Mësimi mbi uratën
1Një ditë Jezusi po thoshte uratë diku në një vend. Kur e kreu uratën, i tha njëri prej nxënësve: »Zotëri, na mëso edhe ne të lutemi, sikurse i mësoi edhe Gjoni nxënësit e vet.«
2»Kur të luteni - u tha Jezusi - thoni: O Atë! U shenjtëroftë Emri yt! Ardhtë Mbretëria jote!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Na jep çdo ditë bukën tonë të përditshme!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë. E mos lejo të biem në tundim!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dhe u tha: »Nëse ndonjëri prej jush ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: ‘Mik, m’i jep hua tri bukë
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6se më erdhi prej udhe miku im e nuk kam çka t’i jap për darkë,’
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e ai prej brenda i përgjigj: ‘Mos më trazo! Dera është tashmë e mbyllur e fëmijët e mi e unë ramë në shtrat! Nuk mund të çohem t’i jap!’ -
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Unë po ju them edhe nëse s’çohet t’ia japë pse e ka mik, do të çohet me siguri për t’i dhënë aq sa kërkon për shkak të trazimit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Edhe unë po ju them: lypni e do t’ju jepet, kërkoni e do të gjeni, trokëllitni e do t’ju çelet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse, kushdo lyp, merr; kush kërkon, gjen; atij që trokëllit, i hapet dera.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe, cili prej jush që është babë, po i lypi djali peshk, në vend të peshkut do t’i japë gjarpër?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ose, nëse i lyp vezë, do t’i japë akrep?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nëse, pra, ju, edhe pse të këqij, dini fëmijëve tuaj t’u jepni dhurata të mira, sa më tepër Ati qiellor do t’u japë Shpirtin Shenjt atyre që ia kërkojnë!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi dhe Beelzebuli
14Një herë Jezusi po dëbonte një djall [e ky ishte memec]. Kur djalli doli, foli memeci e populli u habit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Disa prej tyre thanë: »I dëbon djajtë me ndihmën e Beelzebulit, kryetarit të djajve.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Do tjerë, pastaj, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë prej qiellit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha: »Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete, shkretohet; një shtëpi bie mbi tjetrën.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Po qe se djalli është i ndarë në vetvete - pasi ju po thoni se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebulit - si do të qëndrojë mbretëria e tij?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Tashti, pasi unë i dëbokam djajtë me ndihmën e Beelzebulit, bijtë tuaj, me ndihmën e kujt i dëbojnë? Prandaj, ata do të jenë gjykatësit tuaj.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, në qoftë se unë i nxjerr djajtë me pushtetin e Hyjit, atëherë me të vërtetë erdhi ndër ju Mbretëria e Hyjit!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur trimi i fortë, i armatosur mirë, e ruan pallatin e vet, mbarë pasuria e tij është e sigurt.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por, kur vjen një më i fortë se ai, e mund atë, ia merr armët në të cilat shpresoi e i ndanë plaçkat e tija.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kush nuk është me mua, është kundër meje. Kush nuk bashkon me mua, shpërndan.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i shpirtit të ndytë
24»Kur shpirti i ndytë të ketë dalë prej njeriut, endet nëpër vende të shkretuara duke kërkuar pushim, e, duke mos e gjetur, thotë: ‘Do të kthehem në shtëpinë time nga dola’.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur kthehet, e gjen të fshirë e të stolisur.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë shkon e merr me vete edhe shtatë shpirtra tjerë më të këqij se veten, hyjnë e banojnë aty. Kështu gjendja e fundit e këtij njeriu bëhet më e keqe se e para.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lumturia e vërtetë
27Ndërsa ai po fliste për këtë gjë, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha: »Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ai përgjigji: »Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të dijshmit kërkojnë një shenjë
29Mbasi populli shkonte gjithnjë duke u bashkuar ai filloi të flasë: »Kjo brezni është brezni e keqe: po kërkon një shenjë! Porse nuk do t’i jepet shenjë tjetër, përveç shenjës së Jonës.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Sikurse Jona u bë shenjë për ninivitët, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë për këtë brezni.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Mbretëresha e Jugut ditën e Gjyqit do të ngritet bashkë me njerëzit e kësaj breznie dhe do t’i dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i dheut për të dëgjuar urtinë e Salomonit. Dhe, ja, këtu është Dikush më i madh se Salomoni!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Njerëzit e Ninivës, ditën e Gjyqit, do të ngriten bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse u kthyen me predikimin e Jonës, dhe, ja, këtu Dikush më i madh se Jona!«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Drita e trupit
33»Askush nuk e ndez dritëzën për ta vënë në vend të fshehtë [ose nën shinik], por përmbi pishtar, që ta shohin dritën ata që hyjnë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Syri yt është dritëza e trupit. Kur syri yt është i shëndoshë, krejt trupi është në dritë, porse, kur është i sëmurë, edhe trupi yt është në terr.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Shiko, pra, që drita që është në ty të mos jetë e errët!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Nëse, pra, trupi yt i tërë është në dritë, pa asnjë pjesë të errët, atëherë do të jetë i tërë në dritë, sikurse kur dritëza të ndriçon me rrezet e veta.«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qortimi i hipokrizisë së farisenjve dhe të skribëve
37Ndërsa ai ende po fliste, një farise iu lut të shkonte tek ai për drekë. Ai hyri dhe u ul në tryezë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Fariseu, kur pa se Jezusi nuk u la para buke, u çudit.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Zotëria i tha: »Po! Ju farisenjtë lani përjashta gotën dhe kupëzën, ndërsa brendinë tuaj e keni plot rrëmbime e prapësi.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Të marrë! A thua se ai që përftoi përjashtësinë, nuk e përftoi edhe brendësinë?
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Jepni, pra, për lëmoshë ç’është brenda gotës e kupës e do të jetë gjithçka e pastër për ju.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Porse; vaj për ju, o farisenj që jepni të dhjetën e mendrës, të ryzës e të çdo barishteje, por e qitni pas shpine drejtësinë dhe dashurinë e Hyjit! Këto të fundit është dashur të bëhen e ato të parat s’është dashur të lihen!
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Vaj për ju farisenj, sepse jua ka ënda katedrën e parë në sinagoga dhe përshëndetjet në sheshe!
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Të mjerët ju, sepse jeni porsi varret që nuk shihen e njerëzit, pa ditur, ecin mbi to!«
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Atëherë një mësues i Ligjit i tha: »Mësues, ti, duke folur kështu, po na fyen edhe ne!«
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46»Vaj edhe për ju, mësues të Ligjit - i përgjigji Jezusi - sepse u ngarkoni njerëzve barrë që mezi mund të mbarten, ndërsa ju vetë as me gisht të dorës nuk i prekni!
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Të mjerët ju, që u ngritni përmendore profetëve, kurse etërit tuaj i patën vrarë.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Kështu dëshmoni se i pëlqeni veprat e etërve tuaj; ata vranë, ndërsa ju ndërtoni përmendore!
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Këndej edhe Dija e Hyjit tha: ‘Do t’u dërgoj profetë e apostuj. Ata do t’i vrasin e do t’i salvojnë disa prej tyre,
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50që prej kësaj breznie të kërkohet llogari për gjakun e derdhur të të gjithë profetëve që nga krijimi i botës:
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51prej gjakut të Abelit deri te gjaku i Zakarisë, që u vra ndërmjet lterit e shenjtërores’. Po, unë po ju them: do të kërkohet llogari prej kësaj breznie.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Vaj për ju, mësues të Ligjit! Ju e morët çelësin e dijes: vetë nuk hytë e, ata që deshën të hyjnë, i penguat!«
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Kur Jezusi doli prej andej, skribët e farisenjtë filluan ta sulmojnë rëndë dhe t’i vënë shumë pyetje,
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54duke i ngrehur leq për ta zënë pisk në ndonjë fjalë prej gojës së tij.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.