II. RRETHIMI I BETULISË
Fushata kundër izraelitëve
1Të nesërmen Oloferni i dha urdhër ushtrisë së vet dhe të gjithë popullit të vet që ishte mbledhur në ndihmën e tij të bëheshin gati për ta sulmuar Betulinë, t’i pushtojnë grykat malore dhe ta nisin luftën kundër bijve të Izraelit.
2Menjëherë po atë ditë u nisën të gjithë luftëtarët e tij. Ushtria e tij kishte njëqind e shtatëdhjetë mijë këmbësorë e dymbëdhjetë mijë kalorës, pa e numëruar pajisjen e madhe dhe njerëzit që ecnin këmbë nëpër ta: një shumicë tejet e madhe!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ngulën fushimin në luginën afër Betulisë, përgjatë burimit. U hapën në gjerësi në drejtim të Dotainit deri në Abelmain e në gjatësi nga Betulia deri në Hiamon që është kundruall Esdrelonit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur izraelitët e panë gjithë këtë shumicë, u turbulluan për së forti dhe i thanë njëri-tjetrit: »Këta tash do ta përlajnë mbarë faqen e dheut: as malet as luginat as kodrat s’do të mund ta bajnë peshën e tyre.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Secili kapën armët e veta, i ndezën dritat nëpër kullat e veta, atë natë ndenjën në roje gjithë natën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të nesërmen Oloferni e nxori jashtë krejt kalorësinë e vet që ta shohin bijtë e Izraelit që ishin në Betuli,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7i shqyrtoi udhët që shpienin në qytetin e tyre, i kërkoi burimet e ujërave dhe i pushtoi ato, i vuri roje ushtarët e pastaj u kthye tek ushtria e vet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë erdhën te ai të gjithë kryeparët e bijve të Ezahut, prijësit e popullit moab dhe udhëheqësit ushtarakë të Bregut të detit e i thanë:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9»Le ta ketë mirësinë Imzoti të na i dëgjojë disa fjalë në mënyrë që ushtria e tij të mos pësojë humbje.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ky popull i bijve të Izraelit nuk u ka besuar heshtave të veta, por lartësisë së maleve, në të cilat banon, sepse nuk është lehtë të ngjitesh në majët e thepisura të bjeshkëve të tyre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj o Zotëri, mos lufto me ta si në betejë të hapur, nëse dëshiron që të mos bjerë i vrarë asnjë ushtar yti.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Qëndro në fushimin tënd dhe ruaje çdo ushtar të ushtrisë sate, ndërsa në ndërkohë ushtarët e tu le ta pushtojnë burimin e ujit që del në rrëzë të malit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13sepse nga andej e marrin ujin të gjithë banorët e Betulisë. Ata do të vdesin nga etja dhe vetë do ta dorëzojnë qytetin e vet. Ndërkaq ne dhe regjimentet e tua do të ngjitemi mbi majët e këtyre maleve të afërta dhe do të vendosim roje që të mos dalë asnjë njeri nga qyteti.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kështu do të meken nga uria dhe etja ata, gratë dhe fëmijët e tyre dhe, para se të vijë shpata mbi ta, do të mbeten shtrirë shesheve të banesave të tyre.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë do t’i shpaguash me shpagim të tmerrshëm që u çuan kundër e nuk deshën të dalin përpara paqësisht.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Parashtrimi i tyre i pëlqeu Olofernit dhe shërbëtorëve të tij dhe vendosi të bënte ashtu si thanë ata.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17U nisën pra, bijtë e Moabit e me ta edhe pesë mijë asirianë, e ngulitën në luginë dhe i pushtuan ujësjellësit dhe burimet e ujërave të izraelitëve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18U nisën në drejtim të maleve dhe bijtë e Ezaut dhe bijtë e Amonit, dhe e ngulën fushimin në malësi kundruall Dotainit. Prej tyre disa i dërguan në juglindje përballë Egrebelit, që është afër Kusit, në brigjet e Mohmurit. Ushtria tjetër e asirëve e nguli fushimin e vet në fushë dhe kështu e mbuluan krejt sipërfaqen e dheut. Çadrat e tyre dhe pajisjet formuan një fushim tejet të madh, sepse vërtet ishte një mori e madhe njerëzish.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë bijtë e Izraelit klithën drejt Zotit, Hyjit të vet, sepse po u pakësohej guximi ndërsa armiqtë i kishin rrethuar nga çdo anë dhe nuk kishin rrugë shpëtimi prej tyre.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Për tridhjetë e katër ditë mbarë ushtria e asirëve: këmbësorët, karrocat dhe kalorësit i mbajtën në rrethim. Atëherë banorëve të Betulisë u mungoi ujët në të gjitha enët.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Edhe cisternat i kishin të zbrazëta e nuk kishin ujë të pishëm as edhe vetëm për një ditë, sepse u jepnin të pinë me masë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu u dobësuan fëmijët e tyre, gratë dhe të rinjtë, nga etja rrëzoheshin nëpër sheshet e qytetit dhe kalimet e dyerve sepse s’u kishte mbetur më fare fuqi.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë mbarë populli, të rinj, gra e fëmijë u mblodhën te Ozia e te të parët e qytetit dhe me zë të madh bërtitën e thanë para të gjithë pleqve:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24»Hyji gjykoftë ndërmjet jush e nesh që na morët në qafë për të keqen tonë e nuk u morët vesh paqësisht me asirët.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Tash s’ka kush që mund të na ndihmojë, e Hyji na shiti në dorë të tyre që të biem rrah nga etja e të mbarojmë krejtësisht.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Tash thirrni ata e dorëzojeni krejt qytetin në robëri popullit të Olofernit dhe ushtrisë së tij.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Më mirë është për ne të bëhemi preja e tyre; do të bëhemi skllevër e skllave të tyre, por do të na lënë gjallë dhe nuk do ta shohim me sytë tanë vdekjen e fëmijëve tanë dhe nuk do t’i shohim gratë e fëmijët tanë si u del shpirti.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ju përbejmë në qiell e në dhe me Hyjin e tyre me Zotin e etërve tanë, që po na hakmerret për fajet tona dhe për fajet e etërve tanë, ju përbetojmë që qysh sot ta zbatoni këtë që ju thamë.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29I tërë tubimi ia plasi vajit me zë të lartë dhe të gjithë së bashku klithën drejt Zotit Hyj me zë të lartë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Atëherë Ozia u tha: »Merrni guxim, o vëllezër, e të qëndrojmë edhe pesë ditë kur Zoti, Hyji ynë, do të kthehet nga ne me mëshirë: sepse ai nuk do të na harrojë plotësisht.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Nëse do të kalojnë këto pesë ditë e nuk do të na vijë farë ndihmë, do të bëj sikurse kërkoni ju.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Atëherë e liroi popullin të shkonte secili në vendin e vet, burrat shkuan në muret dhe në pirgjet, kurse gratë e fëmijët i çuan në shtëpi. Mbarë qyteti ishte ngushtuar sa s’ka më.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.