1Kur dëgjuan ata që ende ishin në tendat e veta, mbetën shtang nga habia.
2I pushtoi një frikë e një tmerr, nuk mbeti asnjë që të mund të qëndronte përbri shokut të vet, por të pështjelluar, të gjithë së bashku morën rrugën e ikjes nëpër fushë e nëpër mal.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po edhe ata që e kishin ngulur fushimin në male përballë Betulisë, u lëshuan në ikje. Atëherë bijtë e Izraelit, kush ishte i armëve, u lëshuan në ta.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ozia dërgoi njerëzit në Betomestaim, Bemen, Kobë, në Kolë dhe në çdo vend të Izraelit për t’i njoftuar me gjërat që kishin ndodhur dhe që të gjithë të lëshoheshin kundër armiqve për t’i shfarosur.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur bijtë e Izraelit dëgjuan, të gjithë së bashku u sulën në ta dhe i përzunë deri në Kobë. Po ashtu edhe ata që ishin në Jerusalem, erdhën nga të gjitha pjesët e malësisë - sepse i kishin lajmëruar se çfarë kishte ndodhur në fushimin e armiqve. Po edhe ata që ishin në Galaad e në Galile, i përndoqën dhe i vranë me shumicë deri sa e kaluan Damaskun dhe dolën në tokat e tyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të tjerët, ata që jetonin në Betuli, u turrën në fushimin e asirianëve, i bënë pre dhe u pasuruan mirë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bijtë e Izraelit, si u kthyen nga shfarosja, pushtuan çka kishte mbetur. Edhe fshatrat e qytetet malore e fushore morën pre të madhe; me të vërtetë kishte me shumicë të madhe.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Falënderje ndaj Juditës
8Kryeprifti Joakim dhe pleqtë e bijve të Izraelit që banonin në Jerusalem, erdhën t’i shohin të mirat që ia bëri Hyji Izraelit, për ta parë Juditën e për ta përgëzuar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur Judita doli para tyre, të gjithë e bekuan dhe i thanë: »Ti je nderi i Jerusalemit! Ti je lavdia e madhe e Izraelit, ti je mburrja e popullit tonë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Me dorë tënde i bëre të gjitha këto, Izraelit i solle të mira, dhe Hyji vulosi ç’bëre! Qofsh bekuar prej Hyjit të gjithpushtetshëm, o fisnike! Në shekuj të shekujve!« E mbarë populli përgjigji: »Ashtu qoftë! Ashtu qoftë!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Populli tridhjetë ditë zgjati duke e plaçkitur fushimin, Juditës i dhanë tendën e Olofernit, të gjitha enët e argjendta, shtratin dhe mbarë orenditë. Ajo mori gjithçka, i ngarkoi në mushkat e veta, e solli edhe qerren dhe i ngarkoi në të.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të gjitha gratë e Izraelit vraponin ta shihnin. E bekonin dhe luanin valle për nder të saj. Judita mori në dorë urth dhe u dhuronte grave që ishin me të.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë ajo dhe përcjellësit e saja punuan kurorë degësh të ullirit dhe i vunë në kokë. Ajo doli në ballë të popullit dhe u prini grave në valle. Pas vinin izraelitët e armatosur, të stolisur me kurorë dhe me këngë lavdie në gojë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Judita, në midis të popullit, ia mori kësaj kënge falënderjeje, ndërsa i tërë populli e përcillte me zë të lartë këngën në nder të Zotit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.