Lindja e Jezusit
1Në atë kohë Cezari August dha urdhër të bëhej regjistrimi i popullsisë së mbarë botës.
2Ky ishte regjistrimi i parë, kur Kuirini ishte qeveritari i Sirisë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të gjithë shkonin të regjistrohen, secili në qytetin e vet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kështu edhe Jozefi, mbasi ishte prej shtëpisë dhe prej fisit të Davidit, u ngjit, prej qytetit të Nazaretit të Galilesë, në Jude, në qytetin e Davidit që quhet Betlehem,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5për t’u regjistruar bashkë me Marinë, fatin e vet, që ishte shtatzënë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Tashti, ndërsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha të lindë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ajo lindi djalin e vet - të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Barinjtë dhe engjëjt
8Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Engjëlli i Zotit u afrua tek ata dhe lavdia e Zotit i shndriti e ata u trembën për së tepërmi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Engjëlli u tha: »Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sot, në qytet të Davidit ju lindi Shëlbuesi - Krishti Zot!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dhe, ja shenja për ta njohur: do të gjeni një foshnjë të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Engjëllit menjëherë iu bashkua një ushtri e madhe qiellore, që madhëronte Hyjin e brohoriste:
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Posa engjëjt u larguan prej tyre në qiell, barinjtë i thanë njëri-tjetrit: »Ejani të shkojmë, pra, deri në Betlehem e të shohim çka ndodhi -ngjarjen që na e kumtoi Zoti.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Shkuan me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin e Foshnjën të vënë në grazhd.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kur e panë, u treguan ç’u tha engjëlli për Foshnjën.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga ato që thanë barinjtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Maria i mbante mend me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në zemrën e vet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Barinjtë mandej u kthyen duke lëvduar e madhëruar Hyjin për gjithçka kishin dëgjuar e parë, pikërisht ashtu siç u tha engjëlli.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur u mbushën tetë ditë për të rrethprerë Foshnjën, ia ngjitën emrin Jezus, sikurse e quajti engjëlli para se të zihej në kraharor.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kushtimi i Jezusit në Tempull
22Kur, sipas Ligjit të Moisiut, u mbushën ditët e pastrimit të tyre, e çuan në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit, -
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23sikurse shkruan në Ligjin e Zotit: ‘Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit’ -
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24dhe për të dhënë flinë sikurse thuhet në Ligjin e Zotit; ‘një parë turtuj ose dy zogj pëllumbash.’
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Në Jerusalem aso here jetonte një njeri, që quhej Simon. Ishte njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm. Priste Ngushëllimin e Izraelit e në të ishte Shpirti Shenjt.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do të vdiste pa e parë Mesinë e Zotit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi në Tempull. Kur prindërit e sollën Jezusin Foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29»Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Dritën që bën të njohin Ty paganët e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Prindërit e tij çuditeshin për sa thuhej për të.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë Simoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: »Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd në Izrael. Do të jetë edhe shenjë të cilës njerëzit do t’i kundërshtojnë. -
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35(edhe ty vetë një shpatë do ta shporojë shpirtin) - që të zbulohen shestimet e zemrës së shumëkujt.«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ishte aso here edhe Ana profeteshë, bija e Fanuelit, prej fisit të Aserit, shumë e vjetër. Pas vajzërisë së vet jetoi në martesë gjithsej shtatë vjet
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37kurse, si grua e vejë, arriti deri në tetëdhjetekatër vjet. Ajo nuk e lëshonte Tempullin. I shërbente Hyjit ditë e natë me agjërim e me uratë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Shi në atë moment arriti edhe ajo dhe filloi të lëvdoje Hyjin dhe t’u tregojë për këtë foshnjë të gjithë atyre që prisnin shpërblimin e Jerusalemit.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi në Nazaret
39Pasi kryen gjithçka duhej bërë sipas Ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e vet, Nazaret.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Fëmija rritej, forcohej e merrte fuqi përplot me urti - dhe hiri i Hyjit ishte në të.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi fëmijë në Tempull
41Prindërit e tij për çdo vit shkonin në Jerusalem për të kremten e Pashkëve.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Kur Jezusi i mbushi të dymbëdhjetat, u ngjitën sipas dokes së festës.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Si kaluan ato ditë, ata u kthyen, kurse Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Duke qenë të bindur se është me turmë, ecën ashtu një ditë rrugë e atëherë zunë ta kërkojnë ndër kushërinj e të njohur.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Pasi nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Të gjithë ata që e dëgjonin, i mrekullonte dija dhe përgjegjet e tija.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Kur e panë, u çuditën dhe e ëma i tha: »Ç’ na bëre kështu, o bir? Ja, yt atë dhe unë të kërkuam plot pikëllim!«
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Ai u përgjigji: »Po, pse më kërkuat? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?«
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Por ata nuk morën vesh çka deshi t’u thotë.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Atëherë Jezusi u kthye me ta, erdhi në Nazaret dhe i dëgjonte. E ëma i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Ndërkaq Jezusi përparonte në dije, në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.