Frytet e para
1»Kur të hysh në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë, pasi ta kesh pushtuar e të kesh ngulur në të,
2merri frytet e para të të gjitha prodhimeve të fushës që të kesh mbledhur prej tokës sate, që Zoti, Hyji yt, do të ta japë, e qiti në kaçile dhe shko në vendin që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për të banuar emri i tij aty,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3afroju priftit që do të jetë asohere në shërbim dhe thuaji: ‘Sot po bëj dëshmi para Zotit, Hyjit tënd, se kam hyrë në tokën, për të cilën u përbetua etërve tanë se do të na e japë.’
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë prifti do ta marrë kaçilen prej dorës sate e do ta vërë para lterit të Zotit, Hyjit tënd.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ti atëherë fol në praninë e Zotit, Hyjit tënd, e thuaj: ‘Im atë ishte një sirian endacak. Ai zbriti në Egjipt me pak njerëz dhe atje jetoi në dhe të huaj. U shtua e u bë popull i madh, i fortë e një shumicë pa masë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por egjiptianët na morën me të keq, na përndoqën dhe na bënë skllevër të mjerë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë ne lëshuam britmë drejtë Zotit, Hyjit të etërve tanë. Ai na dëgjoi; e pa përvujtërimin tonë, mundin e të vështirat tona
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8dhe na nxori Zoti prej Egjiptit me dorën e vet të fuqishme e krahun e tendur, me tmerr të madh e me shenja e me mrekulli,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9na pruri në këtë vend e na e dha trashëgim këtë tokë që rrjedh qumësht e mjaltë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dhe, ja, tani, o Zot, i solla frytet e para të tokës që ti ma dhe.’ Atëherë vëri para Zotit, Hyjit tënd, dhe adhuroje Zotin, Hyjin tënd.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Gostituni me të gjitha të mirat që Zoti, Hyji yt, t’i ka dhënë ty e familjes sate, ti, leviti dhe i ardhuri që është me ty.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të dhjetat trivjetore
12»Kur të kesh kryer së ndari të gjitha të dhjetat e mbarë prodhimeve të tua, - vitin e tretë - vitin e të dhjetave - dhe brenda dyerve të tua t’u kesh dhënë të hanë e të ngopen leviti, ardhacaku, bonjaku e vejusha, atëherë, para Zotit, Hyjit tënd,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13thuaj: ‘Çka ishte e shuguruar e kam hequr prej shtëpisë sime. I kam dhënë levitit, ardhacakut, jetimit e vejushës po ashtu si më ke urdhëruar ti. Nuk i shkela urdhrat e tu dhe nuk i kam harruar urdhërimet e tua.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Nuk kam ngrënë asgjë kur isha në e zi, nuk kam ndarë asgjë prej tyre kur isha i papastër, dhe nuk dhashë asgjë prej tyre për të vdekur. E kam dëgjuar zërin e Zotit, Hyjit tim, dhe bëra gjithçka si më ke urdhëruar ti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Priri sytë e tu drejt banesës sate të shenjtë, prej qiellit, dhe bekoje popullin tënd, Izraelin, dhe tokën që na e dhe sikurse iu përbetove etërve tanë, tokën që rrjedh qumsht e mjaltë.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
III. FJALIMI I PËRFUNDIMIT
Mbarimi i fjalimit të dytë
Izraeli, populli i Zotit
16»Sot Zoti, Hyji yt, po të urdhëron t’i kryesh të gjitha këto urdhërime e rregullore, t’i mbash e t’i zbatosh me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ti sot e zgjodhe Zotin që të jetë Hyji yt dhe se ti do të ecësh udhëve të tija, se do t’i mbash urdhërimet, ligjet e rregulloret e tija dhe se do ta zbatosh urdhrin e tij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Po edhe Zoti të zgjodhi ty sot që të jesh populli i tij i veçuar, sikurse të ka premtuar, dhe që do t’i mbash të gjitha urdhërimet e tija.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ai do të të lartësojë përmbi të gjithë popujt që i ka krijuar për lavdinë, emrin dhe nderin e vet, që të jesh populli i shenjtë i Zotit, Hyjit tënd, mu ashtu sikurse të ka thënë Ai vetë.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.