Paralajmërimi i rrënimit të Tempullit
1Ndërsa po dilte nga Tempulli, i tha njëri prej nxënësve të tij: »Mësues! Shih çfarë gurësh e ç’ndërtesa!«
2Kurse Jezusi i tha: »A po i sheh këto godina madhështore? Nuk do të mbesë as gur mbi gur pa u rrëzuar!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fillimi i të vështirave
3Kur mandej u ul të rrijë në Malin e Ullinjve kundruall Tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni e Andreu e pyetën veçmas:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4»Na trego kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se të gjitha këto do të vërtetohen?«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë Jezusi nisi t’u flasë: »Vëniani mendjen të mos ju gënjejë kush!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse do të vijnë shumë njerëz në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’ dhe do të gënjejnë shumëkënd.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por edhe kur të dëgjoni për luftëra e për lajme luftërash, mos u shqetësoni! Këto duhet të ndodhin, por as atëherë ende nuk është mbarimi.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse, do të ngritet popull kundër popullit mbretëri kundër mbretërisë, do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme e do të ketë uri. Kjo është nisma e vështirësive të tmerrshme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por ju kujdesoni veten: do t’ju dorëzojnë gjyqeve, do t’ju frushkullojnë ndër sinagoga do t’ju qesin para qeveritarëve e para mbretërve për shkak timin, që të dëshmoni para tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por më parë duhet t’u shpallet Ungjilli të gjithë popujve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe kur t’ju çojnë për t’ju gjykuar, mos u shqetësoni që më parë se çka do të përgjigjni; por flisni ç’t’ju jepet në atë çast, sepse nuk do të flisni ju, por Shpirti Shenjt.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Vëllai do të dorëzojë vëllanë e vet në vdekje e babai fëmijën e vet. Fëmijët do të çohen kundër prindërve dhe do t’i vrasin.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dhe do t’ju urrejnë të gjithë për shkak të emrit tim. Ai që të qëndrojë deri në fund, do të shëlbohet.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vështirësia e madhe
14»Kur të shihni ‘Tmerrimin e shkatërrimit’, se qëndron atje ku s’guxon të jetë - kush lexon le ta marrë vesh - atëherë ata që gjenden në Jude, le të ikin në male;
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15ai që ndodhet në pullaz, të mos zbresë e të mos hyjë në shtëpi të vet për të marrë ndonjë send;
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16po edhe ai që të ndodhet në arë, të mos kthehet mbrapa për të marrë mantelin e vet!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mjerë gratë shtatzëna e ato me fëmijë në gji në ato ditë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Lutuni që të mos bjerë në dimër,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19sepse në ato ditë do të jetë ‘mjerim aq i madh sa që nuk u pa kurrë një i tillë që nga zanafilla e krijesave që i krijoi Hyji ‘deri tani’ dhe nuk do të jetë më kurrë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Dhe, po të mos i kishte shkurtuar Zoti ato ditë, nuk do të shpëtonte njeri i gjallë. Por, për shkak të të zgjedhurve, - që ai i zgjodhi për vete, - i shkurtoi ato ditë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Nëse atëherë do t’ju thotë ndokush: ‘Qe, Mesia është këtu!’, ose ‘Është atje!’ - mos besoni!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sepse do të ngriten mesi të rrejshëm e profetë të rrejshëm, do të bëjnë shenja të çuditshme për të ngashnjyer në gabim, nëse është e mundur, të zgjedhurit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ju veniani mendjen vetes: qe, jua paralajmërova të gjitha!«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ardhja e Birit të njeriut
24»Porse, në ato ditë, pas aso vështirësie, ‘dielli do të terratiset, hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25yjet do të bien prej qielli te trupat qiellor do të lëkunden.’
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë do ta shohin ‘Birin e njeriut duke ardhur mbi re’ me fuqi të madhe e me lavdi.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet e do t’i bashkojë të zgjedhurit (e vet) nga katër anët e botës - prej skajit të tokës deri në skaj të qiellit.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mësimi i shëmbëlltyrës së fikut
28»Mësoni prej shëmbëlltyrës së fikut: Posa i lëngëzohen gemat e qet gjethe, e dini se vera është afër.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kështu edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto, dini se është afër - te dera!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Përnjëmend po ju them: nuk do të kalojë kjo brezni pa u bërë të gjitha këto.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Qielli e toka do të kalojnë, e fjalët e mia nuk do të kalojnë.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dita dhe ora e panjohur
32»Sa për atë ditë e për atë orë, s’di askush, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Rrini me kujdes! Rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do të vijë ai çast.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Me të do të ndodhë, si me atë njeri që, duke u nisur për rrugë, e la shtëpinë e vet dhe ua la në kujdes shërbëtorëve: secilit ia caktoi punën e vet e dertarit i urdhëroi të rrijë zgjuar.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndojnë gjelat apo në mëngjes -
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36që, nëse vjen papritmas, të mos ju gjejë fjetur.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Çka po ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuar!«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.