1O sikur të të kisha vëlla, që ka pirë gjinjtë e nënës sime, po të kisha gjetur jashtë, do të kisha puthur me afsh dhe askush s’do të më kish` përbuzur.
2Unë do të merrja, do të çoja në shtëpi të nënës sime, aty ti do të më mësoje mua e unë do të jepja të pish verë të erandshme, edhe lëng prej shegash të mia.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E majta e tij nën kokën time e me të djathtën më përqafon.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I fejuari
4O bija të Jerusalemit, ju përbej të mos ma zgjoni, të mos ma zgjoni të dashurën time deri sa të zgjohet vetë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
PËRFUNDIMI
Kori
5Kush është kjo që po ngjitet nga shkretëtira në të dashurin e vet e mbështetur?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I fejuari
Të zgjova nën hije të mollës,
aty ku të ngjizi jot’ëmë,
aty ku të lindi jotëmë!
E fejuara
6Mvendos si vulë mbi zemrën tënde, porsi vulë mbi dorën tënde se dashuria është e fortë si vdekja, i pashmangshëm është si dheu i zi lakmimi; vapa e saj si vapa e zjarrit, flakë hyjnore!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ujërat e mëdha dashurinë nuk mund ta ndalin, nuk e fikin as lumenjtë! Kush do të jepte gjithçka ka në shtëpinë e vet me qëllim të blejë dashurinë, do të përbuzej prej gjithkujt.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
SHTOJCAT
Dy epigrame
8E kemi një motër të vocërr ende parzmash të patrajtuar. Çfarë do të bëjmë për motrën tonë kur të vijë dita për të t’flitet?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sikur ajo të ishte mur do të ndërtonim pirgje të argjendta mbi të; sikur ajo të ishte derë do ta mbronim me dërrasa cedri.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Unë jam mur, gjintjë e mi janë porsi kulla! E tillë jam unë në sytë e tij, si ajo që e gjeti paqen.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Salomoni e kishte vreshtin në Baalhamon. Ai rojëtarëve ua dha; secili duhej t’i jepte për prodhim një mijë sikla të argjendtë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Vreshti im është para meje! Merri, Salomon, ata një mijë sikla të tu, ja dhe dyqind për ata që i ruajnë frutat e tija!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shtojcat e fundit
13Ti njome që banon në kopshte, - miqtë po dëgjojnë, fol që unë ta dëgjojë zërin!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ik, o i dashur, ji si sorkadhja, si dreri i ri në bjeshkë të erandshme!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.