e kemi marrë vesh, Imzot, edhe fjalimin që e mbajti në këshillin tënd Ahiori, i dimë fjalët e tija, sepse njerëzit e kanë pranuar në Betuli dhe ai i tregoi të gjitha që i ka folur para teje.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prandaj, Zotërues e Zotëri, mos e bëj për asgjë fjalën e tij, por vëre në zemër, sepse është e vërtetë. Është e vërtetë se populli im nuk mund të ndëshkohet as s’ka pse kush çon shpatë kundër tij përveç nëse mëkaton kundër Hyjit të vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por, që Imzoti të mos mbetet i zhgënjyer dhe që puna të mos i shkojë huq, le ta dijë se vdekja do të bjerë mbi kokat e tyre, sepse kanë mëkatuar dhe e kanë hidhëruar Zotin e vet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pasi atyre u munguan nozullimet dhe u pakua ujët e pishëm, deshën të vënë dorë mbi kafshët dhe gjithçka tjetër që Hyji i tyre u urdhëroi të mos i hanë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Madje ata kanë vendosur t’i hanë edhe frytet e para të grurit dhe të dhjetën e verës e të vajit, që janë të shenjtëruara për priftërinjtë tanë në Jerusalem, që shërbejnë para fytyrës së Hyjit tonë, e këto askush prej popullit nuk guxon as t’i prekë me dorë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mirëpo, tash dërguan disa njerëz në Jerusalem - pasi edhe banorët e atjeshëm po e bëjnë të njëjtën gjë - që t’ua nxjerrin nga pleqtë një leje të tillë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, posa t’u vijë përgjigjja dhe, atë ditë që ata ta vënë në veprim, do të bëhen preja jote.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Këndej, edhe unë shërbëtorja jote, posa e mora vesh këtë gjë, ika prej faqes së tyre dhe Hyji më solli këtu për të kryer me ty një gjë që, kur të dëgjohet, do të mrekullohet mbarë bota, të gjithë ata që do ta dëgjojnë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse shërbëtorja jote është një grua e devotshme dhe se natë e ditë i shërben Hyjit të qiellit. Prandaj, Imzot, nëse mbetem pranë teje, shërbëtorja jote kërkon që t’i lejohet të dalë natën jashtë në drejtim të luginës. Atje do t’i lutem Zotit dhe ai do të më tregojë kur ata do të mëkatojnë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Unë do të kthehem e do të të tregoj, ti do të dalish me ushtrinë tënde dhe askush prej tyre nuk do të mund të qëndrojë përballë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do të të prij përmjedis Judesë deri që të vij përballë Jerusalemit, do ta vë fronin tënd në midis të tij. Atëherë ti do t’i bashkosh ata si ato delet që s’kanë bari. Asnjë qen nuk do të lehë kundër teje. Këto gjëra më kanë qenë paralajmëruar mua dhe qeshë dërguar të vij e t’ua tregoj.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Olofernit i pëlqyen fjalët e saja po ashtu edhe të gjithë oborrtarëve të tij dhe të marrë mendësh nga bukuria dhe urtësia e saj, thanë:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21»Skaj më skaj të dheut nuk mund të gjendet edhe një grua si kjo për bukurinë e fytyrës dhe për urtësinë e fjalës!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Oloferni i tha: »Hyji bëri mirë që të dërgoi para njerëzve të tu. Fuqi do të jesh për duart tona e rrënim për ata që e përbuzën Zotërinë tim.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ti je e bukur në fytyrë e e mençur në fjalë. E nëse do të bësh ashtu siç the, Hyji yt do të jetë Hyji im. Ti do të jetosh në pallatin e mbretit Nabukodonozor dhe do të jesh e përmendur në mbarë botën.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.