Kushtrim në Judé
1Bijtë e Izraelit që banonin në Judé dëgjuan për gjithçka kishte bërë ndër popuj të ndryshëm Oloferni, prijësi i ushtrisë së Nabukodonozorit, mbretit të asirëve, se si i kishte plaçkitur njëherë tempujt e tyre e pastaj i kishte shkatërruar.
2U hyri frikë e madhe prej tij dhe u trazuan shumë për shkak të Jerusalemit e të Tempullit, të Zotit, Hyjit të tyre,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3sepse posa ishin kthyer nga mërgimi, posa ishte bashkuar populli në Judé dhe posa ishin shenjtëruar nga përdhunimi enët, lteri dhe Shtëpia e Hyjit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prandaj, dërguan lajmëtarë në krahinën e Samarisë, në Betoron, në Abelmain, në Jerik, në Kobë, në Aisorë dhe në luginën e Salemit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I pushtuan majat më të larta. vendbanimet që ishin të fortifikuara. Bashkuan nozullime për kohë të luftës, sepse sa ishin korrur grunajat e tyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Edhe Joakimi që aso kohe ishte kryeprift në Jerusalem, u shkroi banorëve të Betulisë e të Betomestaimit, që është përballë Esdrelonit në drejtim të fushës afër Dotainit,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7që t’i zënë vendkalimet e maleve të larta, sepse nëpër to kalohej në Judé dhe ishte lehtë të ndaloheshin ata që do të ngjiteshin aty pari, sepse rruga ishte e ngushtë dhe nuk zinte më se dy vetë krahakrahas.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Izraelitët vepruan si u urdhëroi kryeprifti Joakim dhe pleqtë e mbarë popullit të Izraelit që gjendeshin në Jerusalem.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutjet e mëdha
9Me të dhënë të madh çdo izraelit e thirri në ndihmë Hyjin, e përvujtëruan vetveten me agjërim të madh,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10madje bashkë me gratë e tyre, fëmijët dhe bagëtitë, të gjithë të huajt, ardhacakë dhe të blerë me para, i veshën në ijë grathoret.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Çdo burrë izraelit, gra e fëmijë, që banonin në Jerusalem, ranë me fytyrë përdhe para Tempullit, e përhinë kryet me hi dhe i shtrinë grathoret para Tempullit të Zotit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Deri edhe lterin e mbuluan me grathore. Me britma të larta i përluteshin Hyjit të Izraelit njëzëri e pa pushim që të mos lejojë të bëhen fëmijët e tyre mish për kërrabë, e gratë e tyre pré e armiqve, qytetet e trashëgimit të tyre rrënoja e të mos dhunohet e të mos poshtërohet Tempulli për t’u kënaq paganët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Zoti e dëgjoi zërin e tyre dhe e mori parasysh ngushticën në të cilën gjendeshin. Në mbarë Judenë dhe në Jerusalem përpara Shenjtores së të Gjithpushtetshmit, populli agjëroi ditë të tëra.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kryeprifti Joakim dhe të gjithë ata që qëndronin në praninë e Zotit: priftërinj e shërbestarë të Zotit, me grathore të ngjeshura ijësh, për çdo ditë çonin fli shkrumbimi, kushte dhe fli vullnetare të popullit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Me mitra të përhitur klithnin drejt Zotit me sa fuqi kishin që t’i vinte në ndihmë mbarë shtëpisë së Izraelit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.