V. NGADHNJIMI
Hebrenjtë sulen kundër fushimit të asirianëve
1Judita u tha: »Më dëgjoni, vëllezër! Merreni këtë kokë e vareni në majë të mureve tona!
2Atëherë, kur të dalë drita dhe dielli të ngritet mbi tokë, kapni armët tuaja dhe çdo njeri i aftë për armë le të dalë prej qytetit. Mandej bëni kinse po niseni drejt rrafshit për t’i sulmuar rojet e para të asirianëve, por mos zbritni!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë ata do t’i marrin armët, do të shkojnë në fushimin e vet, do t’i zgjojnë prijësit e ushtrisë asiriane dhe do të vrapojnë te tenda e Olofernit. Kur të mos e gjejnë atë, do t’i kapë frika dhe do të ikin para jush.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë ju dhe të gjithë banorët e Izraelit ndiqni dhe i shfarosni në ikje!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, para se të bëni kështu, ma thirrni Ahiorin Amonit që ta shohë dhe ta njohë atë që e shau shtëpinë e Izraelit dhe e dërgoi atë te ne si të dënuar me vdekje.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E thirrën Ahiorin që ishte në shtëpinë e Ozisë. Ky, kur erdhi dhe e pa kryet e Olofernit në dorë të një trimi në midis të kuvendit, ra me fytyrë përdhe e i ra të fikët.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur ata e çuan, shkoi e ra përpara Juditës, e nderoi me fytyrë përdhe e tha: »Qofsh bekuar në të gjitha tendat e Judës dhe ndër të gjithë popujt! Të gjithë që do ta dëgjojnë emrin tënd tmerri do t’i pushtojë!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E tash më trego gjithçka ke bërë në këto ditë«. Judita në midis të popullit i tregoi gjithçka kishte bërë prej ditës që kishte shkuar deri në momentin që po fliste me ta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur ajo pushoi së foluri, mbarë populli brohoriti me zë të lartë plot hare e gëzim në mbarë qytetin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur Ahiori pa gjithçka kishte bërë Hyji i Izraelit, besoi në Hyjin me gjithë zemër, u rrethpre dhe kështu u bë anëtar i popullit të Izraelit për gjithmonë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur zbardhi agimi, e varën kokën e Olofernit në mur, secili luftëtar mori armët e veta dhe çeta - çeta u lëshuan shpatit të malit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Asirianët, kur i panë, i lajmëruan prijësit e vet, mijëtarët, oficerët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Shkuan te tenda e Olofernit e i thanë Bagoait, mbikëqyrësit të punëve të tija: »Zgjoje imzotin, sepse judenjtë morën guxim të zbresin te ne për të luftuar e t’ua tresim farën.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bagoai hyri dhe trokiti në tendë; mendonte se do të ishte fjetur me Juditën.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, pasi askush nuk i përgjigji, e hapi tisin, hyri në dhomë dhe e gjeti të hedhur trupin e tij për toke, të vdekur, të zhveshur e pa kokë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë lëshoi një britmë të madhe me vaj, dënesje e me gjëmë të madhe dhe i shqeu petkat e veta.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Pastaj hyri në dhomë ku kishte qenë pritur si mikeshë Judita, por nuk e gjeti atë. Atëherë vrapoi para popullit e bërtiti:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18»Na kanë tradhtuar këta skllevër! Një grua e vetme e hebrenjve e ka turpëruar shtëpinë e Nabukodonozorit! Ja, Oloferni i shtruar përdhe pa kokë!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prijësit e ushtrisë asiriane, kur i dëgjuan këto fjalë, i shqyen petkat e veta, shpirtin ua pushtoi një tmerr i madh dhe u bë një britmë e një gjëmë fort e madhe në fushim.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.