Ndarja e kurorës së martesës
1»Kur dikush martohet dhe jeton me të si me grua, por pastaj ajo nuk i pëlqen më, sepse ka gjetur diçka të pahijshme në të, i shkruan vërtetimin e lëshimit, ia jep në dorë dhe e dëbon prej shtëpisë,
2dhe ajo si të ketë dalë prej tij, martohet me një tjetër,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3por edhe atij nuk i pëlqen dhe i jep edhe ai dëftesën e ndarjes dhe e hedh prej shtëpisë së vet, ose ndoshta vdes,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4burri i parë nuk mund ta marrë atë për grua, sepse ajo ka qenë përdhosur. Kjo do të ishte një poshtërsi ndër sy të Zotit. Ruaju se bën të mëkatojë toka që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Masa të tjera mbrojtjeje
5»Njeriu që posa martohet, të mos shkojë në ushtri, të mos shkojë në luftë dhe të mos i vihet asnjë detyrë botore me rëndësi, por le të jetë i lirë në shtëpinë e vet për një vit e të gëzojë me gruan e vet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mos e merr peng mokrën ose gurin e sipërm të mokrës, pasi kështu do t’i marrësh peng jetën e tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëse zihet ndokush që grabit vëllanë e vet, izraelitin dhe, pasi ta ketë shitur, merr çmimin e tij: i tilli le të vritet: çrrënjose të keqen prej mesit tënd!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në rast të shfaqjes së gërbulës, ji shumë i kujdesshëm të mbash e të zbatosh gjithçka t’ju mësojnë priftërinjtë levitë: ç’u urdhërova atyre, ta kryeni me kujdes.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të të bjerë në mend çfarë i bëri Zoti, Hyji yt, Marisë në udhëtim kur po dilnit nga Egjipti.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur t’i huajosh të afërmit tënd, mos hyr në shtëpinë e tij për t’i marrë pengun,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11por qëndro jashtë dhe ai le të ta sjellë aty pengun e caktuar.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nëse është skamnor, pengu i tij të mos e kalojë natën tek ti,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13por menjëherë, në perëndim të diellit, ktheja që të flejë në petkun e vet e të të bekojë. Ti atëherë do të jesh i drejtë në sytë e Zotit, Hyjit tënd.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mos ia moho shpërblimin nevojtarit e skamnorit qoftë ai prej vëllezërve të tu, qoftë edhe prej të ardhurve që banojnë me ty në tokën tënde brenda qyteteve të tua:
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15po atë ditë, para se të perëndojë dielli, jepja pagën e mundit të tij, sepse është skamnor dhe ashtu i dëshiron zemra e tij. Sepse përndryshe ai do të bërtasë drejt Zotit kundër teje: ky do të jetë për ty mëkat.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Për fajin e fëmijëve të mos vriten baballarët, as fëmijët për fajin e baballarëve: secili le të vdesë për mëkatin e vet.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos e shtrembëro të drejtën e ardhacakut e të bonjakut as petkat e vejushës mos i merr peng.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Të të bjerë ndër mend se ke qenë skllav në Egjipt e prej andej të ka nxjerrë Zoti, Hyji yt; prandaj edhe po të urdhëroj ta zbatosh këtë gjë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur të korrësh drithin në arën tënde e të kesh harruar ndonjë dorëz, mos u kthe për ta marrë, por lëre ta marrë ardhacaku, bonjaku e vejusha, që të të bekojë Zoti, Hyji yt, në çdo veprimtari tënde.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nëse i ke shkundur ullinjtë, ç’të kenë mbetur në pemë, mos u kthe për t’i mbledhur për vete, por lërja ardhacakut, bonjakut e vejushës.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nëse e ke vjelë vreshtin tënd, mos i mblidh vilet që kanë mbetur, por le të mbesin për t’i përdorur ardhacaku, bonjaku e vejusha.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mos harro se edhe ti ke qenë skllav në Egjipt! Prandaj po të urdhëroj ta kryesh këtë gjë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.