1Kur të ketë ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet disave dhe çështjen ta kenë qitur para gjykatësve, le t’i japin të drejtë atij që shohin se ka të drejtë, kurse fajtorin le ta dënojnë.
2Nëse gjykatësi mendon se ai që mëkatoi meriton të ndëshkohet, le ta shtrijë përtokë e le të urdhërojë të rrahet me thupër para syve të tij; rrahja të jetë sipas masës së fajit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Porse, të mos kalohet numri dyzet rëniesh, në mënyrë që, vëllai yt të mos largohet i rrahur më shumë, me plagë të mëdha dhe i copëtuar keqas para syve të tu.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë drithërat e tua.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ligji i leviratit
5»Kur vëllezërit banojnë së bashku dhe njëri prej tyre vdes e nuk lë fëmijë, gruaja e të vdekurit të mos martohet me një tjetër jashtë shtëpisë, por le ta marrë për grua vëllai i të vdekurit që të mos i shuhet fara vëllait të vet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu i parëlinduri djalë që len prej saj, le të njihet djalë i të vdekurit që të mos i shuhet emri në Izrael.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por, nëse vëllai nuk do ta marrë gruan e vëllait, le të shkojë gruaja te dera e qytetit, t’ua shtrojë çështjen pleqve e të thotë: ‘Vëllai i tim shoq nuk do ta ngjallë emrin e vëllait të vet në Izrael, as të më marrë mua në martesë.’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pleqtë le ta thërrasin e le ta pyesin aty për aty. Nëse përgjigjet: ‘Nuk dua ta marr për grua’,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9gruaja le t’i afrohet, le t’ia heqë sandalen prej këmbës, le ta pështyjë në fytyrë e le të thotë: ‘Kështu i bëhet njeriut që nuk e ndërton shtëpinë e vëllait të vet’.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10I tilli në Izrael le të quhet: ‘Familje këmbëzbathuri’.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Marrja në grindje
11»Nëse zihen e rrahen dy vetë e njëri i bie tjetrit, e gruaja e këtij për ta shpëtuar burrin prej atij që është më i fortë, shtrin dorën dhe e kap tjetrin për vete:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12preja dorën dhe mos ki kurrfarë mëshire për të!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shtojca
13»Mos mbaj në strajcën tënde peshore të ndryshme: më të madhe e më të vogël,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14dhe mos ki në shtëpinë tënde ef më të madh e ef më të vogël.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Peshoren kije të përpiktë e të vërtetë. Po ashtu edhe efin kije të përpiktë e të vërtetë, që të jetosh shumë përmbi tokën që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhënë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Me të vërtetë Zotit tënd i velet ai njeri që bën këso punësh dhe Ai e kundërshton çdo padrejtësi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos harro çfarë të bëri Amaleku kur ishe në udhëtim ndërsa po dilje prej Egjiptit,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18sesi të ndeshi në udhëtim e i vrau në prapavijën tënde të gjithë ata që, të lodhur e të mbetur, ishin ulur të merrnin frymë, kur ti ishe i këputur prej urie e mundimi. Ai nuk e pati frikë Perëndinë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prandaj, kur Zoti, Hyji yt, ka për të të dhënë pushim prej të gjithë armiqve të tu që të rrethojnë, në tokën që Zoti ka për ta dhënë pronë, zhbije emrin e Amalekut nën kupën e qiellit. Ruaj se e qet në harresë!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.