Këshillimi luftarak në fushimin e Olofernit
1E lajmëruan Olofernin, kryekomandantin e ushtrisë së Asirisë, se bijtë e Izraelit ishin bërë gati për luftë: i kishin zënë shtigjet e kalimit të bjeshkëve, i kishin rrethuar me mure majat e larta të maleve dhe në fushë kishin vënë pengesa.
2Oloferni u hidhërua tmerrsisht. I bashkoi kryetarët e moabëve, prijësit e amonëve dhe të gjithë udhëheqësit e bregdetit
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe u tha: »Djemtë e Kanaanit, më tregoni: Cili është ky popull që banon në male? Cilat janë qytetet, në të cilat banojnë? Sa është e madhe ushtria e tyre? Ku qëndron fuqia dhe forca e tyre? Kush është mbreti i tyre dhe kush prijësi i ushtrisë së tyre?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Pse vetëm ata prej të gjithë banorëve të Perëndimit ma kthyen shpinën dhe nuk pranuan të më dalin përpara në mënyrë paqësore?«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I përgjigji Ahiori, prijësi i amonëve: »Imzot kini mirësinë ta dëgjoni fjalën e shërbëtorit tënd. Unë do ta tregoj të vërtetën mbi këtë popull që banon në këto bjeshkë përballë teje. S’do të dalë rrenë nga goja e shërbëtorit tënd.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ky popull është me prejardhje nga kaldenjtë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Më së pari banuan në Mesopotami, sepse nuk deshën t’i ndjekin zotat e etërve të vet që jetonin në tokën e përmendur të kaldenjve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E lanë udhën e të parëve të vet dhe adhuruan Hyjin qiellor, atë Hyj që ata e njohën. Prandaj të dëbuar nga prania e zotave të tyre, u strehuan në Mesopotami dhe banuan aty për një kohë të gjatë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por Hyji i tyre u urdhëroi ta lëshojnë këtë vendstrehim dhe të shkojnë në dheun e Kanaanit. Ngulën aty dhe u bënë të pasur me ar, argjend e bagëti të panumërta.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë zbritën në Egjipt - sepse uria e pushtoi tokën e Kanaanit - dhe qëndruan atje deri sa gjetën ushqim. Atje u shumuan fort sa që nuk mund të numërohej popullsia e tyre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë u çuan kundër tyre egjiptianët dhe i shfrytëzuan me punim tullash, i poshtëruan dhe i bënë skllevër.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë ata britën drejt Hyjit të tyre e Hyji e goditi mbarë Egjiptin me varrë të pashërueshme. Prandaj egjiptianët i dëbuan larg vetes.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Hyji para tyre e teri Detin e Kuq
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14dhe u priu udhës drejt Sinait dhe drejt Kadesbarnes. Pasi i dëbuan banorët e shkretëtirës,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15u ngulitën në tokën e amorrenjve dhe me fuqinë e vet shfarosën të gjithë hesbonasit. Kaluan Jordanin dhe e pushtuan tërë malësinë;
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16e dëbuan Kananeun, Ferezeun, Jebuseun, sikemët dhe të gjithë girgesenjtë, dhe aty banuan për kohë të gjatë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Deri sa nuk mëkatuan kundër Hyjit të vet, kishin mirëqenie, sepse me ta ishte Hyji që e urren të keqen.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por, kur u larguan nga udha që ai ua kishte shënuar, atëherë shumica e tyre qe shfarosur në lufta të ndryshme, kurse të tjerët qenë tretur në dhe të huaj. Tempulli i Hyjit të tyre qe rrafshuar për tokë dhe qytetet e tyre qenë pushtuar nga kundërshtarët.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë u kthyen kah Hyji i tyre dhe u riatdhesuan nga vendet ku kishin qenë tretur, e morën Jerusalemin, ku është Shenjtërorja e tyre dhe e ripopullzuan malësinë që kishte mbetur shkretë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E tani, Imzot i madhërishëm, të shikojmë me kujdes a mos ka ndonjë marrëzi në këtë popull dhe mëkaton kundër Hyjit të vet dhe, nëse po, atëherë shkojmë t’i sulmojmë e t’i shpartallojmë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, nëse populli nuk ka faj, atëherë Imzot, hiq dorë, se ndoshta i mbron Zoti dhe Hyji i tyre e mos të bëhemi gazi i dheut.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kur Ahiori i kreu së thëni këto fjalë, mbarë gjindja, e bashkuar përreth tendës, nisi të nynykatë. Atëherë oficerët e Olofernit, bregdetarët dhe moabët kërkuan ta shigjetojnë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23»Pse duhet t’u kemi frikën bijve të Izraelit? Ai është një popull që nuk ka ushtri e i dobët dhe s’është i aftë ta përballojë një luftë të fortë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prandaj të sulemi se kanë për të qenë sa një kafshore e ushtrisë sate, o zotëri Olofern!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.