Urata e Juditës
1Ndërkaq Judita ra me fytyrë përdhe, i qiti kokës hi, e shqeu këmishën e vet dhe e zbuloi grathoren që e kishte ngjeshur, dhe, në atë kohë, kur në Jerusalem, në Shtëpinë e Hyjit, flijohej në mbrëmje flia e kemit, Judita me zë të lartë e thirri në ndihmë Hyjin e tha:
2O Zot, Hyji i stërgjyshit tim Simonit, të cilin ti e armatose me thikën e hakmarrjes kundër të huajve, të cilët ia zgjidhën brezin virgjërës për ta dhunuar dhe ia zbuluan kofshën për ta turpëruar dhe ia fëlliqën kraharorin me poshtërsi; e pra, ti kishe urdhëruar: ‘Kështu të mos bëhet!’ e ata e bënë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Për këto i shpure në vdekje prijësit e tyre, me gjak tradhtie shtratin e tradhtisë së tyre e skuqe: i përplase shërbëtorët mbi krerë e krerët mbi fronet e tyre!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Pre i bëre gratë e tyre, skllave bijat, gjithçka patën për pjesë ua ndave bijve që i pate për zemër pse digjeshin me zell për ty e urryen turpin që iu bë gjakut të tyre: dhe të thirrën në ndihmë t’u shkosh. Ti, o Hyj, o Hyji im, më dëgjo mua, gruan e vejë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse prej teje është çka ka qenë, ç’ndodh tani e çka do të ndodhë në të ardhmen: ti i mendon e ato bëhen!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Çfarë ti synove, të doli para e të tha: »Tek jam!« Sepse të gjitha udhët e tua janë të përgatitura, synimet e tua të parapara.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ja, asirianët: krenohen me ushtrinë e vet, mburren me kuajt dhe kalorësit e vet, krenohen me krahun e këmbësorëve, shpresojnë në mburojat dhe heshtat, në harqet dhe në bahe e nuk e dinë se ti je Zoti që luftërat i zhbin!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zot Emrin e ke! Zhduke fuqinë e tyre, Hyj i amshueshëm, me fuqinë tënde shpartalloje ushtrinë e tyre zhduke fuqinë e tyre me hidhërimin tënd! Ata duan t’i çnderojnë Shenjtëroret e tua, ta fëlliqin Tendën ku banon, Emri yt i madhërishëm, t’i rrënojnë me hekur brirët e lterit tënd!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Shikoje kreninë e tyre, zbraze zemërimin tënd mbi kokat e tyre, jepi dorës sime, të vejushës, fuqinë ta kryej çka kam synuar.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Me buzëqeshjen time tërheqëse godite të skllavit prijësin, dhe të prijësit me skllavin e vet! Shkatërroje kreninë e tyre me dorën e vejushës!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Forca jote s’qëndron në numër, pushteti yt s’mbështetet në ushtri, se je Hyji i të përvujtëve, je ndihmtari i të vegjëlve, mbështetje e të ndrydhurve, mbrojtës i të përbuzurve, shpëtimtar i të dëshpëruarve!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po, po, Hyji i atit tim, Hyji i trashëgimit të Izraelit, Zotëruesi i qiellit e i tokës, Krijuesi i ujërave, Mbreti i mbarë krijesave të tua, dëgjoje uratën time:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13ma dhuro gjuhën ngashnjyese që të plagos edhe t’i vras të gjithë ata që synuan të keqen kundër besëlidhjes sate, kundër Tempullit tënd të shenjtë, kundër majës së Sionit, kundër Shtëpisë që u përket bijve të tu!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bëj ta dijë çdo popull e fis, se ti je Hyj i gjithpushtetshëm e i fuqishëm, e se populli i Izraelit, përveç teje tjetër mbrojtës nuk ka!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.